KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Leksione se si ulen çmimet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Leksione se si ulen çmimet
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Leksione se si ulen çmimet

Përditësimi i fundit: 30 Gusht, 2026 5:17 pm
19 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Për momentin, një standard europian e kemi arritur para kohe: çmimin e ushqimeve. Për pagat, produktivitetin dhe konkurrueshmërinë, Europa është ende shumë më larg.

Adam Smith e kishte përmbledhur që në shekullin XVIII një nga mekanizmat më të thjeshtë të tregut: “Çmimi i monopolit është gjithmonë më i larti që mund të merret; çmimi i konkurrencës së lirë, përkundrazi, është më i ulëti që mund të mbahet.”

Dy shekuj e gjysmë më vonë, Shqipëria ka një problem që meriton pikërisht këtë pyetje: sa konkurrues është një treg ku ushqimet, në një nga vendet me të ardhurat më të ulëta dhe më bujqësore në Europë, janë bërë më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian?

Në vitin 2022, niveli i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri ishte rreth 85% e mesatares së BE-së. Në vitin 2025, indeksi arriti në 102.9, pra afro 3% mbi mesataren europiane.

Brenda tre vjetësh kaluam nga një nivel dukshëm më i ulët se Europa, në vendin më të shtrenjtë të Ballkanit Perëndimor për ushqimet.

Serbia mbeti në 96.6% të mesatares së BE-së, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi, në 84.6%, ndërsa Maqedonia e Veriut, ndër më të lirat, me 74.3%.

Dhe kjo ndodh në një ekonomi ku bujqësia zë ende rreth 14.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Një bazë kaq e madhe bujqësore duhet, në parim, të ishte një avantazh për furnizimin vendas dhe kostot dhe për të nxitur industrinë përpunuese.

Në praktikë, rreth gjysma e grupeve ushqimore kushtojnë më shumë se mesatarja europiane, ndërsa qumështi, produktet e bulmetit dhe vezët janë mbi 30% më të shtrenjta.

A mund t’i ulë qeveria çmimet? Jo në mënyrë të qëndrueshme me bord, me urdhër apo me një faqe interneti.

Çmimet lëvizin nga kërkesa dhe oferta, nga kostot, produktiviteti dhe konkurrenca. Transparenca mund të ndihmojë konsumatorin të krahasojë, por nuk prodhon më shumë, nuk e ul koston e transportit, nuk rrit rendimentin e fermës dhe nuk krijon konkurrencë aty ku ajo mungon.

Në këtë pikë vlen edhe ironia e Milton Friedman: “Ne ekonomistët nuk dimë shumë, por dimë si të krijojmë mungesa.”

Logjika e tij ishte e thjeshtë. Kur çmimi mbahet artificialisht nën nivelin e tregut, oferta priret të tkurret. Prandaj debati nuk duhet të jetë si ta urdhërojmë çmimin të ulet, por pse çmimi është kaq i lartë që në nisje.

P.sh., mungojnë analizat se pse produktet e qumështit janë mbi 30% më të shtrenjta se mesatarja europiane? Ku krijohet kostoja, te fermeri, grumbulluesi, përpunuesi, importuesi, distributori apo shitja me pakicë?

Pse subvencionet nuk orientohen më fort te hallkat ku zinxhiri i vlerës humbet eficiencë? Nëse problemi është produktiviteti, duhet mbështetur teknologjia. Nëse është grumbullimi, duhet investuar aty.

Nëse është shkalla shumë e vogël e fermave, duhet nxitur organizimi dhe bashkëpunimi.

Pse çmimet e produkteve në supermarkete janë më të shtrenjta dhe se në vendet me paga shumë më të larta se te ne, duke habitur madje edhe turistët?

Pse kërkesa e shtuar nga rritja e hyrjeve të të huajve po plotësohet nga importi? Pse në vendet e tjera të rajonit, edhe pse janë të vogla e ka varësi nga importi, çmimet nuk janë rritur me të njëjtat ritme si në Shqipëri?

Në fakt, të thuash “duhet një ekonomi më konkurruese” është më e lehtë në teori sesa në praktikë. Sepse tregu nuk është automatikisht i lirë vetëm se shteti nuk cakton çmimet.

Ai është i lirë kur ka konkurrencë reale, hyrje të lehtë të operatorëve të rinj, rregulla të barabarta dhe institucione që ndërhyjnë kur tregu deformohet.

Dhe mbi të gjitha duhet vullnet për të hyrë te shkaqet, jo vetëm te simptoma që shfaqet në etiketën e çmimit. Edhe po të identifikohen të gjitha problemet, ndërtimi i një ekonomie konkurruese është një mision i vështirë, që kërkon kohë dhe politika të qëndrueshme.

Procesi i përshtatjes me standardet e BE-së mund ta bëjë sfidën edhe më të fortë. Kërkesat për sigurinë ushqimore, mjedisin, prodhimin, paketimin dhe gjurmueshmërinë do të shtojnë kostot për një pjesë të bizneseve.

Nëse prodhuesit vendas hyjnë në këtë proces me produktivitet të dobët dhe zinxhirë të brishtë, rreziku është që ekonomia të bëhet edhe më konsumatore dhe më e varur nga importet, duke u kthyer, siç kanë paralajmëruar shpesh prodhuesit, në një supermarket të madh të Europës.

Për momentin, një standard europian e kemi arritur para kohe: çmimin e ushqimeve. Për pagat, produktivitetin dhe konkurrueshmërinë, Europa është ende shumë më larg.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas “boom”-it, tregu i pronave jep sinjale frenimi, çmimet janë rritur 120% në 5 vjet

Sot dita e 92 e rezistencës, qytetarët: Nuk largohemi pa dorëheqjen e Ramës

Ngjitja dhe rënia e Ergys Agasit

Trump njofton rimbushjen e rezervave të SHBA-së me naftë venezueliane

Rritja e kostove po shkrin biznesin e akullores vendase

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fierzë nën 275 metra, bien prurjet dhe tkurret rezerva hidrike
Artikulli tjetër Skandali me 6 mln eurot e Startup-eve: Shpallen fitues që nuk plotësojnë kriteret

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nën hijen e Beratit, beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 30 Gusht, 2026
Skandali me 6 mln eurot e Startup-eve: Shpallen fitues që nuk plotësojnë kriteret
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Sociale 30 Gusht, 2026
Fierzë nën 275 metra, bien prurjet dhe tkurret rezerva hidrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Gusht, 2026
Sezoni turistik/ Shqiptarë dhe të huaj ‘braktisin’ Sarandën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.