KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Thellohet kriza politike në Kosovë për shkak të presidentit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Thellohet kriza politike në Kosovë për shkak të presidentit
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeRajoniZhvillim

Thellohet kriza politike në Kosovë për shkak të presidentit

Përditësimi i fundit: 17 Gusht, 2026 6:20 pm
14 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar udhëheqësit e partive politike për takim konsultativ për këtë të martë, më 18 gusht. Synimi i takimit është diskutimi i zhvillimeve politike dhe arritja e një marrëveshje për zgjedhjen e një presidenti/e konsensual/e.

Por Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca, refuzuan këtë ftesë. Ato kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive të parlamentit dhe akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje se qëllimisht po e zvarrit bllokadën institucionale për ta çuar, siç thonë, vendin sërish në zgjedhje.

Nga PDK-ja thonë se “ftesa e Haxhiut përbën tentativë manipulimi me afatet dhe se PDK nuk do të dërgojë përfaqësues në takim”.

“Manipulimi me afatet”

Haxhiu më mirë do të ishte t’i kishte shkruar letër kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, që ta thërrasë seancën. Çfarë logjike ka, si mund të ushtrosh mandat dhe të dërgosh letra, kur është dashur që letrën e parë t’ia dërgojë Deharit. PDK-ja nuk do të jetë në atë takim, ne do të jemi në Kuvend”, tha nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili.

Edhe kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, duke iu drejtuar Albulena Haxhiut, tha se ajo nuk është presidente e zgjedhur e Kosovës dhe nuk ka mandat të luajë rolin e unifikueses së spektrit politik.

“Ju e Kurti jeni tepër të tejdukshëm se nuk po kërkoni takim për të gjetur zgjidhje. Po kërkoni takim të gjeni fajtorë për vendimin tuaj që veçse e keni marrë, për ta dërguar vendin në zgjedhje. Këtë herë edhe në kaos institucional”, shkroi Gjini në përgjigjen ndaj Haxhiut.

Albulena Haxhiu shprehu keqardhje që PDK dhe Aleanca refuzuan ftesat për takimin e së martës, duke e cilësuar refuzimin e tyre “të gabuar dhe të pamatur”.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, që më herët ishte në bisedime me Vetëvendosjen për koalicion të mundshëm, ka hequr dorë nga të gjitha kërkesat e saja dhe dëshiron të qëndrojë në opozitë. Kreu i saj, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij “është e gatshme të votojë për një figurë jopartiake për president dhe se nuk kërkon poste institucionale”.

Dehari refuzon të vazhdojë seancën…

Kryesuesi i seancës konstitutive të parlamentit, Avdi Dehari, që vjen nga Vetëvendosja, ka thënë se pa një marrëveshje politike, ai nuk do ta thërrasë seancën konstituive. Sipas tij, “deputetët “vetëm sa e tensionojnë më tej situatën dhe rrisin rrezikun e përplasjeve në Kuvend”.

“Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë pa një marrëveshje paraprake për Presidentin nënkupton zgjedhje të parakohshme, diçka që duhet ta evitojmë”, ka shkruar Dehari.

Edhe kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar që partitë politike të nisin diskutimet me emra konkretë për presidentin e ardhshëm, me synimin që të shmangen zgjedhjet e reja.

Reagimet ndërkombëtare dhe analistët

Prania ndërkombëtare në Kosovë u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë që t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve. Bashkimi Evropian, përmes zyrës në Prishtinë, u ka bërë thirrje partive “që të arrijnë sa më shpejt marrëveshje për një kandidat të përbashkët për president”, duke paralajmëruar se “vonesat në formimin e institucioneve mund t’i pengojnë reformat dhe të ndikojnë në përfitimin e fondeve të BE-së”.

Ndëresa analistët politikë thonë se pa kompromis politik nuk mund të krijohen institucione. Blerim Burjani, njohës i zhvillimeve politike, i tha DW-së, “nëse Vetëvendosja vërtet dëshiron zgjedhje, opozita mund t’ia plotësojë këtë dëshirë”, por nëse Vetëvendosja nuk dëshiron zgjedhje, “atëherë duhet të gjejë rrugën e kompromisit”. Burjani thotë se “bllokada nuk është qeverisje dhe konflikti i pafund politik nuk është funksionalizim i shtetit”.

A janë zgjedhjet rruga më e mirë?

“Opozita mund të mendojë se zgjedhjet janë rruga më e mirë për ta dobësuar LVV-në. LVV-ja mund të mendojë se zgjedhjet janë mënyra për ta ruajtur ose forcuar legjitimitetin e saj. Por në mes të këtyre kalkulimeve qëndron qytetari”, pohon Burjani.

“Deri kur do të digjen mandatet politike? Deri kur do të mbetet shteti peng i kalkulimeve partiake? Deri kur do të flitet për institucione, ndërkohë që vetë institucionet nuk po arrijnë të funksionalizohen”, shtron pyetjen analisti Burjani.

Sipas tij, “pushteti nuk matet me atë se sa gjatë mund ta mbash një situatë të bllokuar. Pushteti matet me aftësinë për të gjetur zgjidhje. E nëse zgjidhja nuk gjendet në tryezë, atëherë ajo mund të gjendet në kutinë e votimit”.

Partia në pushtet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, ka 53 mandate. Së bashku me pakicat joserbe, që kanë 10 ulëse, mund ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe ta formojë qeverinë, sepse u duhen vetëm 61 vota nga 120 vende sa i ka parlamenti.

Por për zgjedhjen e presidentit/es kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë në dy votimet e para, që votimi të jetë i vlefshëm. Kjo është hera e tretë në më pak se dy vjet, që Kosova provon të formojë institucione të qëndrueshme pas zgjedhjeve parlamentare.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të shtatë qershorit u mbajtën pikërisht për shkak të dështimit të zgjedhjes së një presidenti apo presidetne të re.

Zgjedhet duhet të përsëriten nëse, brenda 60 ditësh pas konstituimit të Kuvendit, nuk ka marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Atalanta përshëndet zyrtarisht Berat Gjimshitin

Premier League shkëputet financiarisht nga rivalët

Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë

Negociatat me Iranin/ Trump kërcënon Omanin

Rrëzohe një helikopter privat në Sifnos të Greqisë/ Tre viktima

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm A është veriu i Kosovës gati për reduktimin e KFOR-it?
Artikulli tjetër Masakër në Spanjë/ Katër të vrarë në një përplasje mes bandave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Masakër në Spanjë/ Katër të vrarë në një përplasje mes bandave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 17 Gusht, 2026
A është veriu i Kosovës gati për reduktimin e KFOR-it?
Analize Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 17 Gusht, 2026
Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut
Aktuale Analize HI-Tech Kryesore Sociale Sporti 16 Gusht, 2026
Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.