KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mediat e huaja: “Nuk ndalen protestat kundër Ramës, BE duhet të mbështesë të rinjtë”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mediat e huaja: “Nuk ndalen protestat kundër Ramës, BE duhet të mbështesë të rinjtë”
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Mediat e huaja: “Nuk ndalen protestat kundër Ramës, BE duhet të mbështesë të rinjtë”

Përditësimi i fundit: 14 Gusht, 2026 5:31 pm
108 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Me qindra media në kontinentin tonë, por jo vetëm, vazhdojnë t’i bëjnë jehonë Revolucionit të Flamingove në Shqipëri.

Edhe pse mediat në Shqipëri po e censurojnë këtë lëvizje, mediat evropiane vazhdojnë ta kenë argument kryesor.

Radio France raporton se ‘revolta e rinisë shqiptare është një zgjim i ndërgjegjes evropiane’.

Sipas radios franceze, protestat nisën fillimisht kundër një projekti ndërtimor në Zvërnec, por u kthyen në lëvizje antiqeveritare.

“Që prej fillimit të qershorit, kundërshtimi ndaj këtij projekti është bërë pikënisja e protestave të mëdha, për të cilat po rikthehemi përmes një analize të shkruar nga një burim shqiptar që dëshiron të mbetet anonim. Këto protesta mbledhin kryesisht të rinj shqiptarë, të mobilizuar për të mbrojtur këtë park natyror, i konsideruar si një thesar kombëtar, si dhe për të denoncuar këtë projekt imobiliar, mbi të cilin rëndojnë dyshime të forta për korrupsion. Protestuesit kanë gjetur edhe një simbol, i cili tashmë shfaqet në çanta, kapele apo peshqirë plazhi dhe që i ka dhënë emrin gjithë revoltës: flamingot rozë”.

“Duhet theksuar se kryeministri shqiptar Edi Rama është një figurë e pazakontë: është 2 metra i gjatë, ka qenë ish-lojtar profesionist basketbolli, por edhe piktor – madje ka dhënë mësim në Shkollën e Arteve të Bukura në Paris – dhe është në mandatin e tij të katërt, që prej vitit 2013. Por mbi të gjitha, Rama dhe qeveria e tij akuzohen për raste të rënda korrupsioni, të cilat çuan në dorëheqjen e zëvendëskryeministres së tij në mars, pas një hetimi gjyqësor. Pikërisht për këtë arsye, Edi Rama është një nga objektivat kryesore të “lëvizjes së flamingove rozë”, e cila kërkon dorëheqjen e tij”, raporton kjo radio.

Ndërkohë gazeta gjermane ‘Die Tagespost’ shkruan se BE duhet të mbështesë më shumë këtë lëvizje rinore.

“Në Shqipëri, demonstruesit po mbajnë flamingo prej kartoni rozë nëpër rrugë. Protestat filluan në fshatin bregdetar të Zvërnecit dhe tani kanë arritur në kryeqytet, Tiranë. Deri në 250,000 njerëz të të gjitha moshave dhe prejardhjeve shoqërore po dalin në rrugë. Po quhet “Revolucioni i Flamingove”. Protestat drejtohen kundër korrupsionit, shkatërrimit të mjedisit dhe padrejtësive politike. Ngurrimi i BE-së për të ofruar mbështetje po kritikohet gjithashtu, pasi shumë presin mbështetje më të fortë. Deri më tani, protestat kanë mbetur paqësore. Megjithatë, padurimi dhe frustrimi po rriten. Një kthesë drejt dhunës do të dëmtonte shoqërinë civile të re dhe aktive,” shkruan gazeta gjermane.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dështon propaganda e Ramës me punësimin, Shqipëria e fundit në Europë
Artikulli tjetër Selenica e Divjaka i thonë ‘jo’ shkrirjes së bashkive

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.