KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosovë/ Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë ndan para
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kosovë/ Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë ndan para
AnalizeFinanceKryesorePolitikeRajoniSociale

Kosovë/ Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë ndan para

Përditësimi i fundit: 22 Maj, 2026 10:36 am
19 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ndajë nga 100 euro për disa kategori dhe të rrisë shtesat për lehonat, vetëm disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, prezantoi Pakon për përballje me inflacion 2.0, e cila tha se u pamundësua që të miratohej më herët nga Kuvendi tashmë i shpërndarë  për shkak të, bllokimit nga blloku opozitar.

Kurti tha se pakoja përfshin mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, fëmijët, punëtorët e sektorit privat dhe studentët aktivë. Pensionistët dhe fëmijët do të mund t’i marrin këto para nga java e ardhshme, ndërkaq po javën e ardhshme do të hapet edhe procedura e aplikimit për kategoritë tjera, sipas Kurtit.

“Jemi të vetëdijshëm që në mungesë të buxhetit të rishikuar, i cili u bllokua nga blloku opozitar, kjo pako nuk i adreson të gjitha problemet e nevojat, por sado pak lehtëson barrën për secilën familje në vendin tonë. Sepse për dallim nga blloku opozitar, Qeveria jonë kujdeset që dora e shtetit ta prekë secilin”, tha Kurti.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, sqaroi se punëtorët e sektorit privat që mund të përfitojnë nga 100 euro janë ata që e kanë pagën më të ulët se 1.000 euro. Në mbledhjen e ekzekutivit në detyrë, të mbajtur mëngjesin e 22 majit, Kurti njoftoi edhe për rritjen e shtesave për lehonat. Ai tha se kishte premtuar se shtesat për lehonat do të jenë sa paga minimale, teksa akuzoi partitë që më herët kanë qeverisur se nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për këtë kategori.

“Sivjet, nga korriku paga minimale bëhet 500 euro në muaj. E njësoj si vitin e kaluar, ne këtë maj po i rrisim shtesat për lehona, nga 325.9 euro në muaj në 500 euro në muaj. Me fjalë të tjera nuk po e presim korrikun, por po e bëjmë qysh tani, nga ky muaj”, tha Kurti.

Ekzekutivi paguan vlerën e pagës minimale për gjashtë muaj për lehonat e papuna, ndërkaq tre muaj për ato të punësuara, të cilat marrin edhe një pagesë sipas Ligjit të punës. Kurti po ashtu paralajmëroi edhe një program për mbështetjen e grave, të quajtur Superpuna për gratë, që tha se parasheh pagesë për gjashtë muaj të pagës minimale nëse ato rikthehen në tregun e punës.

Këto vendime vijnë 16 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare. Ngjashëm, Qeveria Kurti kishte vepruar edhe në prag të zgjedhjeve paraprake, të mbajtura në dhjetor 2025, kur kishte ndarë nga 100 euro për pensionistët dhe studentët.

Por, ndër vite, edhe ekzekutivet e udhëhequra nga partitë e tjera kishin ndërmarrë vendime të ngjashme, sikurse rritja e pagave për sektorë të caktuar, në prag të cikleve zgjedhore. Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës flasin për inflacion prej 7.5 për qind në katërmujorin e parë të këtij viti. Ndërkaq, vitin 2025 Kosova e mbylli me inflacion prej 3.9 për qind.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, aktiviteti ekonomik në Kosovë është ngadalësuar, ndërsa inflacioni është rritur gjatë vitit të fundit. Inflacioni i përgjithshëm arriti në 5.75 për qind në janar 2026, i nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve. Rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto u ngadalësua në 3.6 për qind në vitin 2025, nga 4.6 për qind në vitin 2024.

 

Marrë mha Kosovapress.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Falen taksat dhe tarifat e bashkive

Çmimet e pronave në jug, drejt rekordit të ri

Vajzat “pushtojnë” auditorët në Shqipëri

Rektori Artan Hoxha pezullon nga detyra Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë

Shqipëria renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike në shëndetësi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Miratimi i IBAR për Shqipërinë/ BE rrjeshton kritikat për qeverinë
Artikulli tjetër Auditorët e mjekësisë për “faqe të zezë”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Raporti i IBAR-it: Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 22 Maj, 2026
Si kalojnë koncesionet, nga “investitorët strategjikë”, në kompanitë fantazëm?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Maj, 2026
Auditorët e mjekësisë për “faqe të zezë”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
Miratimi i IBAR për Shqipërinë/ BE rrjeshton kritikat për qeverinë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 22 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.