KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tokë pa tituj të qartë, treg i hapur për kapitalin e huaj
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Tokë pa tituj të qartë, treg i hapur për kapitalin e huaj
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSociale

Tokë pa tituj të qartë, treg i hapur për kapitalin e huaj

Përditësimi i fundit: 20 Maj, 2026 10:34 am
47 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Një projektligj i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural synon t’u japë shtetasve dhe subjekteve të huaja të drejtën për të blerë tokë bujqësore private dhe shtetërore në Shqipëri. Qeveria argumenton se kjo nismë do të sjellë investime të reja, modernizim të sektorit bujqësor dhe zhvillim rural. Megjithatë, pas kësaj politike mund të fshihet rreziku i humbjes graduale të kontrollit mbi tokën bujqësore shqiptare.

Sipas relacionit shpjegues të projektligjit, rreth 445 mijë familje bujqësore janë trajtuar me tokë në pronësi nga reforma agrare ndër vite. Kjo tokë përbën bazën ekonomike të mijëra familjeve shqiptare, sidomos në zonat rurale, ku emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e subvencioneve kanë goditur fort sektorin e bujqësisë. Në të njëjtën kohë, drafti përfshin edhe rreth 100 mijë hektarë tokë bujqësore të pandarë, aktualisht në administrim të pushtetit vendor, të cilat mund të kalojnë në pronësi të subjekteve të huaja.

Deri më sot, legjislacioni shqiptar ka vendosur kufizime të forta mbi pronësinë e tokës bujqësore nga të huajt, duke preferuar dhënien me qira ose kontrata përdorimi afatgjata. Projektligji i ri shkon përtej kësaj logjike, duke lejuar pronësinë direkte. Sipas relacionit, mungesa e një baze të qartë ligjore ka krijuar pengesa për investitorët potencialë dhe pasiguri juridike për zhvillimin e projekteve në bujqësi dhe agrobiznes.

Megjithatë, ndërsa projektligji paraqitet si një hap i nevojshëm në kuadër të integrimit europian dhe liberalizimit të lëvizjes së kapitalit, relacioni shpjegues zbulon edhe një kontradiktë thelbësore: shteti shqiptar kërkon të hapë tregun e tokës bujqësore për kapitalin e huaj në një moment kur vetë çështja e pronësisë mbi tokën mbetet ende e pazgjidhur.

Shqipëria vazhdon të mos ketë përfunduar procesin e regjistrimit të pronave, kompensimit të ish-pronarëve dhe konsolidimit të titujve të pronësisë, ndërsa drafti synon të krijojë mundësinë e transferimit të kësaj toke tek persona fizikë dhe juridikë të huaj. Në vetvete, kjo krijon një paradoks institucional: shteti po liberalizon një treg mbi të cilin ende nuk ka arritur të vendosë qartësi të plotë juridike dhe administrative.

Drafti parashikon që të huajt mund të blejnë deri në 2 hektarë tokë brenda një bashkie dhe deri në 30 hektarë në nivel kombëtar. Ligji përcakton se toka duhet të përdoret vetëm për veprimtari bujqësore, blegtori ose agrobiznes. Ata që fitojnë pronësinë nuk lejohen të ndryshojnë destinacionin e tokës, përveç rasteve të parashikuara nga ligji. Po ashtu, drafti detyron pronarët e rinj të ushtrojnë aktivitet bujqësor në tokën e blerë dhe të respektojnë standardet mjedisore, si edhe kufizimet që lidhen me interesin publik dhe sigurinë kombëtare. Në rast shkeljesh, autoritetet mund të vendosin sanksione administrative apo edhe revokim të së drejtës së pronësisë.

Një nga elementët më kritikë të projektligjit lidhet me tokën bujqësore të pandarë, me origjinë nga ish-kooperativat bujqësore. Sipas draftit, kjo kategori toke, e administruar aktualisht nga bashkitë, mund të kalojë në pronësi të subjekteve të huaja përmes procedurave të përcaktuara nga autoritetet shtetërore. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej rreth 100 mijë hektarësh në të gjithë vendin.

