KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama do të taksojë çdo pronë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rama do të taksojë çdo pronë
AnalizeFinanceFokusKryesoreSocialeZhvillim

Rama do të taksojë çdo pronë

Përditësimi i fundit: 18 Qershor, 2026 10:15 am
152 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Qeveria po përgatit një nga reformat më të thella në sistemin e taksimit vendor të viteve të fundit, e cila pritet të ndryshojë mënyrën se si tatohen pronat në Shqipëri. Projektligji i ri “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme”, i hedhur në konsultim publik, synon të kalojë nga sistemi aktual i taksimit drejt një modeli të bazuar në vlerën e tregut të pronave, duke prekur si ndërtesat ashtu edhe tokat.

Sipas relacionit shoqërues të projektligjit, të ardhurat nga taksa e pasurisë në Shqipëri mbeten ende shumë të ulëta krahasuar me vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Europian.

Në vitin 2025, bashkitë arkëtuan rreth 7.5 miliardë lekë nga kjo taksë, ose vetëm 0.28% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që në vendet e OECD-së kjo shifër arrin mesatarisht në 1.1% të PBB-së dhe në ekonomitë më të zhvilluara mund të shkojë deri në 2-4% të saj.

Ministria e Financave argumenton se sistemi aktual krijon padrejtësi, pasi në shumë raste prona me sipërfaqe të njëjtë, por me vlera krejtësisht të ndryshme tregu, paguajnë të njëjtën taksë.

Një apartament në qendër të Tiranës mund të tatohet njësoj si një apartament me të njëjtën sipërfaqe në periferi të qytetit, edhe pse vlera e tyre reale në treg është shumë e ndryshme. Pikërisht për këtë arsye, reforma synon që baza e taksimit të mos jetë më vetëm sipërfaqja apo klasifikimi formal i pronës, por vlera e saj e vlerësuar në treg.

Një nga risitë më të rëndësishme të projektligjit është zgjerimi i bazës së taksimit. Për herë të parë do të përfshihen në mënyrë të qartë kategori të reja pronash, si tokat pyjore, kullotat, livadhet dhe toka të tjera që deri më sot nuk kanë qenë pjesë e sistemit të taksimit. Në këtë mënyrë synohet që më shumë prona të regjistrohen në kadastrën fiskale dhe të kontribuojnë në financimin e pushtetit vendor.

Megjithatë, reforma nuk parashikon vetëm rritje të bazës tatimore. Një element i rëndësishëm social është vendosja e lehtësive për banesën e parë. Drafti parashikon që për çdo individ të përjashtohet nga taksimi 50% e vlerës së banesës së parë, deri në një kufi maksimal që ndryshon sipas bashkisë ku ndodhet prona.

Për Tiranën, kufiri maksimal i përjashtimit arrin në 8.4 milionë lekë, ndërsa për bashkitë e tjera varion nga 750 mijë deri në 4.75 milionë lekë. Sipas Ministrisë së Financave, kjo masë synon të mbrojë familjet me të ardhura më të ulëta dhe t’i japë taksës një karakter më progresiv, duke bërë që barra më e madhe të bjerë mbi pronat me vlera të larta dhe mbi individët që zotërojnë më shumë se një banesë.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me normat e taksimit. Projektligji përcakton kufij të rinj brenda të cilëve bashkitë do të kenë të drejtë të vendosin normat konkrete të taksës.

Për banesat, norma do të luhatet nga 0.1% deri në 0.2% të vlerës së pronës, ndërsa për ndërtesat që përdoren për aktivitete ekonomike nga 0.15% deri në 0.25%. Për truallin dhe tokat e tjera janë parashikuar norma të veçanta, ndërsa bashkitë do të ruajnë autonominë për të vendosur nivelin përfundimtar të taksimit brenda kufijve të përcaktuar nga ligji.

Në qendër të reformës vendoset edhe krijimi i Kadastrës Fiskale, një bazë kombëtare të dhënash që do të administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, institucion i ri që do të funksionojë nën Ministrinë e Financave.

Ky institucion do të bashkëpunojë me bashkitë dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për evidentimin, vlerësimin dhe regjistrimin e të gjitha pasurive të paluajtshme në vend. Në këtë mënyrë synohet t’i jepet fund administrimit të fragmentuar që ekziston sot, ku bashki të ndryshme përdorin praktika dhe sisteme të ndryshme për mbledhjen e taksës së pasurisë.

Projektligji ruan gjithashtu një sërë përjashtimesh nga taksa. Nuk do të tatohen pronat shtetërore, objektet fetare, banesat e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, banesat sociale dhe një sërë kategorish të tjera të përcaktuara në ligj.

Një stimul i veçantë ruhet edhe për sektorin e turizmit, pasi hotelet dhe resortet me katër dhe pesë yje me status special dhe markë ndërkombëtare do të përjashtohen nga taksa për një periudhë 10-vjeçare.

Për herë të parë parashikohen edhe mekanizma më të fortë për mbledhjen e detyrimeve të papaguara. Debitorët e taksës së pasurisë mund të përballen me kufizime në marrjen e disa shërbimeve publike nga institucione si Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Qendra Kombëtare e Biznesit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit apo Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor, deri në shlyerjen e detyrimeve të tyre.

Taksa do të paguhet në dy këste, deri më 30 qershor dhe 30 shtator të çdo viti, ndërsa për vonesat do të aplikohen kamatëvonesa dhe gjoba.

Sipas Ministrisë së Financave, reforma synon jo vetëm rritjen e të ardhurave për bashkitë, por edhe krijimin e një sistemi më të drejtë dhe më transparent, që reflekton më mirë vlerën reale të pronave.

Parashikimet e cituara në relacion tregojnë se, pas zbatimit të plotë të reformës, të ardhurat nga taksa e pasurisë mund të rriten në 0.7% deri në 1% të PBB-së, duke e kthyer atë në një nga burimet kryesore të financimit të pushtetit vendor në Shqipëri.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zyrtarët e Kadastrës Dibër dhe një notere tjetërsuan pronat, 14 masa sigurie
Artikulli tjetër Botërori 2026/ Ghana fiton në frymën e fundit ndaj Panamasë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.