Gjatë muajit gusht në PKK Qafë Botë ka pasur lëvizje të shumta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Gjithësej janë regjistruar 146.819 shtetas vendas dhe të huaj. Sipas shifrave të siguruara nga Komisariati i Kufirit Sarandë vihet re se numri më i shumtë është regjistruar në dalje, 76.758 shtetas.
Grafiku i muajit gusht për lëvizjen në Qafë Botë është si më poshtë:
Data 01.08.2026-30.08.2026
Hyrje shtetas shqiptarë 5.352
Dalje shtetas shqiptarë 5.515
Hyrje shtetas të huaj 64.709
Dalje shtetas të huaj 71.243
Gjithësejt në hyrje 70.061
Gjithësejt në dalje 76.758
Shuma në përgjithësi 146.819
Ndërsa në Portin e qytetit për muajin gusht vjen ky grafik trafiku i lëvizjeve:
Data 01.08.2025-30.08.2025
Hyrje shtetas shqiptarë 9.140
Dalje shtetas shqiptarë 9.085
Hyrje shtetas të huaj 63.503
Dalje shtetas të huaj 68.987
Gjithësejt në hyrje 72.643
Gjithësejt në dalje 78.072
Shuma në përgjithësi 150.715
Marrë nga Syri.net