KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Premier League shkëputet financiarisht nga rivalët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Premier League shkëputet financiarisht nga rivalët
AnalizeFinanceSocialeSportiZhvillim

Premier League shkëputet financiarisht nga rivalët

Përditësimi i fundit: 17 Gusht, 2026 6:35 pm
13 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Pesë ligat kryesore të futbollit europian, të njohura si “Big Five”, vazhdojnë të konsolidojnë dominimin e tyre financiar në futbollin botëror. Vlera e kombinuar e tregut të Premier League, LaLiga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1 arrin në rreth 32 miliardë euro, me kampionatin anglez që mban një avantazh të ndjeshëm ndaj rivalëve.

Premier League përfaqëson thuajse 40% të kësaj vlere, me një vlerësim tregu prej 12.56 miliardë eurosh dhe të ardhura vjetore që kalojnë 8 miliardë euro.

Pas Anglisë renditet LaLiga me një vlerë të përllogaritur prej 5.45 miliardë eurosh. Më pas vijnë Serie A me 5.36 miliardë, Bundesliga me 4.8 miliardë dhe Ligue 1 me 3.8 miliardë euro.

Në aspektin e të ardhurave vjetore, Premier League kryeson me rreth 8.1 miliardë euro, përpara LaLigës me 4.1 miliardë, Bundesligës me 4 miliardë, Serie A me 3.1 miliardë dhe Ligue 1 me 2.3 miliardë euro.

Anglia dominon edhe në të drejtat televizive

Diferenca mes Premier League-s dhe kampionateve të tjera është veçanërisht e madhe në aspektin e të drejtave televizive. Klubet angleze arkëtojnë më shumë se 3.5 miliardë euro në sezon vetëm nga të drejtat e transmetimit, të nxitura kryesisht nga shtrirja globale e Premier League-s.

Në Spanjë, Real Madridi dhe Barcelona mbeten motorët kryesorë ekonomikë të LaLiga-s, veçanërisht në aspektin komercial. Në Francë, Paris Saint-Germain është klubi që gjeneron pjesën më të madhe të të ardhurave.

Ekspertët vlerësojnë se ligat europiane po përpiqen gjithnjë e më shumë të diversifikojnë burimet e të ardhurave. Të drejtat televizive mbeten thelbësore, por sponsorët dhe të ardhurat nga ndeshjet po marrin një peshë gjithnjë e më të madhe.

Italia dhe Franca përballen me vështirësi

Ndërsa Premier League vijon rritjen, disa nga rivalët kontinentalë po përballen me probleme. Serie A ka regjistruar një rënie prej rreth 3% në ciklin e fundit të të drejtave televizive vendase, ndërsa Ligue 1 ka pësuar një zhvlerësim prej rreth 20%.

Franca po eksperimenton edhe me transmetimin direkt te konsumatori, në përpjekje për të kompensuar humbjet dhe për të krijuar burime të reja të ardhurash.

Në të kundërt, tregu i sponsorizimeve po shënon rritje. Sipas një studimi të European Sponsorship Association dhe Ampere Analysis, sponsorizimet kanë gjeneruar një vlerë rekord prej 5.4 miliardë dollarësh për “Big Five”. Rreth 76% e kësaj shume vjen nga kompani ndërkombëtare, me investitorë nga SHBA-ja, Lindja e Mesme dhe Azia.

Premier League kryeson edhe merkaton

Dominimi financiar i kampionatit anglez reflektohet edhe në tregun e transferimeve. Deri tani, klubet e Premier League-s kanë shpenzuar rreth 2.3 miliardë euro, shumë më tepër se Italia me 815.6 milionë euro, Spanja me 605 milionë, Gjermania me 555 milionë dhe Franca me 382.8 milionë euro.

Në total, klubet e “Big Five” kanë shpenzuar rreth 6.5 miliardë euro në merkato

Shtatë nga dhjetë klubet që kanë investuar më shumë deri tani janë angleze. Chelsea kryeson me 389 milionë euro, i ndjekur nga Tottenham me 267 milionë dhe Real Madridi me 225 milionë. Më pas renditen Manchester City me 175 milionë, Arsenali me 168 milionë, Newcastle me 161.2 milionë dhe Juventusi me 137.2 milionë euro.

Barcelona pritet të arrijë rreth 150 milionë euro shpenzime pasi të zyrtarizojë transferimin e Rodrit.

Shifrat tregojnë qartë se hendeku financiar mes Premier League-s dhe pjesës tjetër të Europës po zgjerohet. Anglia vazhdon të fitojë terren në të drejtat televizive, sponsorizime, të ardhurat nga stadiumet dhe merkato, duke e bërë kampionatin anglez forcën kryesore ekonomike të futbollit europian.

 

Marrë nga Marca.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Incident në protestë/ Qytetarët: Provokimet nuk na ndalin

Skandali në Britani/ Kryeministrin e mashtrojnë në telefon

Katër të plagosur nga zjarri, në një skaf në Porto Palermo

Kompania e lidhur me “Grupin e Pojës” merr leje për kullë 12-katëshe në Radhimë

Atalanta përshëndet zyrtarisht Berat Gjimshitin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë
Artikulli tjetër Atalanta përshëndet zyrtarisht Berat Gjimshitin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë
Analize Korrupsion Kryesore Sociale Zhvillim 17 Gusht, 2026
Negociatat me Iranin/ Trump kërcënon Omanin
Aktuale Analize Bota Koment Politike 17 Gusht, 2026
Rrëzohe një helikopter privat në Sifnos të Greqisë/ Tre viktima
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 17 Gusht, 2026
Masakër në Spanjë/ Katër të vrarë në një përplasje mes bandave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 17 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.