KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fusha.Shpk merr kontratë 9.7 milionë euro për të gjelbëruar autostradën Tiranë-Durrës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Fusha.Shpk merr kontratë 9.7 milionë euro për të gjelbëruar autostradën Tiranë-Durrës
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Fusha.Shpk merr kontratë 9.7 milionë euro për të gjelbëruar autostradën Tiranë-Durrës

Përditësimi i fundit: 16 Korrik, 2026 11:24 am
112 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një bashkim kompanish i kryesuar nga Fusha është shpallur fitues në kontratën e majme të Autoritetit Rrugor Shqiptar për të gjelbëruar Autostradën Tiranë-Durrës.

Fondi limit për këtë kontratë ishte paracaktuar 1.32 miliardë lekë ose 14 milionë euro. Por konsorciumi i përbërë nga Fusha, Udha dhe Taulant shpk janë shpallur fituese me ofertën prej 9.7 milionë eurosh ose 4.3 milionë euro më pak se vlera limit.

Sipas dokumentave të publikuar në APP, në garën për “Plotësimin e punimeve dhe përmirësimit estetik nga sheshi Shqiponja deri tek nënkalimi i Limuthit” u paraqitën 6 oferta.

Më e ulëta ishte ajo e bashkimit të kompanive IDK konstruksion dhe Elmazaj me 899 milionë lekë, por kjo ofertë u skualifikua për mosplotësim kriteresh.

Oferta e bashkimit të kryesuar nga Fusha ishte e dyta më e ulëta me 908.4 milionë lekë.

Para shtesë për Tiranë-Durrës

Kontrata në fjalë ka në objekt” “Plotësim i punimeve dhe përmirësimi estetik nga sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit”. Sipas dokumenteve ndërhyrja për gjelbërimin e autostradës Tiranë–Durrës konsiston në realizimin e këtyre punimeve: Punime mbushje me dhe vegjetal; Mbjellje me bar; Mbjellje shkurresh dekorative; Mbjellje pemë dekorative; Impiant ujitje automatik për sipërfaqet e gjelbërimit.

“Sipërfaqja totale e parashikuar për zbatimin e projektit të gjelbërimit është rreth 65,000.00 m², që përfshin mbushje me dhe vegjetal. Trafikndarësja ka një gjatësi prej 7,050 ml dhe një gjerësi prej 1.8 m, ku parashikohet mbjellje me shkurre dekorative.

Pjesa anësore, nga barriera deri tek kanali kullues, në të dy drejtimet e rrugës Tiranë– Durrës, ka një gjatësi prej rreth 6000 ml dhe gjerësi që varion nga 1.2 m deri në 3.8 m, ku parashikohet mbjellje me pemë dhe shkurre dekorative. Hapësira të tjera për gjelbërim zënë një sipërfaqe prej rreth 31,000.00 m², ku parashikohet mbjellje me bar.

Parashikohet ndërtimi një impianti ujitje automatike për sipërfaqet e gjelbërimit, monitorim dhe kontroll në distancë përmes sistemit të automatizuar » thuhet në dokument.

Procedura e prokurimit parashikon edhe ndriçimin e nyjës së Laknasit që lidhet me Tiranë-Durrës si dhe disa specifikime të lidhura me ndriçimin në pjesë të ndryshme të rrugës dhe specifikime për mbikalime këmbësorësh.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën

Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën

Kosova rrezikon 166 milion euro nga fondet e BE-së për planin e rritjes

Zjarret në vend/ 32 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive

Formula 1/ Fiton Antonelli në Monza, piloti italian niset nga vendi i 19-të

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Farsë 50 milionë euro me mirëmbajtjen e rrugëve
Artikulli tjetër A janë të paracaktuar 2 tenderat 32.4 milionë euro për Kombinat – Plepa?!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Superiore/ Tirana më në fund buzëqesh, vjen fitorja e parë në kampionat
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 6 Shtator, 2026
Edhe një herë për çmimin e bananeve
Analize Kryesore Opinion Sociale 5 Shtator, 2026
Dështojnë dëgjesat për Reformën Territoriale/ Salla bosh në Belsh, Cërrik e Prrenjas
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Shtator, 2026
Kompania e Kushner sulmon protestën shqiptare
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.