Një aktiviste ka bërë thirrje për mobilizimin e qytetarëve dhe protestuesve për ditën e nesërme, në kohën kur në selinë e Partisë Socialiste pritet të zhvillohet një mbledhje e kësaj force politike.
Sipas thirrjes së bërë publikisht, qytetarët ftohen të mblidhen pranë selisë së PS-së për të zhvilluar një protestë simbolike, përmes së cilës synohet të shprehet pakënaqësia dhe kundërshtimi ndaj vendimeve të mazhorancës.
“Nesër në orën 17:30 PS mblidhet te selia për mbledhje. Të shkojmë atje me vezë dhe të protestojmë e t’u tregojmë se nuk na përfaqësojnë,” deklaroi aktivistja.
Thirrja vjen në një moment kur vijojnë mobilizimet qytetare dhe aksionet kundër qeverisë. Aktivistët kërkojnë pjesëmarrje më të gjerë qytetare, llogaridhënie nga përfaqësuesit politikë dhe kundërshtim ndaj politikave dhe qëndrimeve të mazhorancës.
Marrë nga Hashtag.al