KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjykata e Lartë vendos që, Veliaj të mbetet në paraburgim
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Gjykata e Lartë vendos që, Veliaj të mbetet në paraburgim
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Gjykata e Lartë vendos që, Veliaj të mbetet në paraburgim

Përditësimi i fundit: 29 Maj, 2026 7:28 am
81 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjykata e Lartë në Shqipëri vendosi që Erion Veliaj të mbetet në paraburgim. Gjykata nuk e pranoi ankesën e tij, duke e lënë në fuqi vendimin nga shkallët e tjera të gjyqësorit.

Veliaj – që është në mandatin e tretë si kryetar i Bashkisë së Tiranës – sipas Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dyshohet se ka krijuar një skemë korruptive mes disa kompanive në pronësi të bashkëshortes së tij dhe gjashtë biznesmenëve të lidhur me të.

Veliaj i ka mohuar të gjitha akuzat.

Ai ndodhet në paraburgim që nga 10 shkurti i vitit 2025, në ditën kur u arrestua.

Veliaj ka kërkuar në gjithë shkallët e gjyqësorit në Shqipëri zëvendësimin e masës “arrest në burg”, me masa më të buta sigurie, si “garanci pasurore” ose “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Pak ditë më parë Gjykata Kushtetuese në Shqipëri vendosi të dërgojë në Gjykatën e Lartë çështjen e masës së sigurisë ndaj Erion Veliajt që të arsyetonte a është proporcionale masa “arrest me burg” në raport me pozicionin që Veliaj ka si kryebashkiak.

Veliaj ka argumentuar se masa e sigurisë i ka cenuar jo vetëm lirinë individuale, por edhe ushtrimin e mandatit si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës. Ai pretendon gjithashtu se standardet e një procesi të rregullt ligjor janë shkelur nga të gjitha shkallët e gjykimit, duke argumentuar se është paragjykuar për shkak të statusit dhe pozicionit publik.

SPAK-u, në anën tjetër, ka theksuar se ekziston dyshim i arsyeshëm që Veliaj ka kryer vepra penale dhe se rreziku procedural mbetet i lartë, sidomos për shkak të bashkëpunimit të pretenduar me persona të tjerë, ndaj ka kërkuar që ai duhet të qëndrojë në paraburgim.

Pas arrestimit, Këshilli Bashkiak kishte vendosur për shkarkimin e Veliajt nga detyra.

Qeveria shqiptare në në atë kohë kërkoi që të mbaheshin zgjedhje në Tiranë për të zgjedhur kreun e ri të bashkisë, ndërsa presidenti Bajram Begaj dekretoi si datën e zgjedhjeve, 9 nëntorin e vitit 2025.

Por, një javë para datës së dekretuar për mbajtjen e zgjedhjeve, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e rrëzoi vendimin e presidentit Begaj dhe të Qeverisë shqiptare, duke rikthyer në krye të Bashkisë së Tiranës Veliajn, dhe duke anuluar mbajtjen e zgjedhjeve në këtë bashki.

Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Veliaj mbeti në paraburgim, pasi Gjykata e Apelit vendosi kundër ndryshimit të masës së sigurisë ndaj tij.

Edhe pse ligjërisht Veliaj mbetet kryetar i Bashkisë së Tiranës, në praktikë ky institucion drejtohet nga zëvëndëskryetarja Anduela Ristani, që është komanduar në këtë detyrë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Shpërthejnë” lejet e ndërtimit nga bashkitë, rritje me 24.8% në 3-mujorin e parë

Ballkani Perëndimor në një epokë të re të politikës amerikane

Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri

Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje

Tsipras rikthehet në politikë me një parti të re të majtë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Maran publikon listën e parë të Shqipërisë
Artikulli tjetër Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për largimin e diplomatëve nga Kievi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Protesta në Gjermani kundër bashkëpunimit të universitetit me kompaninë izraelite të armëve
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 29 Maj, 2026
Modeli kinez i kontrollit: Alarm për mbikëqyrjen masive dhe censurën dixhitale që po eksportohet në botë
Analize Bota Fokus HI-Tech Opinion Sociale 29 Maj, 2026
Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
Reforma e re Territoriale e rrit, apo e zbeh demokracinë vendore?
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.