KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shpopullimi i Veriut/ Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shpopullimi i Veriut/ Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Shpopullimi i Veriut/ Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

Përditësimi i fundit: 4 Qershor, 2026 11:10 am
164 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Veriu i Shqipërisë po përjeton një shpopullim të vazhdueshëm të qarqeve dhe një përqendrim gjithnjë e më të madh të popullsisë në Tiranë, ndërsa pas këtij fenomeni qëndron kryesisht mungesa e mundësive ekonomike dhe e vendeve të qëndrueshme të punës në zonat periferike.

Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se më 1 janar 2026 popullsia e vendit zbriti në 2.335.930 banorë, me një rënie prej 1,16% brenda një viti. Vetëm Tirana regjistroi rritje të popullsisë me 0,7%, ndërsa qarqet e tjera vijuan tkurrjen. Kukësi humbi 2,59% të popullsisë dhe Shkodra 2,56%, duke qenë ndër qarqet më të prekura nga largimi i banorëve.

Ndërkohë Tirana përfaqëson tashmë 32,8% të popullsisë së gjithë vendit, një tregues që po e kthen Shqipërinë në një ekonomi të përqendruar pothuajse vetëm në kryeqytet. Në sfond të këtij realiteti, migracioni neto mbetet negativ me -28.531 persona, ndërsa lëvizjet e brendshme po boshatisin qarqet veriore dhe zonat rurale në favor të Tiranës dhe Durrësit.

Pikërisht ky fenomen është trajtuar gjerësisht në raportin tematik të Kontrollit të Lartë të Shtetit “Mbi planet gjithëpërfshirëse të qeverisë dhe aspektet buxhetore për një popullsi në moshim”, ku theksohet se një nga arsyet kryesore të largimit të popullsisë aktive është tregu i dobët i punës dhe mungesa e politikave të targetuara për zhvillimin rajonal. Auditimi nënvizon se Strategjia Kombëtare e Migracionit nuk përfshin analiza të detajuara të papunësisë sipas qarqeve dhe nuk arrin të lidhë migracionin me treguesit territorialë të punësimit.

Po kështu, sipas Strategjisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive 2023–2030, qarku i Lezhës regjistron shkallën më të lartë të papunësisë në Shqipëri, me 22,6% në vitin 2021. Pas Lezhës renditet Vlora me 19,5%. Në anën tjetër, Kukësi rezulton me papunësi zyrtare vetëm 4%, ndërsa Gjirokastra 4,7%. Por raporti nënvizon se shifrat zyrtare të papunësisë nuk tregojnë të gjithë realitetin ekonomik të qarqeve.

Në rastin e Kukësit, vendimmarrja për t’u larguar nuk lidhet vetëm me mungesën formale të vendeve të punës, por me pagat e ulëta, mungesën e shërbimeve publike, varfërinë dhe mungesën e perspektivës ekonomike. Sipas sondazhit të realizuar në këtë qark, 35% e të anketuarve deklaruan se dëshirojnë të emigrojnë dhe 59% e tyre kanë si destinacion të preferuar Mbretërinë e Bashkuar.

Arsyet ekonomike dominojnë pothuajse të gjitha përgjigjet e qytetarëve. Rreth 58% e të anketuarve deklarojnë se sfida kryesore është kostoja e lartë e jetesës. 42% raportojnë mungesë të mundësive të punësimit, 37% papunësinë e të rinjve, 35% varfërinë dhe 21% mungesën e nevojave bazike. Një tjetër tregues alarmues është se 42% e të anketuarve shprehen se “nuk ka zgjidhje tjetër për të rinjtë përveçse të emigrojnë jashtë vendit me të gjitha mjetet e mundshme”, ndërsa 31% besojnë se emigrimi i parregullt është i pandalshëm.

KLSH thekson se Kukësi mbetet qarku më i varfër në Shqipëri, me tregues socio-ekonomikë 30–40% nën mesataren kombëtare. Ekonomia e qarkut mbështetet kryesisht në bujqësi, ku janë të punësuar rreth 70% e banorëve, ndërsa vetëm 5% punojnë në industri dhe pjesa tjetër në sektorin e shërbimeve. Kjo strukturë tregon mungesë të thellë të diversifikimit ekonomik dhe varësi të lartë nga bujqësia tradicionale.

Sipas raportit të KLSH-së, në qarqe si Lezha, Shkodra apo Kukësi mund të ishin aplikuar politika specifike si subvencione për punësimin, programe të trajnimit profesional apo lehtësi fiskale për bizneset që punësojnë të rinj, por këto masa nuk janë ndërtuar mbi analiza territoriale të detajuara.

Në këto kushte, Shqipëria nuk po humbet popullsi vetëm për shkak të emigracionit, por edhe për shkak të mungesës së një modeli ekonomik që nuk krijon mundësi reale pune jashtë Tiranës. Për sa kohë investimet, universitetet, bizneset dhe tregu më i madh i punës mbeten të përqendruara në kryeqytet, qarqet periferike do të vijojnë të humbasin popullsi aktive dhe të rinj, duke thelluar pabarazitë rajonale dhe plakjen demografike të vendit.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kostot e ndërtimit vijojnë të rriten
Artikulli tjetër Dyshime për dominim të tregut/ Nisin hetimet për Philip Morris Albania

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.