KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si po forcohet aparati i frikës i Putinit në Rusi?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si po forcohet aparati i frikës i Putinit në Rusi?
AnalizeBotaOpinionPolitikeZhvillim

Si po forcohet aparati i frikës i Putinit në Rusi?

Përditësimi i fundit: 29 Maj, 2026 8:50 am
23 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Sulmet masive ruse ndaj Kievit ditët e fundit duket se po konfirmojnë një trend: në Moskë, fraksioni i forcave të sigurisë ruse që kërkon të përshkallëzojë luftën në Ukrainë po fiton terren. Në qendër të këtij sistemi është Shërbimi Federal i Sigurisë, pasardhësi i KGB-së sovjetike.

Ky është shërbimi i inteligjencës që dyshohet se i premtoi një fitore të shpejtë Presidentit rus, Vladimir Putin kur ai nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Më shumë se 4 vjet më vonë, silovikët, një term i përgjithshëm që përshkruan të gjitha forcat e sigurisë së Rusisë, janë, sipas një investigimi të “Le Monde”, prapa ofensivës së re të Moskës, e cila përfshinte, ndër të tjera, përdorimin e raketave “Oreshnik” kundër Kievit.

Raketa, e cila është e aftë të mbajë armë bërthamore, nuk mbante koka bërthamore. Megjithatë, mesazhi ishte i qartë, si për Ukrainën ashtu edhe për aleatët e saj evropianë: me Oreshnik, Moska mund të godasë objektiva 3,000 deri në 5,500 kilometra larg përtej Kievit.

“Për Kremlinin, posedimi i raketës Oreshnik është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër. Dhe shumica e rusëve e pranojnë këtë”, – thotë Mikhail Khodorkovsky, një ish-oligark rus i cili është bërë një nga figurat më të njohura të opozitës ruse në mërgim. “Silovikët po promovojnë një linjë të ashpër ndaj Ukrainës”, – thekson ai në një intervistë me gazetën franceze.

“Ata po bëhen të paduruar. Duan ta përfundojnë shpejt luftën përmes përparimeve ushtarake dhe brenda vendit të forcojnë më tej represionin me qëllim izolimin e vendit,” thotë një burim pranë qarqeve ekonomike të Moskës.

Megjithatë, FSB nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në luftën në Evropën Lindore. Fusha e veprimit të saj ka të bëjë kryesisht me operacionet e brendshme, që synojnë ruajtjen e pushtetit ekzistues. Shërbimi po fiton një prani gjithnjë e më të madhe në mekanizmat e sistemit politik dhe de facto, në jetën e përditshme të rusëve, vëren gazeta franceze.

Le Monde shkruan se ky është shërbimi, i cili që nga janari ka intensifikuar kufizimet në internet, duke përmendur arsye sigurie ndërsa në shkurt me dekret të Vladimir Putinit, fitoi fuqinë për të ndërprerë çdo mjet komunikimi, në çdo kohë dhe për një periudhë të pacaktuar kohore. Hapi tjetër i frikshëm mund të jetë ndalimi i VPN-ve.

“Kuadri ligjor është gati dhe FSB-ja do të jetë në gjendje ta zbatojë atë. Shërbimet e saj po përpiqen me të gjitha mjetet”, – thotë Anton Merkurov, një ekspert për çështjet e internetit dhe medias. “Por ata nuk do të kenë sukses, sepse në realitet është e pamundur”, – shton ai.

Ekspertë të tjerë argumentojnë, përkundrazi, se FSB-ja ka mjetet teknike për të bllokuar të gjitha VPN-të, kur ta dëshirojë Vladimir Putin, siç pretendon një ekspert i RuNet-it – internetit rus – i cili preferoi të mbetej anonim.

Kufizimi i internetit është bërë një çështje jashtëzakonisht e ndjeshme që kur FSB-ja përshpejtoi zbatimin teknik të “RuNet-it sovran”, duke synuar një internet të shkëputur nga pjesa tjetër e botës.

