KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: AMF bëhet palë me paligjshmërinë, nuk i bindet Kuvendit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > AMF bëhet palë me paligjshmërinë, nuk i bindet Kuvendit
FinanceFokusKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

AMF bëhet palë me paligjshmërinë, nuk i bindet Kuvendit

Përditësimi i fundit: 25 Gusht, 2026 7:56 am
23 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Kuvendi i Shqipërisë, në rekomandimet për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për vitin 2026, kërkoi zyrtarisht përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies publike në vendimet e Bordit.

Në rezolutën e miratuar nga Kuvendi në muajin korrik, rekomandohet që ky institucion të publikojë aktet rregullatore të miratuara dhe ndryshimet përkatëse, si dhe vendimet për marrjen e masave administrative dhe korrigjuese, me evidentimin e votimit individual të anëtarëve të Bordit dhe të rasteve të përjashtimit nga vendimmarrja për shkak të konfliktit të interesit.

Sipas rekomandimeve, publikimi duhet të kryhet në përputhje me parimin e proporcionalitetit, duke garantuar mbrojtjen vetëm të atyre elementeve që përbëjnë informacion konfidencial sipas nenit 24 të ligjit nr. 9572/2006, nëpërmjet anonimizimit ose redaktimit të pjesshëm, pa cenuar publikimin e vetë aktit, bazës ligjore, arsyetimit dhe elementeve thelbësore të vendimmarrjes.

Megjithatë, një rekomandim i tillë nuk është zbatuar as në vijim të mbledhjes së radhës, të fundit të muajit korrik. Në listën e vendimeve, të publikuara gjatë muajit gusht, përsëri dy vendime, që lidhen përkatësisht me marrjen e masave ndaj një subjekti të mbikëqyrur dhe me refuzimin për rishikimin e një vendimi të mëparshëm për marrje masash, nuk janë publikuar.

Mospublikimi i një pjesë të madhe të vendimeve të Bordit të AMF-së, i drejtuar nga Saimir Tola, ka qenë disa herë objekt debatesh dhe kritikash nga deputetët gjatë diskutimeve në Kuvend.

Praktika e AMF-së, e drejtuar nga Adela Xhamali pothuajse në të gjitha rastet ka qenë që vendimet korrigjuese ose masat administrative ndaj subjekteve të mbikëqyrura të mos publikohen.

Megjithatë, në disa raste veçanta është bërë përjashtim nga ky rregull. Në vitin 2021, Bordi i AMF-së bëri publike disa masa korrigjuese ndaj shoqërive administruese të fondeve të pensionit. Ndërkohë, një praktikë e tillë nuk është ndjekur në asnjë rast ndaj shoqërive të sigurimit.

Aplikimi i një standardi të dyfishtë shkaktoi pakënaqësi te shoqëritë që ishin subjekt i këtyre masave.

Në fakt, publikimi ose jo i vendimeve është një çështje që varet nga gjykimi ose diskrecioni i vetë Bordit. Kjo e drejtë shfrytëzohet jo vetëm për të mos bërë publike masat ndaj subjekteve të mbikëqyrura, por edhe në rastin e vendimmarrjeve të tjera që nuk lidhet me këto marrëdhënie. Rezoluta e Kuvendit tenton të eliminojë subjektivizmin apo keqpërdorimin eventual të së drejtës për të mos i bërë publike vendimet.

Gjithashtu, në rezolutën e këtij viti Kuvendi kërkon nga AMF-ja kërkohet të konsolidojë mekanizmat e transparencës institucionale, duke forcuar funksionin e koordinatorit për të drejtën e informimit dhe duke garantuar publikimin e informacionit sipas standardeve të të dhënave të hapura dhe ripërdorimit të informacionit të sektorit publik.”

AMF mori më pak masa ndaj subjekteve të mbikëqyrura në vitin 2025

Masat administrative dhe korrektuese të AMF-së ndaj subjekteve të mbikëqyrura pësuan rënie vitin e kaluar. Sipas raportimit të këtij institucioni në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë vitit 2025, Bordi i Autoritetit ka marrë 13 vendime, si masa administrative e korrigjuese ndaj subjekteve të mbikëqyrura, të bazuara kryesisht në gjetjet e analizave financiare, inspektimeve në vend dhe rasteve të pezullimit të licencave për ushtrimin e veprimtarisë.

Numri i masave ndaj subjekteve të mbikëqyrura ka pësuar ulje për të dytin vit radhazi. Për vitin 2024, Bordi i AMF-së pati marrë 15 masa, ndërsa për vitin 2023 raportonte 28 masa administrative dhe korrigjuese.

Në tregun e sigurimeve gjatë vitit 2025 u morën nëntë vendime, përkatësisht, tetë vendime për marrje masash dhe urdhër për eliminimin e shkeljeve ndaj shoqërive të sigurimit dhe një vendim për heqje licence ndaj një vlerësuesi dëmesh.

Nga këto, gjashtë vendime përfshinë sanksione me gjobë në vlerën totale 7.4 milionë lekë, të cilat janë likuiduar. Vlera e gjobave të vendosura ndaj shoqërive të sigurimeve është rritur me 37% krahasuar me një vit më parë.

Sipas ligjit “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, AMF mund të vendosë ndaj shoqërive të sigurimit gjoba që mund të arrijnë deri në tre milionë lekë, në varësi të shkeljes së konstatuar. Subjekte të gjobave mund të jenë edhe administratorët e shoqërive të sigurimit, për shuma nga 100 mijë deri në 400 mijë lekë, si edhe anëtarët e këshillit mbikëqyrës, në intervalin mes 300 mijë lekë dhe 500 mijë lekë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ujësjellësit licencohen, por nuk kontrollohen

Rama bën deputetin e tij të Beratit, Buzali, me hotel luksoz në Qeparo

Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”

Si po e humbet Shqipëria biodiversitetin e saj bujqësor?

“Dosjet Shqiptare” zbulojnë verbërinë morale të arkitektëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama bën deputetin e tij të Beratit, Buzali, me hotel luksoz në Qeparo
Artikulli tjetër Ujësjellësit licencohen, por nuk kontrollohen

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Aksident në Golem/ Humbin jetën 2 persona, pas përplasjes së motorit
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
Viti 2025 shënoi rritje të shtetasve të huaj, në Shqipëri
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
“Taranto 2026”/ Mundësit shqiptarë shkruajnë historinë në Lojërat Mesdhetare
Aktuale Kryesore Sociale Sporti Te Tjera 25 Gusht, 2026
Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.