Një atentat i dështuar ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në lokalin ‘Art Cofee Bistro’ në hyrje të qytetit në Elbasan.
Shënjestra e atentiati të dështuar është identifikuar si Ermir Këndezi, i njohur si Mir Bitoci, 50-vjeç, ndërsa autori është identifikuar si Poli Boriçi 52-vjeç.
Bitoci ndodhej branda ambienteve të lokalit, ku ka qëndruar për disa momente dhe më pas ka dalë jashtë lokalit.
Por lëvizjet e tij janë ndjekur nga Poli Boriçi, i cili në ato momente ndodhej pikërisht në të njëjtin lokal, duke pirë kafe në shoqërinë e një gruaje.
Menjëherë pasi Bitoci është ngritur nga tavolina dhe largohet për të folur në telefon, autori ngrihet dhe del pas tij me armë, duke ia vënë në kokë.
Në këto momente, Bitoci ka reaguar menjëherë dhe ka arritur të largohet me shpejtësi nga vendi. •
Burimet nga grupi hetimor bëjnë të ditur se autorit i është bllokuar arma në momentin që ka tentuar ta shkrepë.
Pas ngjarjes autori është larguar, por arratisja i zgjati pak, pasi u ai arrestua nga uniformat blu.
Po ashtu, policia bën me dije se është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me të cilën autori tentoi të vriste 50-vjeçarin.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Marrë nga Dosja,al