Kjo e martë shënoo nisjen e sesionit të ri parlamentar, i cili po shoqërohet me protesta jashtë Kuvendit.
Jashtë Kuvendit, aty ku po mbahej protesta, ka patur tensione dhe shoqërime nga policia, e cila ka blinduar zonën.
Po ashtu janë goditur me vezë disa mjete, ndërsa të shoqëruar në komisariate janë protestuesit që shkelën perimetrin e sigurisë, sipas policisë.
Nisjes së sesionit të ri parlamentar, i kanë paraprirë debate të forta në Konferencën e Kryetarëve për çështjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Marrë nga TCH