KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosovë/ Kurti bën thirrje për bashkëpunimin në zgjedhjen e presidentit të ri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kosovë/ Kurti bën thirrje për bashkëpunimin në zgjedhjen e presidentit të ri
AktualeKomentKryesorePolitikeRajoni

Kosovë/ Kurti bën thirrje për bashkëpunimin në zgjedhjen e presidentit të ri

Përditësimi i fundit: 14 Shtator, 2026 12:25 pm
18 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje drejtuesve politikë për bashkëpunim në zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, duke thënë se do të ishte e pafalshme që vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme sërish për shkak të kësaj çështjeje. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e parë të kabinetit të tij qeveritar, Kurti u shpreh se Kosova ndodhet pranë një zgjidhjeje dhe paralajmëroi se rikthimi në zgjedhje do të ishte i panevojshëm dhe në dëm të interesit të qytetarëve.

“Jemi kaq afër zgjedhjes së presidentit, saqë do të ishte e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje për të ardhur përsëri në të njëjtën pikë. Andaj u bëj thirrje liderëve politikë dhe deputetëve ta zgjedhimin çështjen e presidentit dhe të ecim përpara”, tha Kurti në mbledhjen e parë të kabinetit të tij qeveritar të hënën.

Në fund të gushtit, Kurti arriti marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës në opozitë, e cila ka 18 deputetë, për ta mbështetur Bekim Sejdiun për president të ri të Kosovës. Megjithatë, një ditë më vonë, gjashtë deputetë të LDK-së thanë se nuk do ta përfillin vendimin e liderit të partisë së tyre, Lumir Abdixhiku.

Dy partitë e tjera opozitare shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca e kanë bërë të qartë se nuk kanë votë për Sejdiun. Për zgjedhjen e tij president kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallën e Kuvendit, i cili ka gjithsej 120 vende.

Nuk është e qartë se kur do të mblidhet Kuvendi për të votuar për presidentin e ri. Nëse Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin e ri, atëherë vendi do të shkojë automatikisht në zgjedhje të reja. Thirrja e Kurtit për bashkëpunim vjen në ditën e njëjtë kur PDK-ja i kërkoi Gjykatës Kushtetuese ta pezullojë punën e Kuvendit të ri, derisa ajo të shqyrtojë nëse konstituimi i tij u bë në përputhje me Kushtetutën.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Apeli heq kafazin e xhamit në sallën e gjyqit, për Ilir Metën

Kapen mbi 41 kg kokainë nga Brazili, në Portin e Durrësit

‘Corriere della Sera’: Protestat shndërrohen në lëvizje kundër qeverisë

SHBA-ja paralajmëron Serbinë për afrimin me Kinën në fushën e IA-së

Paratë e para të Maqedonisë u shtypën me letër të kontrabanduar përmes Shqipërisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kapen mbi 41 kg kokainë nga Brazili, në Portin e Durrësit
Artikulli tjetër Apeli heq kafazin e xhamit në sallën e gjyqit, për Ilir Metën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ish-ministri maqedonas i mbrojtjes: Vdekja e presidentit Trajkovski ishte atentat, jo aksident
Fokus Kryesore Opinion Rajoni Zhvillim 14 Shtator, 2026
Pasaporta e Maqedonisë së Veriut mes 40 më të fuqishmeve në botë
Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Amir Rrahmani largohet nga kombëtarja e Kosovës
Koment Kryesore Rajoni Sociale Sporti 14 Shtator, 2026
Alarm për blerësit shqiptarë e maqedonas të pronave, në Greqi
Ekonomi Koment Politike Rajoni Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.