KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Erion Veliaj shkarkon nga detyra kryebashkiaken e komanduar të Tiranës, Anuela Ristanin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Erion Veliaj shkarkon nga detyra kryebashkiaken e komanduar të Tiranës, Anuela Ristanin
AktualeAnalizeFokusKryesorePolitikeTe Tjera

Erion Veliaj shkarkon nga detyra kryebashkiaken e komanduar të Tiranës, Anuela Ristanin

Përditësimi i fundit: 28 Gusht, 2026 5:25 pm
38 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë vendimin për të shkarkuar nga detyra dhe për t’i hequr kompetencat e deleguara Anuela Ristanit.

Sipas vendimit zyrtar, delegimi i kompetencave drejtuese ishte një mekanizëm i përkohshëm organizativ për të garantuar funksionimin e administratës, por pas vendimeve të fundit të Gjykatës Kushtetuese që konfirmojnë mandatin dhe autoritetin ligjor të kryetarit të zgjedhur, kjo situatë ka ndryshuar.

Dokumenti citon moszbatimin e vendimeve gjyqësore, si dhe refuzimin e urdhrave të drejtpërdrejtë të kryebashkiakut.

VENDIMI:

“Në mbështetje të nenit 8, pika 2 dhe nenit 64 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, si dhe nenit 113 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;

duke mbajtur në konsideratë se urdhri nr. 366 (nr. 7461 prot.), datë 14.02.2025, “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të Kryetarit të Bashkisë Tiranë”, është nxjerrë si një instrument organizativ me karakter të përkohshëm, me qëllim garantimin e vijimësisë së funksionimit të administratës dhe të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës në kushtet e krijuara në atë kohë;

duke mbajtur në konsideratë se mandati i Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Tiranës ka vijuar juridikisht dhe është njohur si i tillë në dy vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa vendimmarrja më e fundit e kësaj Gjykate ka eliminuar çdo paqartësi mbi vijimësinë dhe mbrojtjen kushtetuese të këtij mandati, si dhe mbi autoritetin që buron prej tij;

duke vlerësuar se vendimmarrja më e fundit e Gjykatës Kushtetuese përbën një rrethanë të re dhe përcaktuese për raportet institucionale brenda Bashkisë së Tiranës, e cila kërkon që ushtrimi i çdo kompetence të deleguar të zhvillohet në përputhje dhe në koordinim të plotë me autoritetin e Kryetarit të zgjedhur, mandati i të cilit është konfirmuar përfundimisht në planin kushtetues;

duke vlerësuar se, pikërisht për shkak të natyrës së tij të përkohshme dhe derivative, delegimi i kompetencave mund të vijojë vetëm për aq kohë sa i shërben qëllimit për të cilin është dhënë dhe ushtrohet në respekt të autoritetit kushtetues dhe ligjor të organit delegues, pa u shndërruar në një burim autonom kompetence të shkëputur prej tij;

duke konstatuar se, në periudhën pasuese dhe veçanërisht pas vendimmarrjes së fundit të Gjykatës Kushtetuese, është evidentuar një shkëputje progresive e ushtrimit të kompetencave të deleguara nga autoriteti kushtetues dhe ligjor i Kryetarit të zgjedhur, e materializuar në mungesën e informimit dhe të koordinimit institucional, në moszbatimin e vendimeve gjyqësore në moszbatimin dhe refuzimin e urdhrave të drejtpërdrejtë të Kryetarit, si dhe në veprime dhe mosveprime që kanë cenuar zinxhirin normal të përgjegjësisë dhe drejtimit institucional të Bashkisë;

duke konstatuar se kjo situatë ka kulmuar me refuzimin e autoritetit të Kryetarit të zgjedhur për të ushtruar kompetencat që Kushtetuta dhe ligji ia njohin drejtpërdrejt, duke krijuar një gjendje institucionale në të cilën delegimi, në vend që të realizojë qëllimin e tij fillestar të garantimit të vijimësisë administrative, është shndërruar në pengesë për ushtrimin efektiv të mandatit të organit delegues;

duke çmuar se këto rrethana, të marra së bashku dhe veçanërisht zhvillimet e fundit të sipërpërmendura, përbëjnë një ndryshim thelbësor të kushteve institucionale në të cilat delegimi është dhënë dhe e bëjnë vijimin e tij të papajtueshëm me nevojën për një zinxhir të qartë përgjegjësie, funksionimin normal të administratës dhe ushtrimin efektiv të mandatit të Kryetarit të zgjedhur;

me qëllim garantimin e ligjshmërisë, vijimësisë, stabilitetit dhe funksionimit normal të Bashkisë së Tiranës, ofrimin e pandërprerë të shërbimeve publike dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve të Tiranës.”, njofton Bashkia.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së

4,26 miliardë lekë për pastrim dhe Tirana mbetet ende e pistë!

Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi?

Jared Kushner, fytyra e re oligarkisë amerikane

A ia vlen të investosh në obligacionet e shoqërive tregtare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit, 4 herë më e madhe se statistika zyrtare
Artikulli tjetër Si ndikon referendumi në Islandë në rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ergys Agasi dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 29 Gusht, 2026
Fushat e naftës në Venezuelë po ndryshojnë lojën për SHBA-të, OPEC-un dhe Hormuzin
Analize Bota Ekonomi Opinion Politike Zhvillim 29 Gusht, 2026
30 minuta alarm në qiell! Bien radarët dhe mbylljet hapësiras ajrore shqiptare
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 29 Gusht, 2026
Ndalohet hyrja e anijes “Hanuman” në portin e Durrësit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 29 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.