KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Inspektorët tatimorë të BE-së mund të marrin pjesë në hetime në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Inspektorët tatimorë të BE-së mund të marrin pjesë në hetime në Shqipëri
AnalizeFinanceFokusKryesoreSocialeZhvillim

Inspektorët tatimorë të BE-së mund të marrin pjesë në hetime në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 28 Gusht, 2026 5:08 pm
45 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Inspektorët tatimorë të vendeve të Bashkimit Europian do të mund të marrin pjesë në hetime dhe kontrolle tatimore që zhvillohen në Shqipëri, sipas projektligjit të ri “Për bashkëpunimin administrativ në fushën e tatimeve dhe shkëmbimin e informacionit tatimor”.

Projektligji, i hartuar në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me Direktivën europiane DAC 1, parashikon një nivel të ri bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe administratave tatimore të vendeve anëtare të BE-së.

Sipas nenit 18, me kërkesë të një autoriteti tatimor të një vendi të BE-së, nëpunësit e tij të autorizuar mund të jenë të pranishëm në zyrat e administratës tatimore shqiptare, të ndjekin hetimet administrative që zhvillohen në Shqipëri apo të marrin pjesë në to përmes mjeteve elektronike të komunikimit.

Kompetencat e tyre nuk kufizohen vetëm te vëzhgimi. Kur marrin pjesë në një hetim, inspektorët e huaj mund të intervistojnë individë dhe të shqyrtojnë të dhëna, dokumente dhe regjistra, sipas procedurave të përcaktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Madje, projektligji përcakton se refuzimi i një personi nën hetim për të respektuar masat e kontrollit të ndërmarra në këtë kuadër do të trajtohet njësoj si refuzimi për të bashkëpunuar me inspektorët shqiptarë.

Një tjetër risi janë auditimet e përbashkëta. Kur një auditim zhvillohet në Shqipëri, inspektorët e vendeve të tjera të BE-së do të veprojnë nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Tatimeve shqiptare. Ata mund të intervistojnë individë dhe të kontrollojnë dokumentacionin së bashku me nëpunësit shqiptarë.

Provat e mbledhura në një auditim të tillë do të vlerësohen në të njëjtat kushte juridike si provat e siguruara gjatë një kontrolli të kryer vetëm nga administrata shqiptare. Gjetjet do të përfshihen në raportin përfundimtar, ndërsa personi i audituar duhet të marrë një kopje të tij brenda 60 ditëve nga nxjerrja.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së

4,26 miliardë lekë për pastrim dhe Tirana mbetet ende e pistë!

Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi?

Jared Kushner, fytyra e re oligarkisë amerikane

A ia vlen të investosh në obligacionet e shoqërive tregtare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Europa bëhet gati për çmime të “frikshme” të gazit, gjatë dimrit
Artikulli tjetër Shorti i Conference League, Egnatia mëson 6 rivalët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ergys Agasi dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 29 Gusht, 2026
Fushat e naftës në Venezuelë po ndryshojnë lojën për SHBA-të, OPEC-un dhe Hormuzin
Analize Bota Ekonomi Opinion Politike Zhvillim 29 Gusht, 2026
30 minuta alarm në qiell! Bien radarët dhe mbylljet hapësiras ajrore shqiptare
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 29 Gusht, 2026
Ndalohet hyrja e anijes “Hanuman” në portin e Durrësit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 29 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.