KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani refuzon marrëveshjen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani refuzon marrëveshjen
AktualeBotaFokusKomentPolitike

Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani refuzon marrëveshjen

Përditësimi i fundit: 7 Maj, 2026 9:39 am
19 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me sulme të “një niveli dhe intensiteti shumë më të lartë”, nëse nuk pajtohet me një marrëveshje paqeje, për të cilën raportohet se të dyja palët janë afër.

Mediat amerikane raportuan më 6 maj se Teherani dhe Uashingtoni janë afër arritjes së një marrëveshjeje për një memorandum njëfaqësh, që do t’i jepte fund luftës në Gjirin Persik.

Axios raportoi se marrëveshja do të përfshinte zotimin e Iranit për moratorium për pasurimin e uraniumit, pajtimin e Shteteve të Bashkuara për heqjen e sanksioneve dhe lirimin e miliarda dollarëve fonde të ngrira iraniane, si dhe heqjen nga të dyja palët të kufizimeve për anijet që lundrojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Trumpi duket se e konfirmoi se një marrëveshje është afër, në një postim në rrjetet sociale, ndonëse nuk dha hollësi.

“Duke supozuar se Irani pranon të japë atë për të cilën është rënë dakord — gjë që, ndoshta, është një supozim i madh — operacioni tashmë legjendar Epic Fury do të marrë fund, ndërsa bllokada shumë efektive do të mundësojë që Ngushtica e Hormuzit të jetë E HAPUR PËR TË GJITHË, përfshirë Iranin”, shkroi ai.

“Nëse nuk pajtohen, bombardimet nisin dhe, fatkeqësisht, do të jenë të një niveli dhe intensiteti shumë më të lartë se më parë”.

Operacioni Project Freedom

Komentet e Trumpit erdhën disa orë pasi ai njoftoi se operacioni i quajtur Project Freedom, për shoqërimin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, do të “pezullohet për një periudhë të shkurtër kohore”, pas “përparimit të madh… drejt një marrëveshjeje të plotë dhe përfundimtare me përfaqësuesit e Iranit”.

Shtetet e Bashkuara e nisën Project Freedom për të rikthyer qarkullimin tregtar nëpër Ngushticën e Hormuzit, të cilin Irani e kishte ndalur, duke lënë mijëra anije të bllokuara në të dyja anët e ngushticës për javë të tëra dhe duke ndikuar në ekonominë globale.

Irani e bllokoi kalimin nëpër këtë rrugë jetike detare, duke kërcënuar se do të shënjestronte çdo anije që do të përpiqej të kalonte nëpër ngushticë pa pëlqimin e tij, si përgjigje ndaj fushatës ushtarake amerikane dhe izraelite kundër tij, e cila nisi më 28 shkurt.

Frika është rritur se ndërprerja e armiqësive, e shpallur gati një muaj më parë, është zhbërë, pasi Emiratet e Bashkuara Arabe — aleat kyç i SHBA-së në rajonin e Gjirit — raportuan për valë raketash iraniane, ndërsa sulme me dronë u raportuan kundër të paktën një anijeje në Gjirin Persik.

Një nga pengesat më të mëdha për arritjen e paqes thuhet se është fati i ambicieve bërthamore të Iranit. Uashingtoni kërkon që Teherani të heqë dorë nga uraniumi i tij, përfshirë uraniumin shumë të pasuruar, që mund të përdoret për ndërtimin e armëve.

Pekini më 6 maj përsëriti thirrjen për një “armëpushim gjithëpërfshirës” në konflikt dhe për rikthimin e kalimit normal nëpër Ngushticën e Hormuzit, ndërsa ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, nisi vizitën e tij të parë në Kinë që nga shpërthimi i konfliktit.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, tha pas takimit me Araqchin në kryeqytetin kinez se Kina do të punojë “më shumë” për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të luajtur një “rol më të madh në rikthimin e paqes dhe qetësisë në Lindjen e Mesme”.

“Kina beson se ndërprerja e plotë e armiqësive është e domosdoshme, rinisja e konfliktit është e papranueshme dhe vazhdimi i negociatave është veçanërisht i rëndësishëm”, tha Wang, sipas një deklarate të ministrisë së tij pas bisedimeve, të cilat zhvillohen një javë para se Trumpi të takohet me homologun e tij kinez, Xi Jinping.

Kina varet shumë nga nafta e Lindjes së Mesme, e cila eksportohet dhe transportohet përmes Ngushticës së Hormuzit. Zyrtarët kinezë janë përfshirë në heshtje në përpjekjet për të ndihmuar në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje dhe për të rikthyer qarkullimin e anijeve.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Irani po përdor rrugë alternative për ta anashkaluar bllokadën detare amerikane

E ardhmja e fermerëve të zemëruar të Europës

Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë

Universitetet private, “parajsa” e studentëve të huaj

Greqia debaton për mbylljen e TEC-it me qymyr pranë kufirit më Shqipërinë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Me cilat shtete Serbia shkëmben të dhëna sekrete?
Artikulli tjetër Frenimi i Rusisë i pamundur pa raketat Tomahawk, në Gjermani

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Sa fitohet nga Airbnb në Durrës?
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 7 Maj, 2026
Shqipëria eksporton peshk cilësor, por shqiptarët konsumojnë produkte të lira importi
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 7 Maj, 2026
Presioni publik detyron qeverinë të ndryshojë Kodin Rrugor dhe atë Penal
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 7 Maj, 2026
Një prokuror i SPAK-ut shfaqet në videot e Ergys Agasit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 7 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.