KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Goditjet e SPAK-ut dhe një rrezik i madh në horizont
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Goditjet e SPAK-ut dhe një rrezik i madh në horizont
AnalizeFinanceFokusKryesoreOpinionSociale

Goditjet e SPAK-ut dhe një rrezik i madh në horizont

Përditësimi i fundit: 15 Qershor, 2026 8:09 am
166 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Nga Klodian Tomorri

Aksionet e SPAK për të goditur pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit, ngrenë një rrezik të madh në horizont. Çfarë do të ndodhë me familjet të cilat kanë blerë ajrin përmes kontrat-porosive të hiçit?

Tregu i ndërtimit në Shqipëri funksionon pothuajse i gjithi sipas këtij modeli të mbrapsht. Shumica e pronave shiten që në gropë, teksa qytetarët nxitojnë të parapaguajnë blerjen e apartamenteve të joshur nga çmimet më të ulëta në fazën fillestare.

Por teksa ndërtuesit bien në rrjetën e drejtësisë, apo tronditen financiarisht nga ndëprerja e flukseve financiare të paligjshme, rreziku i madh është që bashkë me ta të treten në eter edhe paratë e qytetarëve.

Dhe ky është një rrezik me potencial masiv. Dyshimet janë se paraja e paligjshme mund të ketë infektuar një pjesë të madhe të kompanive të ndërtimit në Shqipëri, çka i bën ato vulnerabël ndaj goditjeve të drejtësisë ose largimit të pronarëve që tentojnë t’i shpëtojnë përballjes me ligjin.

Tani që pasojat e para të këtij modeli kanë filluar të materializohen, situata shtron nevojën emergjente për të mbrojtur familjet.

Së pari, Shqipëria duhet të ndahet përfundimisht nga modeli i parapagimeve, me të cilin funksionon tregu i ndërtimit duke mos lejuar shitjen e ajrit ose të paktën duke detyruar me ligj ngrirjen e parave të parapaguara në një llogari të posaçme escrow, pa mundësi përdorimi nga ana e ndërtuesve.

Këto ndërhyrje ligjore, përveçse do të mbronin qytetarët nga rënia e mundshme e kompanive të ndërtimit do të vështirësonin edhe infiltrimin e parasë me origjinë të dyshimtë në industrinë e ndërtimit, teksa ndërtuesit nuk do të kishin më alibinë e parapagimeve, por do të duhet të provonin aftësinë financiare dhe ligjshmërinë e burimeve të financimit.

Së dyti, Banka e Shqipërisë duhet të ndërhyjë urgjentisht duke ndaluar kreditimin e blerjeve në ajër për të penguar transmetimin e pasojave negative në sistemin financiar.

Aktualisht sistemi bankar është i ekspozuar rëndë në sektorin e pasurive të patundshme dhe ndërtimit, me bankat që kanë kredituar rreth 5 miliardë euro për blerje pronash, një pjesë e konsiderueshme e të cilave janë kredi për prona të pandërtuara.

Kolateralet e marra për këto kredi sigurojnë një masë të caktuar mbrojtje, por eksperienca ka treguar se ajo është e pamjaftueshme, pasi kthimi i tyre në aktive likuide nuk është dhe aq i lehtë.

Sot mjetet jo financiare në bilancin e sektorit bankar, pjesa dërrmuese e të cilave janë pikërisht pronat e sekuestruara për mospagimin e kredive, janë mbi 600 milionë euro dhe vazhdojnë të rriten, çka tregon se pronat e sekuestruara, rezultojnë jo aq lehtësisht të tregtueshme.

Për më tepër mbajtja e këtyre aseteve shndërrohet në barrë për sektorin bankar, teksa pronat kanë kosto ruajtje, kosto riparimi nga amortizimet apo dhe shpenzime të tjera.

Sigurisht që këto ndërhyrje ligjore dhe rregullatore do të tkurrnin ndjeshëm aktivitetin e ndërtimit në segmentin rezidencial dhe atë komercial duke ngadalësuar për pasojë edhe rritjen ekonomike të vendit për një periudhë të caktuar, derisa ekonomia të riekuilibrohet.

Por në situatën aktuale ndrydhja e sektorit të ndërtimit mund të jetë një politikë me përfitime publike.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm I dënuari për shitje kokaine emërohet drejtor tenderash në varësi të Bashkisë Tiranë
Artikulli tjetër Revolta e “të përjashtuarve”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.