KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqiptarët e varfër do të financojnë impiantin e ujërave të zeza të oligarkëve në Dhërmi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqiptarët e varfër do të financojnë impiantin e ujërave të zeza të oligarkëve në Dhërmi
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Shqiptarët e varfër do të financojnë impiantin e ujërave të zeza të oligarkëve në Dhërmi

Përditësimi i fundit: 20 Korrik, 2026 8:44 am
89 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Resortet e oligrakëve dhe investitorëve strategjikë në breg të detit Jon, nga Palasa në Himarë, po vijojnë të gllabërojnë para’ publike, megjithëse u trumbetua me të madhe se “janë investime private”. Nga njëra anë investitorët strategjikë kanë përfituar qindra mijëra metra katrorë falas në breg të detit, iu janë falur taksat për 10 vite, ndërkohë që ky shteti jonë që mezi paguan pensionistët dhe ka pagat më të ulta në rajon e Europë, po financon edhe vepra të mëdha publike.

Pas ndërtimit të ujësjellësave që kushtuan mbi 25 milionë euro, por që vijojnë edhe sot të ndërtohen, qeveria ka urdhëruar me shpejtësi edhe ndërtimin e impianteve të ujërave të zeza, për t’u hequr jashtëqitjen këtyre oligarkëve apo sojit të tyre, që sërish barra u takon shqiptarëve të varfër. Një faturë prej 14.4 milionë euro është gati të nënshkruhet nga qeveria për të ndërtuar një impiant në zonën e Dhërmiut, atje ku kanë ngritur resorte oligarkë dhe investitorë strategjikë, që gjithmonë e gjejnë zgjidhjen te qeveria.

Nëse nga ana tjetër qytete të tëra “notojnë” në ujëra të zeza, duke futur këtu Durrësin e Tiranën, të cilat në këto ditë të nxehta vere kundërmojnë erë të keqe dhe janë burim epidemish, qeveria jonë nuk merr masa për t’u hequr ujërat e zeza, por vendos që të investojë në atë vend, që dikur ua fali.

Në zonën e Dhërmiut kanë ngritur resorte një mori biznesmenësh, që nga Artan Gaçi, Ilir Trebicka, ka pasur projekt edhe aktori Gaz Paja, apo kanë marrë leje firma Gjikuria apo bashkëshorti i moderatores Alketa Vejsiu, biznesmeni Ardian Nelo.

Investimet llogariten në qindra miliona euro, ndërkohë që me sy të lirë duket se e gjithë zona është bërë një gurore e madhe, me kantiere të panumërta që kanë shkatërruar gjithçka.

Sipas dokumenteve që disponon Vox News, Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Vlore ka hapur tenderin me vlerë 1.129.210.978 lekë, ose rreth 14.4 mln euro. Objekti është KUZ Dhërmi, ndërkohë që deri me tani nuk janë bërë publike se çfarë do të ndërtohet në atë zonë apo cilat resorte prek.

Vox News ka raportuar në vijimësi për projektet e shumta të qeverisë shqiptare për të investuar në zonat bregdetare, që lagen nga uji i detit Jon. Madje, ironia e fatit në një nga këto procedura ka qenë se një firmë e shpallur disa herë si investitore strategjike, ka fituar tenderin për ndërtimin e ujësjellësit për investimet strategjike të bregdetin e jugut të Shqipërisë. Fillimisht “Gjikuria” mori statusin e investitorit dhe më vonë gllabëroi miliona euro nga tenderët.

Tashmë të gjithë kanë “sytë” nga tenderi i majmë për impiantin e ujërave të zeza, nëse do të fitohet ose jo nga një investitor në zonë apo gara do të hapet dhe do të marrin pjesë firma të tjera. Fakti është se, sërish një impiant me vlerë dhjetëra miliona euro, po ndërtohet me taksat e shqiptarëve. Dhe, me shumë mundësi ky projekt s’do të jetë i fundit, pasi e gjithë vëmendja e pushtetarëve është kthyer nga ajo zonë, ndoshta për akses dhe lehtësira në banesat e dyta, të treta apo në hotelet që kanë në pronësi apo indirekte.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Socialistët të vendosur të zvogëlojnë numrin e Bashkive, nuk preken ato minoritare
Artikulli tjetër Banka Botërore kërkon reformë në shëndetësi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.