KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama lëshon disa nga agjencitë, por ruan MIA-n
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rama lëshon disa nga agjencitë, por ruan MIA-n
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionPolitike

Rama lëshon disa nga agjencitë, por ruan MIA-n

Përditësimi i fundit: 21 Maj, 2026 12:01 pm
39 Shikime
Share
10 Min. Leximi
SEANCE PARLAMENTARE - Kryeministri Edi Rama gjate nje seance parlamentare. Ndersa deputetet flisnin ne parlament, jashte ambientet eshte organizuar nje proteste./r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION - Prime Minister Edi Rama during a parliamentary session. While the deputies were speaking in parliament, a protest was organized outside the premises.
SHARE

Në komisionet parlamentare po shqyrtohen tre projektligje që ndryshojnë mënyrën ligjore të funksionimit të disa agjencive shtetërore, duke i kaluar ato nga varësia direkte ndaj Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave në varësi të ministrive të linjës.

Nismat e depozituara nga qeveria parashikojnë që Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave do të shkojë në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, ASIG, në varësi të ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore tek ministria e Mjedisit.

Ndërsa ‘Arkivat’ kanë një histori afro 100-vjeçare, dy agjencitë e tjera, ASIG dhe AKBU u krijuan pas vitit 2013, në kuadër të një qasjeje të re qeverisëse që ka çuar në shtimin e agjencive të posaçme dhe cetralizimin e tyre.

Deputetët e mazhorancës argumentuan se ndryshimi i varësisë së këtyre institucioneve do të rriste efektivitetin dhe llogaridhënien e tyre, ndërsa deputetët e opozitës ngritën shqetësime se kjo do të krijonte më shumë paqartësi në funksionimin e tyre.

“Ky model organizimi ka krijuar disa problematika: së pari, një nivel të lartë centralizimi të administratës publike qendrore, ku rreth 26 autoritete dhe agjenci raportojnë drejtpërdrejt pranë Kryeministrit, duke rritur ngarkesën administrative dhe koordinuese të qendrës së qeverisjes dhe duke kufizuar shpërndarjen e balancuar të përgjegjësive,” thuhet në raportet e vlerësimit të nismave.

Opozita kundërshtoi kryesisht kalimin e Drejtorisë së Arkivave tek Ministria e Kulturës, për shkak të rëndësisë që ka si organizëm shtetëror.

“Natyra e arkivit që kemi e pamundëson futjen e tij brenda një ministrie. Me VKM, Arkivi është institucion i rëndësisë së veçantë,” tha deputetja Ina Zhupa gjatë diskutimit në komisionin parlamentar për Kulturën.

Nismat vijnë në kuadër të reformës së administratës publike, e nxitur edhe nga kritikat e raportit të SIGMA-s, një program i BE-së dhe OECD-së për mbështetjen e qeverisjes së mirë, ku shihet si shqetësues centralizimi i pushtetit dhe fragmentarizimi institucional në administratën shqiptare.

“Struktura organizative është mjaft e centralizuar. Aktualisht, 26 autoritete/agjenci janë drejtpërdrejt në varësi të Zyrës së Kryeministrit. Disa agjenci në varësi të Kryeministrit mbulojnë fusha veprimtarie që lidhen me përgjegjësitë e ministrive ekzistuese, duke kufizuar kështu mundësinë për drejtim dhe kontroll efektiv ministror,” thuhet ndër të tjera në raportin e SIGMA/OECD publikuar në 2025.

Raporti vë në dukje se struktura organizative e administratës ka probleme, pasi kriteret funksionale për krijimin e llojeve të ndryshme të institucioneve nuk bazohen në standarde të qarta.

Në një nga shembujt e analizuar nga ekspertët konstaton se fusha e burimeve ujore ndahet mes tre institucioneve; Agjencia që merret me zhvillimin e politikave në varësi të Kryeministrit, ndërkohë që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është përgjegjëse për burimet ujore dhe dhe ka dhe dy agjenci që zbatojnë politikat në fushën e burimeve ujore (Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore) në në varësi të ministrisë.

“Për rrjedhojë, nuk ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis institucionit që harton politikat dhe institucionit që i zbaton ato,” thuhet në raport.

Raporti po ashtu vë në dukje se ka agjenci të krijuara me funksione të mbivendosura ose të ngjashme, siç është Agjencia e Zhvillimit të Territorit në varësi të Kryeministrit dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, pjesë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjatë qeverisjes së gjatë, kryeministri Edi Rama ka krijuar një model qendërzimi të pushtetit në duart e tij mbi sektorë të ndryshëm, duke krijuar agjenci të reja ‘satelite’ për fusha specifike të komunikimit, koordinimit dhe inovacionit institucional, si Agjencia për Media dhe Informim (MIA) dhe Qendra për Hapje dhe Dialog, COD, duke fuqizuar agjenci ekzistuese dhe duke u dhënë këtyre strukturave funksione që më parë ishin të shpërndara në ministri.

Kjo qasje, siç vëren dhe SIGMA, ka ndryshuar modelin tradicional të llogaridhënies dhe ka kontribuar në një fragmentim institucional, mbivendosje kompetencash dhe sfida në koordinimin ndërinstitucional, duke forcuar qendrën ekzekutive në raport me ministritë sektoriale.

Për ekspertët e shoqërisë civile, modeli i krijuar nga Rama ka sjellë jo vetëm grumbullimin e pushtetit në ‘një dorë’, por dhe paqëndrueshmëri institucionale dhe mungesë llogaridhënie.

