KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s
AktualeAnalizeFokusRajoniSociale

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s

Përditësimi i fundit: 23 Qershor, 2026 12:49 pm
140 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Policia turke tha të martën se ka arrestuar më shumë se 200 persona të dyshuar për lidhje me grupin militant, Shteti Islamik, dhe me grupe të ndaluara të së majtës ekstreme.

Operacioni u zhvillua në prag të samitit të NATO-s, që do të mbahet më 7 dhe 8 korrik në Ankara.

Zyra e Prokurorit në Ankara tha se 209 persona janë ndaluar në kryeqytet, ndërsa 32 të tjerë mbeten në arrati.

Nga të ndaluarit, 185 dyshohen për anëtarësi në disa organizata të majta ekstreme, të cilësuara si terroriste nga Ankaraja.

Mes tyre është edhe Fronti-Partia Revolucionare e Çlirimit të Popullit (DHKP-C), që në të kaluarën ka marrë përgjegjësinë për disa sulme në Turqi.

Autoritetet thanë se operacionet kishin në shënjestër disa grupe, si pjesë e masave më të gjera të sigurisë.

Zyra e Guvernatorit të Ankarasë njoftoi të hënën vonë për ndalimin e të gjitha protestave nga 28 qershori deri në fund të samitit të NATO-s.

Samiti pritet të mbledhë liderët e 32 shteteve anëtare, përfshirë edhe presidentin amerikan, Donald Trump.

Ai do të zhvillohet në një moment kritik për sigurinë evropiane dhe euroatlantike.

Muajve të fundit, Aleanca është vënë nën presion – edhe për shkak të ndryshimeve në politikën e SHBA-së, që shkojnë përtej kërkesave për të forcuar shtyllën evropiane të NATO-s.

Prioritetet e samitit pritet të përfshijnë: planifikimin e mbrojtjes dhe parandalimit (deterrencës); objektivat për shpenzimet e mbrojtjes dhe ndarjen e barrës mes aleatëve; mbështetje të mëtejshme për Ukrainën, përfshirë dërgimin e pajisjeve, mekanizmat e financimit dhe forcimin afatgjatë të rezistencës, si dhe drejtimin e ardhshëm të Aleancës.

Javën e kaluar, ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare zhvilluan takimin e fundit përpara samitit në Ankara.

Sekretari i përgjithshëm, Mark Rutte, tha se ata kanë bërë “përparim të mirë” në prioritetet e NATO-s.

“Të shpenzojmë më shumë dhe më mirë për forcat dhe kapacitetet që na duhen për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të Aleancës. Sot në tryezë dëgjova aleatë, njëri pas tjetrit, që shpjegonin se si po i rrisin investimet në mbrojtje”, tha ai.

Sekretari i përgjithshëm theksoi gjithashtu rëndësinë që aleatët evropianë dhe Kanadaja të marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e tyre, të mbështetur nga fuqia amerikane.

 

Marrë nga Aa.com.tr

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Fundi i epokës së artë?/ Lëkundet ndërtimi

Banka më e madhe e vendit investon 2.2 miliardë euro kursime të shqiptarëve, jashtë

Si mund të orientohen kursimet dhe kapitali drejt sektorëve prioritarë të zhvillimit?

Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta

“Lista e zezë” e protestuesve, ekspertët: Shkel Kushtetutën dhe synon të frenojë protestat

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Franca regjistron natën më të nxehtë ndonjëherë: 40 viktima nga mbytjet
Artikulli tjetër Koherenca që mungon në gjykimin e Trump-it

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dekriminalizimi nuk imponoi standardin e pastërisë në politikë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 2 Nëntor, 2026
Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 2 Nëntor, 2026
Avioni i nisur nga Londra pëson defekt dhe kthehet pas, në gjysmë të rrugës për në Tiranë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 2 Nëntor, 2026
Toni Gogu vizitë sekrete tek Erion Veliaj, i çon kërcënimet e Ramës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.