KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vdekja e Ratko Mladiçit, Haga i përgjigjet Beogradit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Vdekja e Ratko Mladiçit, Haga i përgjigjet Beogradit
AnalizeFokusKomentRajoniSocialeZhvillim

Vdekja e Ratko Mladiçit, Haga i përgjigjet Beogradit

Përditësimi i fundit: 29 Gusht, 2026 4:57 pm
23 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjykata e Hagës ka reaguar ndaj pretendimeve të ngritura në Serbi për trajtimin mjekësor të ish-gjeneralit serb Ratko Mladiç, duke deklaruar se kujdesi i ofruar ndaj tij gjatë qëndrimit në paraburgim ka tejkaluar standardet minimale të kërkuara nga normat ndërkombëtare.

Mladiç, i njohur si “Kasapi i Srebrenicës”, ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare, ndërsa vuante një dënim me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë luftës në Bosnje.

Mekanizmi i Hagës bëri të ditur se aktualisht nuk mund të japë detaje mbi rrethanat e vdekjes së tij, pasi hetimi zyrtar është ende në zhvillim.

Hetimi është urdhëruar nga presidentja e Mekanizmit Ndërkombëtar, Graciela Gatti Santana, dhe i është besuar gjyqtarit Ian Bonomy.

Sipas institucionit, ky është një procedurë standarde që zhvillohet sa herë që një person i paraburgosur vdes në njësinë e paraburgimit të Kombeve të Bashkuara. Rezultatet e hetimit do t’i dorëzohen presidentes sapo të jetë e mundur.

Për momentin, Mekanizmi thekson se informacionet mbi rrethanat e vdekjes mbeten konfidenciale dhe nuk mund të bëhen publike përpara përfundimit të procesit hetimor.

Reagimi i Hagës vjen pasi në Serbi u ngritën pikëpyetje nga disa përfaqësues politikë lidhur me shkakun e vdekjes së ish-komandantit të forcave serbe të Bosnjës.

Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” raportoi se kishte marrë përgjigje nga shërbimi për shtyp i Hagës, ku thuhej se deri në përfundimin e hetimit, detajet e vdekjes së Mladiçit konsiderohen të rezervuara.

Ndërkohë, autoritetet serbe kanë njoftuar se synojnë t’i organizojnë atij një funeral me nderime të plota shtetërore dhe ushtarake pas kthimit të trupit në Serbi.

Kreu i Mekanizmit Ndërkombëtar vlerësoi trajtimin që i ishte ofruar Mladiçit në spitalin e paraburgimit, duke përfshirë kujdesin mjekësor dhe ndihmën për aktivitetet e përditshme.

Sipas tij, kujdesi i garantuar ndaj ish-gjeneralit serb “tejkaloi ndjeshëm minimumin e kërkuar nga standardet ndërkombëtare”.

Ratko Mladiç u dënua për rolin e tij në luftën e Bosnjës, përfshirë masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, ku mbi 8 mijë burra dhe djem boshnjakë u vranë në një nga krimet më të rënda në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së

4,26 miliardë lekë për pastrim dhe Tirana mbetet ende e pistë!

Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi?

Jared Kushner, fytyra e re oligarkisë amerikane

A ia vlen të investosh në obligacionet e shoqërive tregtare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm UEFA, hetimin për sulmuesin e Kombëtares shqiptare/ Arbër Hoxha me akuza për racizëm
Artikulli tjetër Podgorica i përgjigjet Tiranës: Spajiç nuk kishte parasysh Shqipërinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ergys Agasi dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 29 Gusht, 2026
Fushat e naftës në Venezuelë po ndryshojnë lojën për SHBA-të, OPEC-un dhe Hormuzin
Analize Bota Ekonomi Opinion Politike Zhvillim 29 Gusht, 2026
30 minuta alarm në qiell! Bien radarët dhe mbylljet hapësiras ajrore shqiptare
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 29 Gusht, 2026
Ndalohet hyrja e anijes “Hanuman” në portin e Durrësit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 29 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.