KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Përshkallëzon kriza e mbetjeve në Kukës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Përshkallëzon kriza e mbetjeve në Kukës
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Përshkallëzon kriza e mbetjeve në Kukës

Përditësimi i fundit: 30 Prill, 2026 9:59 am
35 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Moti i mirë ka hapur zyrtarisht sezonin turistik, dhe Kukësi, një nga portat natyrore drejt veriut dhe Kosovës, duhej të hynte në këtë periudhë me një nga asetet e tij më të rëndësishëm, liqenin. Por në vend të kësaj, sezoni i këtij viti po vijon me një krizë të përsëritur mjedisore.

Sipërfaqe të tëra të liqenit janë mbuluar nga mbetje plastike, në një panoramë që bie ndesh drejtpërdrejt me imazhin turistik që zona përpiqet të ndërtojë. Pikërisht në momentin kur vizitorët shtohen dhe vëmendja ndaj territorit rritet, ndotja bëhet më e dukshme, dhe më e pakontestueshme.

Megjithatë, edhe në këtë situatë, për të njëjtin liqen qarkullojnë dy narrativa që nuk përputhen.

Nga njëra anë, kanalet zyrtare të bashkisë Kukës, pamjet e fundit të publikuara prej saj (datë 24 prill) dhe kryetarit Albert Halilaj paraqesin një situatë të menaxhuar dhe nën kontroll sa i përket mbeturinave në liqenin e Fierzës.

Fotografi me një sipërfaqe ujore relativisht e pastër, ndërhyrje me varkë dhe mbishkrime që sugjerojnë për reagim në kohë. Por, nga ana tjetër, raportimet mediatike dhe publikimet e aktivistëve mjedisorë tregojnë një realitet tjetër.

Masa të dendura plastike që mbulojnë sipërfaqe të konsiderueshme të liqenit, veçanërisht në zonat ku derdhen përrenj dhe degë të lumenjve që e furnizojnë liqenin e Fierzës.

Ky kontrast nuk është thjesht estetik, por është thelbi për mënyrën se si duhet kuptuar kriza e mbetjeve në këtë liqen, raportuar vazhdimisht edhe me materiale të zgjeruara nga Citizens.al

Një liqen, dy pamje të papajtueshme

Raportimet e fundit dokumentojnë një “panoramë të rëndë mjedisore në Kukës”, ku liqeni shfaqet si një vendgrumbullim ujor i mbetjeve që vijnë nga rrjedha e sipërme dy degëve të Drinit.

Në pamjet e qarkulluara në media dhe rrjetet sociale, plastika krijon shtresa të vazhdueshme, duke bllokuar sipërfaqen dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në ekosistem.

Komunikimi publik i institucioneve duket sikur e shmang këtë panoramë të plotë. Ai zgjedh fragmente të realitetit që janë më të menaxhueshme vizualisht dhe politikisht. Një strategji komunikimi e njohur kjo në Shqipëri ku krizat edhe kur nuk mund të mohohen dot, kornizohen për t’u minimizuar.

Por raportimet e bëra nga aktivisti Arben Trota, kanë përmbysur qartësisht këtë kornizë. Përmes disa videosh të botuara në Facebook ai ka denoncuar për një situatë tejet të rëndë në Gostil, Shtiqën dhe anën e lumit Luma ku një valë e madhe mbetjesh janë grumbulluar në breg.

“S’është vetëm Ramhasi [zona qendrore përballë liqenit] i ndotur” bëri thirrjeTrota ndaj Bashkisë Kukës.

Ky denoncim u shoqërua së fundmi nga apeli publik i aktivistit mjedisor Lulzim Baumann, i cili operon në liqen përmes nismës së organizatës së tij Recycling Albania, në bashkëpunim edhe me bashkinë, duke përdorur një varkë për grumbullimin e mbetjeve në ujë.

Në një thirrje drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij në Kosovë, Albin Kurti, ai e ka përkufizuar situatën si një emergjencë rajonale.

Megjithatë, në një vlerësim më të detajuar që Baumann bëri përmes telefonit për Citizens.al ai bëri një dallim të rëndësishëm: zyrtarisht nuk ka një përshkallëzim dramatik të situatës në të gjithë liqenin, por ndotja është përqendruar dhe intensifikuar në zona specifike, veçanërisht në Përbgreg, në luginën e Lumës.

Sipas tij, kjo është një dinamikë e përsëritur, e lidhur drejtpërdrejt me shtimin e hedhjeve të mbeturinave dhe kushtet natyrore.

