Një sipërfaqe gjigante prej rreth 65 mijë metrash katrorë në hyrje të Tiranës, pranë autostradës dhe nyjes së “Casa Italia”, po pëson një transformim të dyshimtë e të shpejtë brenda pak muajsh. Toka që deri dje ishte lihej djerrë, po kthehet me nxitim në kantier, ku pas një koncerti pompoz dydimenzional, do të mbijnë një sërë grataçelash.
Organizatorët flasin për një kosto marramendëse prej 50 milionë eurosh për vetëm një natë. Ndonëse qeveria shqiptare nxiton të deklarojë se paratë nuk do të dalin nga buxheti i shtetit, institucionet publike janë angazhuar maksimalisht me logjistikë dhe lehtësime për organizimin. Ndërkohë, biletat që po shiten nga 99 deri në 339 euro tregojnë qartë qëllimet e pastra fitimprurëse të eventit.
Projekti i pagëzuar “Green City Towers” do të zhvillohet nga kompania “M.C. INERTE SHPK” në pronësi të biznesmenit Mark Luli.
Sapo koncerti të përfundojë dhe stadiumi provizor të çmontohet, në atë zonë do të nisin punimet për 6 kulla masive që do të shkojnë deri në 21 kate lartësi, një kompleks i ngjeshur me hotele dhe qendra biznesi që do të zaptojë hapësirën mes autostradës dhe lumit Lana.
Me këtë skenëm, pastrimi dhe nivelimi i truallit që po bëhet gjoja për stadiumin e koncertit, në fakt i shërben direkt ndërtuesit për të nisur gropat e kullave të radhës në periferi të Tiranës.
Marrë nga JOQ