Edhe pse drafti vendos kufij formalë mbi sipërfaqen që mund të blihet, mbetet e paqartë se si do të kontrollohet zbatimi i këtyre kufizimeve. Një nga shqetësimet kryesore lidhet me mundësinë që investitorë të ndryshëm të përdorin kompani të lidhura, ortakëri apo struktura të tjera ligjore për të kontrolluar sipërfaqe shumë më të mëdha sesa kufijtë e përcaktuar në ligj.

Relacioni argumenton se ligji do të sjellë investime, teknologji dhe zhvillim rural, por njëkohësisht pranon rrezikun e përqendrimit të tokës në pak duar dhe mungesën e mekanizmave të fortë të kontrollit nga institucionet vendore. Kjo e bën projektligjin të duket më shumë si një liberalizim i tregut të tokës sesa një strategji e plotë për mbrojtjen e prodhimit vendas apo forcimin e fermerëve shqiptarë.

Në një vend ku fragmentimi i tokës, informaliteti dhe konfliktet e pronësisë vazhdojnë të jenë problem strukturor, skepticizmi nuk lidhet vetëm me mundësinë e investimeve të huaja, por me kapacitetin real të shtetit për të garantuar që toka bujqësore të mos shndërrohet në një tjetër aset spekulativ në një treg të brishtë pronësie.

Edhe kufizimet e parashikuara në draft, si tavani prej 2 hektarësh brenda një bashkie dhe 30 hektarësh në rang kombëtar, mbështeten kryesisht te kontrolli administrativ i institucioneve që prej vitesh janë përballur me probleme të mbikëqyrjes territoriale, informalitetit dhe konflikteve mbi pronën.

Megjithëse projektligji ndalon ndryshimin e destinacionit të tokës bujqësore, në Shqipëri ka pasur raste kur toka të tilla janë transformuar më pas në zona ndërtimi, resorte turistike apo projekte energjetike përmes procedurave të tjera administrative. Kjo ngre pikëpyetje mbi efektivitetin e ndalimeve të parashikuara në draft dhe mbi aftësinë e institucioneve për të garantuar mbrojtjen e tokës bujqësore.

Drafti nënvizon se toka nuk duhet të përdoret në mënyrë që të cenojë interesin publik ose sigurinë kombëtare. Megjithatë nuk përcakton qartë cilat zona konsiderohen sensitive, si do të kryhet kontrolli i investitorëve, çfarë filtrash do të përdoren për origjinën e kapitalit apo cilat institucione do të mbajnë përgjegjësi për verifikimin.

Një tjetër element interesant i projektligjit është se efektet e tij parashikohet të hyjnë në fuqi 7 vite pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo tregon se qeveria po përgatit paraprakisht kuadrin ligjor për një treg më të hapur të pronësisë mbi tokën në të ardhmen.

Në këtë kuptim, projektligji ngre një debat më të gjerë sesa thjesht integrimi europian apo tërheqja e investimeve të huaja: kush do ta kontrollojë tokën bujqësore shqiptare në dekadat e ardhshme dhe në interes të kujt do të përdoret ajo?

 

Marrë nga ACQJ (Albanian Center for Quality Journalism)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rusia nuk garanton më, askënd

Incident te Gjykata e Durrësit, shkëputet pllaka nga fasada e institucionit

Skandali i ‘skllavit seksual’ në JPMorgan, drejtuesja shqiptare padit ish-bankierin për shpifje

Irani dëshiron t’ia dorëzojë Rusisë rezervën e uraniumit të pasuruar

Shkurtimet e vendeve të punës në Britani arrijnë nivelin më të lartë në pesë vjet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm ‘Kontakt’ i Fatmir Bektashit kthehet në makth për Tiranën
Artikulli tjetër Bruna Mersini e Vlorës kap “rekord” në tendera

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Më pak nxënës dhe maturantë në Shqipëri
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
Shqiptarët u ushqyen me mish importi në Prill
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
“Anulim Loje”, arti kthen pabarazinë në videolojë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
Video-call me kryeministrin/ Si u mashtrua zyrtari i lartë nga Inteligjenca Artificiale?
Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.