Të paktën 95% e territorit të Evropës regjistroi temperatura vjetore mbi mesataren gjatë vitit 2025, sipas “Raportit Evropian të Statusit të Klimës 2025”, publikuar nga Copernicus dhe Organizata Botërore Meteorologjike.
Sekretarja e Përgjithshme e OBM-së, Celeste Saulo, paralajmëroi për “tregues shqetësues të klimës”, duke theksuar se Evropa është ngrohur dy herë më shpejt se mesatarja globale që nga viti 1980. Sipas saj, valët e të nxehtit po bëhen më të shpeshta dhe më intensive, duke u shtrirë në vitin 2025 nga Mesdheu deri në zonat arktike.
Raporti paralajmëron se fenomeni klimatik El Niño mund të rikthehet, duke rritur gjasat për një tjetër verë rekord të nxehtë në nivel global.
Ndërkohë, akullnajat në të gjithë kontinentin pësuan humbje të konsiderueshme mase gjatë vitit 2025. Në Islandë u regjistrua shkrirja e dytë më e madhe ndonjëherë, ndërsa zona të tjera si Alpet, Skandinavia veriore dhe periferia e Groenlandës vijojnë të përballen me tkurrje të përshpejtuar të akullnajave.
Marrë nga Balkanweb.com