KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nxehtësia ekstreme godet Evropën Perëndimore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nxehtësia ekstreme godet Evropën Perëndimore
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Nxehtësia ekstreme godet Evropën Perëndimore

Përditësimi i fundit: 26 Maj, 2026 10:18 am
14 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Franca ka regjistruar mbi 350 qytete me temperaturat më të larta ndonjëherë për muajin maj, gjithashtu dhe Mbretëria e Bashkuar kanë vendosur rekorde kombëtare për nxehtësinë. Sipas raportimeve, rritja e temperaturave mund të shkojë në 40 gradë celcius deri në fund të javës në Spanjë. Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar tha se rekordi i të gjitha kohërave i vendit për muajin maj u thye kur një temperaturë prej 34.8 gradë Celsius u regjistrua në Kopshtet Keë të Londrës.

Meteo France theksoi se temperaturat maksimale mujore për majin ishin regjistruar në 352 stacione meteorologjike kryesisht në Francën perëndimore, me temperaturën më të lartë – 37.1 gradë Celsius, të regjistruar pranë Hossegor, në departamentin jugperëndimor të Landes.

“Ky është një ngjarje e paprecedentë me një shans një në 1,000 për të ndodhur në këtë kohë të vitit bazuar në klimën nga viti 1979 deri në vitin 2025 dhe praktikisht e pamundur në epokën paraindustriale”, tha Christophe Cassou, një shkencëtar i klimës.

Më shumë nivele të reja të temperaturës ka të ngjarë të shënohen në Francë, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar, thanë parashikuesit e motit, me temperatura që tejkalojnë normat me 12 ose 13 gradë Celsius në atë që Meteo France e përshkroi si një episod të nxehtësisë “të parakohshme, të jashtëzakonshme dhe të gjatë” që pritet të zgjasë edhe disa ditë.

31 nga 96 departamentet administrative të Francës metropolitane janë vendosur në gatishmëri për temperaturë të lartë deri të martën, përfshirë tetë në nivelin portokalli, i dyti më i lartë, duke kërkuar që banorët të “marrin masa paraprake”. Ishte hera e parë që sistemi kombëtar i paralajmërimit për nxehtësinë në vend është aktivizuar gjatë majit që kur u prezantua në vitin 2004.

Ndërkohë në Spanjë, vala e vapës, ku temperaturat në disa zona jugore arritën 38 gradë Celsius gjatë fundjavës, pritet gjithashtu të vazhdojë gjatë gjithë javës, tha Rubén del Campo i zyrës shtetërore meteorologjike Aemet.

 

Marrë nga Le Monde

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bota që ndryshon/ Rregulla të reja të drejtash dhe përgjegjësish

Presidenti i Bolivisë përgjysmon pagën e tij dhe të ministrave, për të qetësuar protestat

Infantilizmi i një Britanie “të paqeverisshme”

Rreth 40% e mjekëve shqiptarë synojnë të largohen nga vendi

Nartë/ Zona e Mbrojtur rrethohet nga telat me gjemba

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Suficiti buxhetor arrin 550 milion euro, në 4-mujor
Artikulli tjetër Mediat sociale, po aq të dëmshme për të rinjtë, sa pirja e duhanit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në rajon?
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 26 Maj, 2026
BQE paralajmëron rritjen e interesave në qershor
Analize Bota Finance Sociale Zhvillim 26 Maj, 2026
Mbi normat e OBSH, zhurma e ndërtimeve pushton Tiranën
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 26 Maj, 2026
Sezoni turistik dhe propagandë me “gjoba” në Facebook!
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 26 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.