KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shpopullimi boshatis Shqipërinë, mbi 80% e territorit të Korçës pa banorë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shpopullimi boshatis Shqipërinë, mbi 80% e territorit të Korçës pa banorë
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Shpopullimi boshatis Shqipërinë, mbi 80% e territorit të Korçës pa banorë

Përditësimi i fundit: 27 Gusht, 2026 5:10 pm
42 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shpopullimi po godet dhe po boshatis vendin tonë, duke lënë gjurmë të forta në hartën demografike të Shqipërisë. Një pjesë e madhe e territorit të vendit është tashmë pa banorë, ndërsa popullsia është përqendruar gjithnjë e më shumë në qytetet dhe zonat urbane.

Rasti më ekstrem është Qarku i Korçës, ku mbi 80% e territorit rezulton pa popullsi banuese. Korça pasohet nga Gjirokastra me 77,5%, Vlora me 71,4% dhe Kukësi me 70,7% të territorit pa banorë. Situata është e ngjashme edhe në qarqe të tjera. Në Shkodër, 67,2% e territorit nuk ka banorë, ndërsa në Dibër kjo shifër arrin në 62,3% dhe në Berat në 60,8%. Lezha dhe Elbasani janë më pranë mesatares kombëtare, përkatësisht me 54,3% dhe 53,6% të territorit pa popullsi.

Nga ana tjetër qëndron Durrësi, ku vetëm 20,6% e sipërfaqes rezulton pa banorë. Fieri ka 39,9% territor pa popullsi, ndërsa Qarku i Tiranës 43,7%. Në nivel kombëtar, rreth 57% e territorit të bashkive shqiptare nuk ka popullsi. Të dhënat që janë publikuar në Raportin Përfundimtar të Reformës Administrativo-Territoriale dhe të bazuara në Censin 2023, japin një pamje të qartë të një Shqipërie ku popullsia sa vjen e po pakësohet.

Shpopullimi është veçanërisht i dukshëm në zonat malore dhe në juglindje të vendit, ku banorët janë larguar nga një pjesë e konsiderueshme e vendbanimeve dhe janë përqendruar në qytete ose në zona më të urbanizuara.

Bazuar në këtë raport, numri i banorëve për kilometër katror, nuk mjafton për të kuptuar se si është shpërndarë realisht popullsia, pasi banorët mund të jenë të përqendruar vetëm në një ose disa qytete, ndërsa pjesa tjetër e territorit është thuajse bosh.

Shifrat tregojnë kështu një realitet të rëndësishëm demografik: Shqipëria nuk po përballet vetëm me pakësimin e numrit të banorëve, por edhe me boshatisjen e territoreve të tëra. Ky fenomen është më i theksuar në zonat malore dhe periferike, ndërsa popullsia po përqendrohet gjithnjë e më shumë rreth qyteteve kryesore.

Nëse ky trend vazhdon, sfida për vendin nuk do të jetë vetëm sa banorë do të ketë Shqipëria në të ardhmen, por edhe sa vendbanime do të mbeten aktive dhe si do të mbahet funksional territori i vendit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Egnatia bie në Norvegji, por kualifikimi në Conference League mbetet historik

Shuhet ëndrra e kualifikimit në Conference League, Dinamo mposhtet nga Pafos

Tatimet nisin hetimin për të ardhurat nga Booking

Thirrje për protestë nesër para selisë së PS-së

Disa zona në Tiranë pa ujë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përmbytje masive në Japoni, mijëra evakuime
Artikulli tjetër Katastrofë natyrore në kufirin Kinë-Nepal, 360 viktima nga përmbytjet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shorti i Champions League dhuron përballje spektakolare
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 27 Gusht, 2026
Revolucioni i Flamingove dhe kriza e pluralizmit mediatik
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 27 Gusht, 2026
Në Shqipëri vijnë aziatikët, kurse Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 27 Gusht, 2026
Zjarret shkrumbojnë Shqipërinë/ UNECE ‘shuplakë’ qeverisë Rama
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Sociale 27 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.