KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

Përditësimi i fundit: 3 Shtator, 2026 11:18 am
10 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Ditën e sotme kanë hyrë në fuqi kufizimet e reja për importin e mishit nga Brazili, pas ndryshimeve të miratuara nga Bashkimi Europian dhe të reflektuara edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri.

Brazili u hoq nga lista e vendeve të autorizuara për disa kategori produktesh me origjinë shtazore, pasi Komisioni Europian deklaroi se nuk kishte marrë garancitë e nevojshme për zbatimin e kërkesave që lidhen me përdorimin e disa produkteve medicinale antimikrobike.

Por sa e ekspozuar është Shqipëria ndaj këtij kufizimi?

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë periudhës Janar-Korrik 2026 Shqipëria importoi gjithsej rreth 28.1 mijë tonë mish dhe të brendshme të ngrënshme, ndërsa 9.2 mijë tonë erdhën nga Brazili.

Kjo do të thotë se Brazili zinte 32.8% të sasisë totale të importuar, ose afërsisht një në çdo tre kilogramë.

Pesha e Brazilit në importet shqiptare është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Në vitin 2021 ai siguronte 16.2% të importeve, në 2022 pesha u rrit në 20.8%, në 2023 në 26.6%, ndërsa në 2025 arriti në 28.8%. Vitin e kaluar Shqipëria importoi rreth 13.2 mijë tonë mish dhe të brendshme nga Brazili, nga 45.7 mijë tonë importe gjithsej.

Pra, kufizimi hyn në fuqi në një moment kur varësia e importeve shqiptare nga Brazili është rritur dhe gjatë këtij viti ka arritur në afërsisht një të tretën e totalit.

Kjo mund t’i detyrojë importuesit të orientohen drejt tregjeve të tjera. Nëse furnizimet alternative do të kenë kosto më të larta, mund të krijohet presion mbi çmimet, por në këtë fazë është ende herët për të thënë nëse masa do të përkthehet drejtpërdrejt në shtrenjtim për konsumatorët.

Duhet theksuar se të dhënat e INSTAT përfshijnë të gjithë kategorinë “mish dhe të brendshme të ngrënshme”, ndërsa kufizimet e reja prekin konkretisht mishin e gjedhit dhe të shpendëve.

Marrë nga Scantv.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vjenë: Vdesin 4 punëtorë nga Kosova, pas rënies së skelave

BE-ja vendosi tarifa për blerje nga Temu, AliExpress e kompani të tjera kineze

Pse taksa 5 përqind ndaj miliarderëve në Kaliforni po ndiqet me vëmendje

Kosovë/ Veteranët paralajmërojnë protesta, nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së

Trump shfaqet në monedhën e re amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Duhen rreth 8.4 miliardë euro për t’u përballur me ndryshimet klimatike
Artikulli tjetër Bashkitë mbledhin dyfishin e taksave nga qytetarët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gomone me drejtues të dehur mes pushuesve në Triport
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 3 Shtator, 2026
Marjana Koçeku: Mbyllen mbi 200 faqe në Instagram, sulme ndaj protestës
Aktuale HI-Tech Koment Kryesore Politike 3 Shtator, 2026
Qendrat e refugjatëve/ Amnesty International: Modeli Itali-Shqipëri mund të kthehet në precedent të rrezikshëm për BE-në
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 3 Shtator, 2026
Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë
Aktuale Kryesore Politike 3 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.