KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 506 milionë Euro detyrime të papaguara në Dogana
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > 506 milionë Euro detyrime të papaguara në Dogana
FinanceFokusKryesoreSocialeZhvillim

506 milionë Euro detyrime të papaguara në Dogana

Përditësimi i fundit: 11 Maj, 2026 10:44 am
49 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në fund të vitit 2024, detyrimet e papaguara doganore kanë arritur në afro 48.6 miliardë lekë ose 506 milionë euro për 4,684 raste, me një rritje prej rreth 995 milionë lekë ose 2.1% krahasuar me një vit më parë. Nga kjo shumë, 334 milionë lekë ose 0.7% lidhen me detyrimet e reja të krijuara gjatë vitit 2024, ndërsa pjesa tjetër e rritjes vjen nga kamatvonesat mbi borxhet e vjetra.

Të dhënat vijnë nga auditimi tematik i Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2024, i cili evidenton se administrata doganore nuk ka siguruar një proces efektiv për mbledhjen e detyrimeve të mbartura, duke rritur rrezikun që këto borxhe të mbeten të pambledhshme për shkak të kalimit të afateve dhe mungesës së veprimeve në kohë.

Sipas raportit, problemi kryesor qëndron te borxhi i vjetër: detyrimet e papaguara mbi 5 vjet nga momenti i lindjes arrijnë në 44 miliardë lekë, ose rreth 90% e totalit të stokut. Kjo tregon se masat administrative kanë qenë relativisht efektive për detyrimet e reja, por pothuajse të papërfillshme për ato të mbartura ndër vite.

Auditimi ka gjetur mangësi në ndjekjen procedurale të rikuperimit: 613 raste në shumën rreth 14 miliardë lekë, pa të dhëna për vendim për rikuperim me forcë; 840 raste në shumën 2.4 miliardë lekë, pa kërkesë në gjykatë për urdhër ekzekutimi; 105 raste në shumën 404 milionë lekë, ku urdhrat e lëshuara nuk janë dërguar për ekzekutim.

Në një tjetër grup prej 765 rastesh, me vlerë 14.2 miliardë lekë, edhe pse urdhrat e ekzekutimit janë dërguar në përmbarim, autoriteti doganor nuk ka ndërmarrë masa konkrete për mbledhjen e detyrimeve, si bllokimi i NIPT-it, i llogarive bankare apo i aseteve.

Raporti thekson gjithashtu probleme të thella administrative si mungesë informacioni të përditësuar nga degët doganore mbi statusin e çështjeve, mungesë dokumentacioni për komunikim të vazhdueshëm me përmbaruesit gjyqësorë dhe mungesë bashkëpunimi efektiv ndërmjet strukturave të brendshme të Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, sidomos për veprimet e sekuestrimit.

Si pasojë, sipas KLSH-së, administrata doganore nuk ka vepruar në përputhje me përcaktimet ligjore, duke e orientuar ndjekjen e detyrimeve drejt përmbarimit gjyqësor, ndërkohë që vetë nuk ka shfrytëzuar mjetet administrative që ka në dispozicion.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lufta në Iran pritet të shtrenjtojë importet dhe të vonojë furnizimet edhe në Shqipëri

Avokati i Popullit: Burgjet pa kushte dhe të mbipopulluar

“Trusti i Zvërnecit”, ndërtime deri në 8 kate në zonën e mbrojtur

Një përgjigje publike mbi integritetin dhe akuzat

BE detyron Shqipërinë të zhbëjë 42 marrëveshje ekonomike të dyshimta

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Largimi nga Selaniku, RyanAir liston Shqipërinë në krye të destinacioneve
Artikulli tjetër Një dokument sekret zbulon planet e Rusisë për të ndihmuar Iranin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Thellohet kriza e popullsisë në Shqipëri, më shumë vdekje se lindje
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Maj, 2026
Marrëveshaj Rama-Alabbar/ Çfarë fshihet pas “Durrës Marina”
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Zhvillim 13 Maj, 2026
Dy vëllezër kanë pushtuar call center-at në Tiranë
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Zhvillim 13 Maj, 2026
Durrës/ Të dëmtuarit nga tërmeti “bashkëjetesë” me mbetjet toksike
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 13 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.