Rreth 10,000 njerëz demonstruan të dielën në Culiacan të Meksikës, duke bërë thirrje për paqe dhe për t’i dhënë fund dhunës së shkaktuar nga karteli i drogës Sinaloa. Konflikti i përgjakshëm i brendshëm midis fraksioneve të kartelit ka shkaktuar vdekjen e të paktën 3,000 njerëzve në dy vitet e fundit në rajon.
Kryepeshkopi i Kuliakanit, Jesus Jose Herrera, u bëri thirrje kriminelëve që t’i japin fund masakrave. “Asnjë territor dhe asnjë ambicie nuk vlen më shumë se një jetë njerëzore”, tha ai.
Mediat shkruajnë se karteli i frikshëm Sinaloa u themelua në vitet 1980 nga Joaquín “El Chapo” Guzmán dhe Ismael “El Mayo” Zambada. Ata ishin udhëheqësit e tij derisa i pari u arrestua në vitin 2016 dhe u ekstradua në Shtetet e Bashkuara, ku po vuan një dënim me burgim të përjetshëm.
Protestuesit marshuan drejt katedrales së qytetit, duke iu përgjigjur thirrjes së Kishës Katolike dhe grupeve që përfaqësojnë viktimat e dhunës. Pavarësisht vendosjes së 15,000 personelit ushtarak nga qeveria e Claudia Sheinbaum, të shtënat dhe vrasjet e përditshme vazhdojnë të pandërprera në shtetin e Sinaloas.
Marrë nga Protothema.gr