Dëmi ekonomik i shkaktuar nga këto kufizime u shtohet pasojave të tjera të 4 viteve të luftës: rritjes së çmimeve, rritjes së taksave, një rubël e mbivlerësuar. Megjithatë, Nikolai Kulbakas, një ekonomist rus në mërgim dhe profesor në Universitetin Evropian për Shkencat Humane në Vilnius, thekson se FSB-ja nuk mund t’i injorojë të gjitha këto probleme të përditshme të rusëve. Por nuk interesohet: përparësia e saj është siguria, jo zhvillimi ekonomik.

Nga shkollat ​​në drejtësi

Ndërkohë, përforcimi i FSB-së po përhapet në pjesë të tjera të shoqërisë ruse. ” Prania në rritje e shtetit, propagandës dhe forcave të sigurisë ndihet edhe në oborret e shkollave”, – ankohet Yuri Lapsin, një psikolog fëmijësh në mërgim në Francë, i cili, megjithatë, mban kontakte me shumë familje në Rusi.

Tekstet e reja të historisë i lavdërojnë dekadat e sundimit të Putinit dhe e lidhin pushtimin ushtarak me ekspansionizmin e NATO-s dhe “nazistët antirusë” në Ukrainë. Ushtarët nga fronti vizitojnë klasat për të takuar nxënësit dhe lojërat ushtarake janë të zakonshme.

Fusha të tjera të ndikimit në rritje të FSB-së përfshijnë gjithashtu policinë dhe gjyqësorin. Të burgosurit politikë në vend vlerësohet të jenë deri në 4,600, sipas organizatave të të drejtave të njeriut. FSB dyshohet se ka nxitur bllokime të fundit për aksesin në të dhënat gjyqësore. “Zhdukja” e të dhënave të tilla gjyqësore kufizon aftësinë për të dokumentuar shkallën e persekutimit politik.

“Këto kufizime pengojnë mbikëqyrjen e sistemit gjyqësor, në veçanti duke penguar regjistrimin e emrave të atyre që janë përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut”, – ankohet Nikolai Kretov, një aktivist i të drejtave të njeriut, ndërsa shpreh shqetësim për rritjen e numrit të gjyqeve të mbajtura me dyer të mbyllura.

Këto gjyqe kanë të bëjnë kryesisht me rusët e ndjekur penalisht për tradhti të lartë dhe spiunazh: 478 persona, të moshës midis 19 dhe 73 vjeç, u dënuan për këtë akuzë në vitin 2025, 24% më shumë se në vitin 2024. Nga fillimi i vitit 2026 deri në mesin e majit, u dënuan edhe 182 persona të tjerë, një rritje prej 20% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2025.

“Të dhënat tregojnë gjithashtu një shtrëngim të dënimeve, duke arritur deri në 15 vjet burg, apo edhe burgim të përjetshëm.

Këto raste të tradhtisë së lartë dhe spiunazhit po bëhen shpejt një nga mekanizmat kryesorë të represionit në kohë lufte. Kjo situatë pasqyron transformimin e vazhdueshëm të aparatit të sigurisë, të udhëhequr nga FSB-ja, në një sistem mobilizimi dhe frikësimi të përhershëm të shoqërisë”, shpjegon Kirill Parubets, një rus në mërgim në Francë.

 

Marrë nga Le Monde

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Shpërthejnë” lejet e ndërtimit nga bashkitë, rritje me 24.8% në 3-mujorin e parë

Ballkani Perëndimor në një epokë të re të politikës amerikane

Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri

Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje

Tsipras rikthehet në politikë me një parti të re të majtë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Real Madridi klubi më i vlefshëm në Europë
Artikulli tjetër Parlamentit francez shfuqizon kodin mbi skllavërinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Protesta në Gjermani kundër bashkëpunimit të universitetit me kompaninë izraelite të armëve
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 29 Maj, 2026
Modeli kinez i kontrollit: Alarm për mbikëqyrjen masive dhe censurën dixhitale që po eksportohet në botë
Analize Bota Fokus HI-Tech Opinion Sociale 29 Maj, 2026
Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
Reforma e re Territoriale e rrit, apo e zbeh demokracinë vendore?
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.