Administrata Tatimore ka nisur kontrollet për subjektet që kanë realizuar të ardhura përmes platformës Booking.com. Tatimet thonë se janë përzgjedhur 100 individë dhe subjekte, të ardhurat e të cilëve do të analizohen nëse janë deklaruar në përputhje me detyrimet ligjore.
Në njoftim thuhet se 100 tatimpaguesit e përzgjedhur për periudhën tetor 2022-dhjetor 2025 kanë realizuar 24.9 milionë euro të ardhura të realizuara përmes Booking.
Kontrollet që do të ushtrohen nga Drejtoria e Hetimit dhe Drejtoritë Rajonale do të evidentojnë nëse këto të ardhura janë deklaruar në përputhje me detyrimet ligjore në fuqi.
Kontrollet zhvillohen në një periudhë kur dhënia me qira afatshkurtër e apartamenteve dhe dhomave përmes platformave online është zgjeruar, veçanërisht në zonat me aktivitet turistik dhe gjatë sezonit veror.
Marrë nga Zëri.al