KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Turizmi i përqendruar në dy qarqe, Tirana dhe Vlora
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Turizmi i përqendruar në dy qarqe, Tirana dhe Vlora
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Turizmi i përqendruar në dy qarqe, Tirana dhe Vlora

Përditësimi i fundit: 9 Shtator, 2026 10:28 am
108 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Turizmi i të huajve në Shqipëri vijon të jetë fort i përqendruar në dy qarqe. Nga 5.230.937 netqëndrime të vizitorëve jorezidentë të regjistruara në strukturat akomoduese gjatë vitit 2024, Tirana dhe Vlora morën së bashku 3.791.561, ose rreth 72,5% të totalit kombëtar.

Vetëm Tirana regjistroi 2.451.716 netëqëndrime nga vizitorët jorezidentë, duke përfaqësuar 46,9% të totalit të vendit. Vlora renditet e dyta me 1.339.845 netqëndrime, ose rreth 25,6%. Pra, pothuajse tre të katërtat e netëve të kaluara nga vizitorët e huaj në strukturat akomoduese të Shqipërisë janë përqendruar në këto dy qarqe. INSTAT konfirmon se Tirana kishte pjesën më të madhe të netëqëndrimeve të jorezidentëve.

Hendeku me qarqet e tjera është i konsiderueshëm. Durrësi, destinacioni i tretë sipas këtij treguesi, regjistroi 492.327 netqëndrime nga të huajt, ndërsa Lezha 325.956 dhe Shkodra 292.375. Tirana kishte kështu afro pesë herë më shumë netqëndrime të vizitorëve jorezidentë sesa Durrësi.

Përqendrimi i kërkesës turistike shoqërohet edhe me zgjerim të ofertës, veçanërisht në Vlorë. Sipas INSTAT-it, numri i strukturave akomoduese në Shqipëri u rrit me 32,8% në vitin 2024 krahasuar me vitin 2022, ndërsa Vlora shënoi rritjen më të madhe mes qarqeve, me 57,1%. Në vitin 2024, strukturat akomoduese në të gjithë vendin kishin në dispozicion rreth 59 mijë dhoma dhe 131 mijë shtretër.

Në total, netqëndrimet në të gjitha format e akomodimit turistik arritën rreth 7 milionë në vitin 2024, me një rritje prej 23,9% krahasuar me 2022. Ndërsa Tirana dominon te turistët e huaj, Vlora kryeson për vizitorët rezidentë: 34,6% e netqëndrimeve të tyre u regjistruan në këtë qark.

Të dhënat tregojnë se rritja e turizmit nuk është shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në territor. Tirana, si qendër kryesore hyrëse dhe urbane, dhe Vlora, si një prej destinacioneve kryesore bregdetare, marrin së bashku pjesën dërrmuese të netëqëndrimeve të vizitorëve të huaj, ndërsa pjesa tjetër e qarqeve ndajnë më pak se 28% të totalit.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja, mbi 50 mijë viktima:

26 Tetor, 2026

Shqipëria ka nevojë për politikanë që jetojnë për politikën, jo që jetojnë nga politika

KE thotë se vendimet për kufizimin e lëvizjes u takojnë vendeve anëtare

Investigimi i medias spanjolle: Nga ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë te tonelatat e kokainës në Spanjë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ekonomia e përqenderuar në tri qarqe, Tirana, Fieri dhe Durrësi
Artikulli tjetër More, po ne ku dreqin jetojmë?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Rama i jep leje speciale mikut, të tij të ndërtojë park diellor mbi tokë bujqësore në Lushnje
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Del urdhëri për policët: Mos kontrolloni telefonat e protestuesve!
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 26 Tetor, 2026
Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.