KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë

Përditësimi i fundit: 8 Maj, 2026 9:09 am
36 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Raporti i detajuar i konsumit të barnave për muajin mars 2026 bazuar në listën e rimbursimit nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore tregon se popullata shqiptare po vuan nga përhapja e lartë të sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe gastritit.

Lista tregon se sëmundjet Kardiovaskulare mbeten kategoria me volumin më të lartë të rimbursimit. Gjatë muajit mars, vetëm për kontrollin e tensionit arterial dhe ritmit kardiak, janë rimbursuar dhjetëra mijëra paketime.

Për shembull, bllokuesit e kanaleve të kalciumit si Amlodipina dhe Lercanidipina shënojnë shifra të larta konsumi, ku vetëm disa prej brendeve kryesore arrijnë në mbi 10,000 paketime secila. Kjo tregon se hipertensioni është sëmundja me shtrirjen më të gjerë gjeografike dhe moshore në vend. Gjithashtu aspirina protekt konsumohet në masë.

Diabeti pason si kategoria e dytë për nga sasia e barnave të shpërndara. Metformina, si mjekimi bazë për diabetin Tip 2, shënon shifra rekord. Nga të dhënat e muajit mars, rezulton se variantet e ndryshme të Metforminës (si Siofor apo Glucophage) janë rimbursuar në sasi që i kalojnë 20,000 paketime në total.

Ndërkohë, te insulinat, vihet re një dominim i insulinave me veprim të shpejtë si Novorapid (mbi 4,000 njësi) dhe insulinave bazale si Lantus apo Tresiba, që dëshmon për një numër të lartë pacientësh që varen nga terapia me injeksion.

Sëmundjet e sistemit tretës zënë një vend të rëndësishëm në hartën e konsumit. Barnat anti-ulcer dhe ato për mbrojtjen e stomakit, si Omeprazoli, shfaqen me një sasi totale rimbursimi prej mbi 18,000 paketimesh (ndarë mes brendeve Ulcozol, Omeprazid, etj.). Kjo tregon për një incidencë të lartë të problemeve gastrike në popullatë.

Shëndeti okular (Glaukoma) dhe Sistemi Nervor përmbyllin listën e kategorive me konsum të lartë. Për trajtimin e Glaukomës, produkti Travatan shënon një sasi prej rreth 4,930 paketimesh, ndërsa Xalatan rreth 1,394, duke treguar një fokus të lartë te shëndeti i syrit te moshat e thyera.

Për sa i përket sistemit nervor, barna si Levetiracetam për epilepsinë dhe Donepezil për Alzheimerin shënojnë konsum të qëndrueshëm, duke pasqyruar nevojat e vazhdueshme të pacientëve me sëmundje degjenerative.

Ky vëllim i lartë i barnave të rimbursuara tregon se buxheti i shtetit po orienton pjesën më të madhe të fondeve drejt menaxhimit të sëmundjeve kronike jo-ngjitëse, të cilat dominojnë profilin shëndetësor të popullatës shqiptare në vitin 2026.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

A është Trump më keq se Obama? Bomba iraniane

Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?

Prokuroria: Korrupsioni ka shënuar rënie, gjatë vitit 2025

Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të vdekshmërinë nga grimcat e pluhurit

“Cunami” i turistëve paralizon qytetet italiane

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Arabia Saudite dhe Kuvajti hapin bazat për SHBA-të
Artikulli tjetër BE përgatitet për bisedime me Putinin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Greqia, gati ligjin për skuterat/ I ndalon për të miturit
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 8 Maj, 2026
Projektet “e dështuara” të së ardhmes digjitale
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Maj, 2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE-së
Analize Koment Kryesore Politike Sociale 8 Maj, 2026
Avioni më i madh transportues në botë zbarkon në Kosovë
Aktuale Fokus Rajoni Sociale Te Tjera 8 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.