“E vërteta është se më shumë se ndërtimi i strukturave qeverisëse eficente, me detyra të ndara qartë dhe një sistem përgjegjësie dhe raportimi transparent, gjatë dekadës së fundit është vërejtur paqëndrueshmeri institucionale në një lojë ‘ngrij-shkrij’ si për shembull inspektoratet, kadastra, e të tjera dhe përqendrim i pajustifikuar kompetencash në Këshillin e Ministrave, de facto në duart e kyeministrit,” thotë Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

Nga ana tjetër, Preçi vëren se njëkohësisht është rritur edhe numri i operatorëve ekonomikë në formën e ndërmarrjeve shtetërore që, sipas tij, “indirekt përfshihen në qeverisjen e vendit përveçse në absorbimin e fondeve të konsiderueshme shtetërore”, duke marrë si shembuj krijimin e Agjencisë së Menaxhimit të Mbetjeve Urbane dhe shoqërisë publike në vartësi të AKSHI-t.

Nismat ligjore të fundit, sipas Preçit, janë lëvizje që bëhen nën presionin e procesit të negociatave me BE-në dhe nuk reflektojnë pjekurinë institucionale dhe aq më pak standardet e OECD-së.

Ai shton gjithashtu se problematika e centralizimit të pushtetit prek më shumë pushtetin vendor, i cili, “në vend që të konsolidohej në ofrimin e shërbimeve publike… duket se është zhveshur nga kompetencat në sektorë si ai i ndërtimit…”.

“Kjo do të thotë se është ‘notuar kundër rrymës’ duke e lënë pushtetin vendor të zhveshur nga pushteti real i supozuar me reformat e mëhershme në fushën e decentralizimit,” thekson ai.

Edhe për Rigels Xhemollarin nga “Qendresa Qytetare”, problematika që po tentohet të zgjidhet me nismat e reja ligjore është krijuar nga centralizimi i sektorëve, duke anashkaluar standardet e funksionimit të administratës publike.

“Centralizimi i agjensive në kryeministri ka sjellë dominim të informimit, koordinimit dhe planifikimit nga një dorë, duke krijuar jo vetëm varësi, por edhe mungesë llogaridhënie dhe matje të performancës së secilës prej agjencive qeveritare,” tha ai për BIRN-in.

Nga ana tjeter, sipas Xhemollarit, “agjensi si ajo e prokurimeve, Kadastrës apo e Koordinimit të ndihmës së huaj, janë tipike të dedikuara në ministritë e linjës dhe nuk kanë pse të kordinohen nga një zyrë që nuk ka as kapacitetin teknik dhe legjislativ për t’iu monitoruar, si Zyra e Kryeministrit”.

Ai po ashtu e shikon çështjen e centralizimit të pushtetit edhe në dëm të kompetencave të pushtetit vendor.

“Vetëm brenda 1 viti, qeveria i hoqi bashkive ujësjellësat, menaxhimin e mbetjeve, lejet e ndërtimit dhe sikur të mos mjaftonte kaq, kryeminsitri shkarkoi të gjithë drejtorët e bashkive kryesore,” thotë Xhemollari, duke shtuar se “kjo nuk është rastësi, por një axhendë për të kontrolluar pushtetin vendor dhe klientët e qeverisë nga një dorë e vetme”.

Qeveria nuk ka prezantuar ende një kornizë të qartë reformuese për fatin e agjencive në varësi të Kryeministrit, se cilat do të zhvendosen te ministritë, cilat do të shkrihen dhe cilat do të mbeten pjesë e strukturës aktuale të centralizuar.

Në një reagim për BIRN nëpërmjet Agjencinë për Media dhe Informim (MIA), kryeministria pranoi se reforma do të vijonte dhe pse “ndryshimet e sugjeruara nuk janë detyruese”.

Nga ana tjetër, duket se Rama është i vendosur të mbajë me të njëjtin status Agjencinë për Media dhe Informim.

“MIA është vlerësuar shumë pozitivisht dhe s’ka arsye për asnjë hap mbrapa, po vetëm përpara,” tha Agjencia në reagim.

Sipas Rigels Xhemollarit nga “Qendresa Qytetare”, kjo agjenci përfaqëson një model të shëmtuar të qeverisjes, ku dominon vetëm mendimi i kryeministrit.

“Kjo agjensi paraqet rrezik edhe për kritikat që qeveria merr nga media dhe qytetarët, pasi unë vetë personalisht jam i bllokuar në rrjetet sociale nga Kryeministri dhe Minsitri i Brendshëm, pasi kam tentuar të kritikoj veprime dhe vendime të caktuara,” tha Xhemollari, ndërsa shtoi se vendimet për bllokimin e qytetarëve merren pikërisht nga kjo agjenci.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Turkut Veysel Sahin i bllokohen 500 mln USD, në Shqipëri operon në Call Centera

Përbindëshi Albanian Digital Solution/ Më keq se AKSHI

Gara pa rivalë e Berishës për drejtimin e PD-së rrezikon ta fundosë politikisht partinë

Shtrenjtimi i naftës dhe plehrave kimikë ‘goditje’ për bujqësinë

KORRIDORI I TETE DHE LUFTA PËR ENERGJINË

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rastet e “vetëgjyqësisë” u rritën me 34% në vitin 2025
Artikulli tjetër Parku i Karavastasë/ Rama-Balluku kontrata klienteliste

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Parku i Karavastasë/ Rama-Balluku kontrata klienteliste
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Maj, 2026
Rastet e “vetëgjyqësisë” u rritën me 34% në vitin 2025
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Maj, 2026
Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2026-2027
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Maj, 2026
Ministria e Jashtme maqedonase thërret ambasadorin e Shqipërisë në Shkup
Aktuale Analize Kryesore Politike Rajoni 21 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.