KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Duhet shfuqizuar ligji për zonat e mbrojtura
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Duhet shfuqizuar ligji për zonat e mbrojtura
FokusKryesoreOpinionPolitikeSociale

Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Duhet shfuqizuar ligji për zonat e mbrojtura

Përditësimi i fundit: 25 Gusht, 2026 5:45 pm
33 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në përgjigje të 11 eurodeputetëve të krahut të majtë, Komisioni Europian thotë se Shqipëria duhet të shfuqizojë ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura dhe të përfundojë ligjin e vitit 2015 për investimet strategjike.

Eurodeputetët Emma Fourreau, Marc Botenga, Danilo Della Valle, Sebastian Everding, Hanna Gedin, Anja Hazekamp, ​​​​Marina Mesure, Arash Saeidi, Ilaria Salis, Jonas Sjöstedt dhe Anthony Smith i kërkuan Komisionit Evropian të komentonte mbi projektet turistike në Sazan dhe në zonën e mbrojtur Vjosa-Nartë, të cilat ata thonë se financohen nga fondi i investimeve i Jared Kushner.

“Si e vlerëson Komisioni përputhshmërinë e investimeve në pasuri të paluajtshme të lidhura me familjen e një kreu shteti jashtë BE-së me standardet e transparencës dhe qeverisjes së mirë që priten nga vendet që synojnë anëtarësimin në BE?” ishte një nga pyetjet që iu drejtuan Komisionit Evropian nga eurodeputetët e krahut të majtë.

Në përgjigjen e saj, Marta Kos nuk jep një vlerësim specifik të investimeve që lidhen me familjen Trump, por thekson se investimet e huaja mund të sjellin përfitime, me kusht që të jenë transparente dhe në përputhje me rregullat kombëtare dhe të BE-së.

Përgjigja e Komisionerit Kos përforcon edhe një herë qëndrimin se Shqipëria duhet të përmbushë kriteret për mbylljen e Kapitullit 27, kapitullin e mjedisit, duke shfuqizuar ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura në vitin 2024 dhe ligjin për investimet strategjike.

“Kushtet për mbylljen e kapitullit kërkojnë në mënyrë të qartë që Shqipëria të përputhet me acquis të BE-së për mbrojtjen e natyrës, duke përfshirë shfuqizimin e dispozitave të papajtueshme të futura përmes ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe përfundimin e legjislacionit të vitit 2015 për investimet strategjike”, thuhet në përgjigjen drejtuar eurodeputetëve.

Sipas Komisionit Evropian, Shqipëria duhet të përafrojë legjislacionin e saj me acquis mjedisor të BE-së, duke përfshirë Direktivën e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor, Direktivën e Vlerësimit Strategjik Mjedisor, Direktivën e Shpendëve dhe Direktivën e Habitateve.

“Shqipëria duhet të demonstrojë kapacitet të mjaftueshëm për menaxhimin e zonave të ardhshme Natura 2000 dhe të sigurojë masa efektive për ruajtjen e tyre, duke parandaluar përkeqësimin e habitateve dhe statusin e specieve”, thuhet më tej në përgjigjen e dhënë nga Komisionerja Marta Kos.

Në një pyetje drejtuar Komisionit, eurodeputetët ngritën shqetësime se zhvillimet turistike mund të rrezikojnë ekosistemet bregdetare dhe detare, biodiversitetin dhe habitatet e specieve të kërcënuara. Ata gjithashtu theksuan se Sazani ndodhet brenda Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, i cili është përcaktuar si një Zonë e Mbrojtur Veçanërisht e Rëndësishme për Mesdheun (SPAMI).

Në përgjigje, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Komisioni Evropian po e ndjek nga afër projektin në zonën Pishë Poro-Nartë.

“Ky projekt, si të gjitha projektet në zhvillim e sipër në Shqipëri, do të duhet të përmbushë kushtet e përcaktuara në Kapitullin 27” , thuhet më tej në përgjigjen drejtuar eurodeputetëve.

Sipas Kos, qeveria shqiptare e ka siguruar Komisionin se do të kryhet një Vlerësim i Plotë i Ndikimit Mjedisor dhe se do të respektohen standardet evropiane mjedisore, si dhe se Komisioni i ka inkurajuar autoritetet shqiptare të vazhdojnë të ndërmarrin hapa në mbështetje të përmbushjes së kushteve për mbylljen e kapitullit dhe avancimin në rrugën e tyre drejt BE-së.

“Komisioni do të monitorojë nga afër përmbushjen e këtyre kushteve”, përfundon përgjigja e Komisionit Evropian.

Në letrën e tyre, 11 eurodeputetët nga grupi i majtë e lidhën zhvillimin e projekteve turistike në Sazan dhe Vjosë-Nartë me një debat më të gjerë mbi mbrojtjen e burimeve natyrore të Shqipërisë.

Ata argumentuan se demonstratat kundër projekteve pasqyrojnë shqetësimet se territori i Shqipërisë po zhvillohet në favor të interesave private të investitorëve shumë të pasur. Sipas tyre, projektet e hoteleve paraqesin rrezik për ekosistemet bregdetare dhe detare, biodiversitetin dhe habitatet e specieve të kërcënuara.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar

Kongresi amerikan nis hetim për Sazanin

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, për spiunazh dhe shantazh

Kroacia ngre alarmin : Serbia po armatoset me armë sulmuese

Turqia dënon pesë kryetarë bashkie të opozitës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Turqia dënon pesë kryetarë bashkie të opozitës
Artikulli tjetër Kroacia ngre alarmin : Serbia po armatoset me armë sulmuese

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

BE po ndryshon rregullat e zgjerimit
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 25 Gusht, 2026
Bashkitë i drejtohen Këshillit të Evropës për Reformën Territoriale
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Politike 25 Gusht, 2026
Një shtet bektashi së shpejti?/ Gazeta holandeze: Rama synon të zhvendosë vëmendjen
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 25 Gusht, 2026
Nuk ndalet rënia e Euros/ Arrin minimumin e ri, pranë 92.4 lekëve
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.