KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një predikues islamik nga Bosnja dëbohet nga Kosova
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Një predikues islamik nga Bosnja dëbohet nga Kosova
AnalizeFokusKryesorePolitikeRajoniSociale

Një predikues islamik nga Bosnja dëbohet nga Kosova

Përditësimi i fundit: 14 Gusht, 2026 5:03 pm
101 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Predikuesi islamik nga Bosnje e Hercegovina, Elvedin Pezië, është dëbuar nga Kosova më 14 gusht, pasi një ditë më parë ishte shoqëruar nga Policia para promovimit të një libri në Vitomiricë të Pejës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë një burim i informuar për organizimin dhe qëndrimin e tij në Kosovë.

Pas Vitomiricës, Pezië ishte planifikuar të mbante ligjërata edhe në rajonin e komunës së Istogut dhe në Prizren.

I njëjti burim tha se Pezië është përcjellë nga Kosova përmes pikëkalimit kufitar me Malin e Zi.

Radio Evropa e Lirë ka tentuar disa herë të marrë informacion nga Policia e Kosovës për arsyen e dëbimit të Peziqit nga Kosova, por pa sukses.

Sipas ligjeve në Kosovë, një shtetas i huaj mund të dëbohet nga vendi nëse paraqet rrezik për rendin publik, sigurinë shtetërore apo shëndetin publik.

Kush është Elvedin Peziç?

Peziç është një predikues islamik nga Bosnje e Hercegovina, i cili prej vitesh është aktiv në internet dhe njihet për qëndrime konservatore dhe si një nga predikuesit që identifikohen me selefizmin.

Ai ka më shumë se 300 mijë ndjekës në Facebook dhe është aktiv edhe në platforma të tjera, ku publikon ligjërata, këshilla fetare dhe komente për çështje shoqërore.

Qëndrimet e tij janë kritikuar në të kaluarën në Bosnje e Hercegovinë. Bashkësia Islame e Bosnjë e Hercegovinës kishte reaguar ndaj një deklarate të Peziqit për rolin e gruas në shoqërinë perëndimore, duke vlerësuar se qëndrime të tilla nuk janë në përputhje me mësimet islame për të drejtat dhe detyrimet e grave myslimane.

Bashkësia Islame e Bosnje e Hercegovinës kishte reaguar më herët ndaj një postimi të Peziçit, në të cilin ai kishte thënë se “shoqëria perëndimore është rrënuar moralisht” kur gruaja “është nxjerrë nga shtëpia” dhe është bërë “gjithçka, përveçse nënë”. Bashkësia Islame e Bosnjës kishte vlerësuar se këto qëndrime nuk janë në përputhje me mësimet e Islamit për të drejtat dhe detyrimet e grave myslimane.

Qëndrimet e Peziçit janë kritikuar shpesh nga opinioni publik në Bosnje e Hercegovinë.

BIK: Nuk ishim në dijeni për ardhjen e Peziçit, në Kosovë

Më herët gjatë së premtes, Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës në Pejë i tha REL-it se BIK-u nuk kishte qenë në dijeni për ardhjen e Peziçit dhe aktivitetet e tij në Kosovë.

Sipas BIK-ut, Peziqi nuk kishte kërkuar leje apo pëlqim për aktivitetin, ndërsa institucioni nuk kishte ofruar mbështetje materiale apo logjistike për vizitën e tij.

BIK-u konfirmoi se ka pasur komunikim me Policinë e Kosovës lidhur me rastin.

“Policia e Kosovës na është drejtuar me shkresë dhe ne jemi përgjigjur”, tha Këshilli i BIK-ut në Pejë, pa dhënë detaje për përmbajtjen e komunikimit.

Këshilli i BIK-ut shtoi se çdo aktivitet fetar në objektet fetare apo në objekte të tjera duhet të ketë lejen ose pëlqimin e institucionit fetar.

Xhemati i një xhamie në Dobrushë kishte shpërndarë në rrjetet sociale njoftimin për aktivitetin e planifikuar të Peziçit.

Ndërkohë, Komuna e Pejës ka konfirmuar për REL-in se nuk ka pasur rol në organizimin e aktivitetit për të cilin Peziçi kishte ardhur në Kosovë.

Në posterët promovues të aktivitetit thuhej se ai ishte organizuar në kuadër të “Ditëve të Diasporës”.

“Komuna nuk ka qenë as në dijeni, nuk ka qenë as organizatore e këtij eventi apo kësaj ngjarjeje”, tha Valmir Deçani, zëdhënës i Komunës së Pejës.

Sipas tij, aktivitetin e kishte organizuar vetë komuniteti boshnjak në Vitomiricë.

Pikërisht para aktivitetit në Vitomiricë, Peziç u shoqërua të enjten për intervistim informues në stacionin policor.

Lajmin për REL-in e kishte konfirmuar Rexho Kojiq nga organizata joqeveritare “Vullnetarët e Rinj” nga Kosova, e cila ishte organizatore e aktivitetit.

Kojiq kishte thënë se Peziq ishte transferuar në një stacion policor në Prishtinë dhe se ai kishte hyrë rregullisht në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar në Kullë, me dokumente të Bosnje e Hercegovinës.

Sipas tij, Policia i kishte thënë se Peziç do të mbahej për gjashtë orë për verifikim të identitetit dhe se nuk kishte nevojë për angazhimin e një avokati.

Kojiq kishte thënë gjithashtu se Peziqi ishte pyetur nëse kishte leje nga Bashkësia Islame e Kosovës për mbajtjen e aktivitetit.

“Ai nuk është hoxhë në ndonjë xhami dhe nuk kishte nevojë për një leje të tillë. Bëhej fjalë për promovimin e një libri”, kishte thënë Kojiç.

Në aktivitet ishte planifikuar të merrte pjesë edhe Mithat Çeman, po ashtu predikues islamik, i cili, sipas Kojiqit, ishte shoqëruar nga Policia, por ishte liruar menjëherë.

Peziç dhe Çeman kishin planifikuar të promovonin një libër në Vitomiricë dhe më pas të zhvillonin një aktivitet në Dobrushë të Istogut. Për të premten ishte planifikuar edhe një aktivitet në Reçan të Prizrenit.

Kojiç, megjithatë, kishte thënë për REL-in se, sipas tij, Peziq nuk paraqet rrezik për sigurinë e Kosovës.

“Po të kishte pasur çfarëdo indikacioni për diçka të tillë, ne nuk do ta kishim mbështetur një tubim të tillë”, kishte deklaruar ai.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi ushtarake?
Artikulli tjetër Hija e Murit të Berlinit edhe 36 vjet pas rënies së tij

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.