Pas reshjeve të mëdha dhe fryrjes së Drini i Bardhë, masa të mëdha mbetjesh transportohen dhe depozitohen në këto zona, duke krijuar grumbullime të dendura.

Edhe pse ndërhyrjet me varkë kanë qenë të vazhdueshme, jo vetëm në pjesën qendrore të liqenit, por edhe në zona të tjera, përfshirë segmentet e Drini i Zi, ai pranoi kufizimet që ka kjo veprimtari mjedisore.

Luhatjet e nivelit të ujit e bëjnë shpesh të pamundur ndërhyrjen aty ku mbetjet i afrohen bregut nga era.

“Edhe sikur 10 varka të jenë aty, s’kemi çfarë t’u bëjmë pastaj,” theksoi Baumann, duke përshkruar një situatë ku kapacitetet aktuale përplasen me përmasën reale të problemit.

Në thelb, sipas tij, kjo nuk është më një çështje që mund të menaxhohet në nivel lokal. Edhe me përfshirjen e organizatave mjedisore dhe bashkisë, kapacitetet mbeten të pamjaftueshme përballë një fenomeni që ushqehet nga i gjithë pellgu i Drinit.

Problemi duket se qëndron te mungesa e një mekanizmi të koordinuar në nivel qeveritar dhe ndërkufitar, kryesisht me Kosovën.

Sepse, siç nënvizon Baumann, një bashki, apo një komunë në anën tjetër të kufirit, nuk mundet ta përballojë një krizë që prodhohet nga një sistem i tërë.

“Ne pastrojmë, ndërsa mbetje të reja vazhdojnë të vijnë,” mbetet përkufizimi më i thjeshtë dhe më i saktë i një cikli që, pa ndërhyrje strukturore, vazhdon të përsëritet.

Sipas tij, rreth 20 tonë mbetje në vit janë larguar nga liqeni përmes ndërhyrjeve të organizuara. Por kjo është vetëm një përpjekje për të menaxhuar pasojën, jo për të ndalur burimin.

Kërkesat janë të qarta, ndërhyrje e përbashkët Shqipëri-Kosovë, ndalim i hedhjeve dhe rrjedhjes së mbetjeve në lumenjtë e Drinit të Bardhë dhe po kështu të Drinit të Zi dhe zbatim real i ligjit për mjedisin.

Për aktivisten e mjedisit, Besjana Guri, e cila drejton qendrën “Lumi”, problemi nuk është i momentit, por problem strukturor.

“Kjo nuk është rastësi, por një dështim sistematik,” thotë ajo teksa e zgjeron hartën e krizës përtej Kukësit, duke përfshirë deltën e lumenjve kryesorë në Shqipëri: Ishëm, Drin, Vjosë, e Seman.

Sipas saj fenomeni përsëritet me të njëjtën logjikë, mbetje që i merr rrjedha, grumbullohen dhe zhvendosen, pa u ndalur kurrë në burim. Në këtë kuptim, liqeni i Fierzës dhe vetë kaskada e Drinit – që vijon në Koman, Vaun e Dejës e përtej – nuk janë përjashtime, por vetëm pika ku problemi bëhet i dukshëm.

Kriza që po përjeton Kukësi me liqenin buzë tij, është paralajmëruar vazhdimisht. Në disa raportime ndërkufitare, Citizens.al ka treguar sesi Drini i Bardhë dhe degët e tij funksionojnë si një sistem transporti për mbetjet në rajon.

Mbetjet e hedhura në Kosovë dhe Shqipëri përfundojnë në të njëjtin “vendgrumbullim” liqenin e Fierzës. Mungesa e koordinimit mes shteteve e bën të pamundur ndërhyrjen efektive.

Projektet pilote dhe aksionet sporadike nuk kanë arritur të krijojnë një mekanizëm të qëndrueshëm parandalimi.

Në këtë kontekst, çdo “foto e pastër” nga liqeni është, në rastin më të mirë, një moment i izoluar në një cikël të pandërprerë ndotjeje. Në rastin më të keq, propagandë e qartë që përpiqet të manipulojë realitetin.

Në këtë cikël, narrativa zyrtare rrezikon të bëhet pjesë e problemit, duke e paraqitur krizën si të menaxhueshme, në një kohë kur ajo dukshëm është jashtë kontrollit.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dosja “Balluku”/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për këqyrjen e celularëve të sekuestruar
Artikulli tjetër Rezidenca qeveritare e Sarandës bëhet gati për një pronar të ri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.