KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pse Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në rajon?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pse Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në rajon?
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Pse Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në rajon?

Përditësimi i fundit: 26 Maj, 2026 11:03 am
60 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

“Bordi i transparencës ndryshon sërish çmimet” është fjalia që lexojmë dhe dëgjojmë tanimë prej kohësh, ndërsa nafta mbetet kryefjalë e ekonomisë globale.

Përpos diskutimeve për një kalim drejt energjive të rinovueshme, sërish nafta mbetet faktori kryesor që ndikon tregjet dhe stabilitetin ekonomik në çdo vend të botës.

Sipas një raporti monitorimi të kryer nga Ilir Brasha, ekspert i “Qëndresës Qytetare”, Shqipëria renditet në vendin e nëntë nga 195 shtete për çmimin e naftës më të shtrenjtë në botë, por e para në rajon.

Sipas Brashës, çmimi i lartë i naftës në vendin tonë lidhet me taksat.

“Më shumë se gjysma e një litri nafte është taksa. 52.4 % e totalit të çmimit”, shprehet Ilir Brasha.

Vendi i dytë me barrën më të lartë të taksave dhe tatimeve në një litër naftë është Greqia (45.8%) ndjekur nga Kroacia (45.7%), Serbia (452%), Kosova (39.7%), Bosnjë dhe Hercegovina (37%) Mali i Zi (34.1%) dhe Maqedonia e Veriut (26.6%).

“Shqipëria ka nivelin më të lartë të barrës fiskale në një litër nafte sepse qytetarët shqiptarë përveç akcizës që është 39.4 lekë për litër, paguajnë edhe 27 lekë për litër si taksë qarkullimi, 3 lekë për litër si taksë karboni si dhe në fund edhe TVSH 20% mbi vlerën totale”, thuhet në raport.

Ndërsa sipas raportit, ajo që bën diferencën është taksa e qarkullimit, që e bën Shqipërinë vendin me çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe jo vetëm.

“Në Europë, Shqipëria renditet si vendi i pestë me çmimin më të lartë të naftës, duke u renditur vetëm pas shteteve si Finlanda, Holanda, Zvicra dhe Danimarka”, thekson raporti.

Konsumi në rritje pavarësisht çmimeve

Megjithatë, raporti thekson se edhe pse çmimi i naftës është ndër më të shtrenjtit në botë, vendi ynë ka konsumuar më shumë naftë, duke e dyfishuar sasinë e importeve në 25 vite.

“Në vitin 2025, importet e naftës kanë arritur në 7,409 mijë tonë karburant, ose rreth 707 litra për një mjet në Shqipëri”, thuhet në raport.

Rritja lidhet kryesisht me shtimin e automjeteve në qarkullim, ndërsa një pjesë e vogël e tregut po fillon të orientohet drejt mjeteve elektrike.

Edhe pse sipas të dhënave të raportit, vetëm 7% e automjeteve të regjistruara për herë të parë në vitin 2025 ishin elektrike, duke lenë të kuptohet se tranzicioni energjetik është ende në fazat e para.

Mirëpo, nuk janë vetëm qytetarët që konsumojnë naftë. Nga analiza e kryer në transaksionet e thesarit, raporti vë në dukje se për vitin 2025 institucionet shtetërore kanë shpenzuar plot 3.63 miliardë lekë për karburant dhe vaj.

“Kjo shifër mund të përkthehen në mbi 18 mijë tonë naftë të konsumuar nga institucionet shtetërore”, thuhet në raport.

Përfituesi kryesor i barrës së lartë fiskale mbi naftën mbetet buxheti i shtetit.

“Përkatësisht në një përllogaritje të detajuar të vlerës totale fundore të krijuar si shkak i pagesës së taksave dhe tatimeve nga qytetarët shqiptarë mbi naftën rezulton që për vitin 2025, shqiptarët kanë paguar 73.6 miliard lekë ose sa 9.76% e totalit të të ardhurave të krijuara nga buxheti i shtetit”, thekson raporti, duke nxjerrë në pah varësinë që buxheti i shtetit ka nga taksat dhe tatimet e vendosura mbi naftën.

Përqendrimi i tregut

Sipas raportit “Kastrati” është kompania që ka përfituar më shumë nga të ardhurat nga Thesari i Shtetit.

“Duke përfituar rreth 55.3% të totalit të shpenzimeve të kryera për vitet 2022-2025 nga të gjitha institucionet buxhetore”, thuhet në raport. Ndërsa e dyta në renditje është Gega Group.

“Me rreth 6.9% të total shpenzimeve buxhetore për “Karburant dhe vaj”, thekson raporti.

Ndërsa përfituesi i tretë mbetet OLSI me rreth 5% të shpenzimeve buxhetore.

Megjithatë, sipas raportit edhe pse Kastrati mbetet përfituesi më i madh, marzhi i fitimit mbetet i ulët me vetëm 1.9%, ndërsa kompania Gega raporton për një marzh fitimi prej vetëm 0.3%.

Eksperti Ilir Brasha rekomandon përmes këtij raporti të rishikohet struktura e taksave dhe tatimeve mbi naftën si dhe të krijohet një pavarësi e buxhetit të shtetit nga taksat dhe tatimet që vijnë nga nafta.

Po ashtu, ngritja dhe funksionimi i rafinerive në Shqipëri janë me rëndësi, duke bërë që çmimi i naftës të mos importohet nga vendet e tjera.

Ndër rekomandimet e tjera është edhe përmirësimi i transportit publik.

“Transporti publik në gjendje të rënduar ka shtuar nevojën e qytetarëve për të përdorur mjetet e tyre në jetën e përditshme, ndërkohë që përmirësimi i transportit publik, ndërtimi i hekurudhave si dhe ndërtimi i tramvajeve apo mënyrave të tjera lehtësuese të transportit do të reduktonin kërkesën për naftë në vend, duke sjellë përmirësime të nevojshme për qytetarët shqiptarë”, përfundon raporti.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bota që ndryshon/ Rregulla të reja të drejtash dhe përgjegjësish

Presidenti i Bolivisë përgjysmon pagën e tij dhe të ministrave, për të qetësuar protestat

Infantilizmi i një Britanie “të paqeverisshme”

Rreth 40% e mjekëve shqiptarë synojnë të largohen nga vendi

Nartë/ Zona e Mbrojtur rrethohet nga telat me gjemba

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BQE paralajmëron rritjen e interesave në qershor
Artikulli tjetër Nartë/ Zona e Mbrojtur rrethohet nga telat me gjemba

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

BQE paralajmëron rritjen e interesave në qershor
Analize Bota Finance Sociale Zhvillim 26 Maj, 2026
Mbi normat e OBSH, zhurma e ndërtimeve pushton Tiranën
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 26 Maj, 2026
Sezoni turistik dhe propagandë me “gjoba” në Facebook!
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 26 Maj, 2026
Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.