KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen askujt
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen askujt
KomentKryesoreSocialeZhvillim

FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen askujt

Përditësimi i fundit: 28 Shtator, 2026 9:48 am
87 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria po përballet me një krizë të heshtur, por me pasoja afatgjata për të ardhmen e saj ekonomike: mungesën e theksuar të studentëve që diplomohen në fushat STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë). Alarmi lëshohet nga Fondi Monetar.

Të dhënat krahasimore tregojnë se Shqipëria regjistron nivelin më të ulët në rajon për sa i përket diplomimeve në këto degë teknike, duke mbetur dukshëm pas shteteve si Serbia apo Maqedonia e Veriut, dhe shumë larg mesatares së Bashkimit Evropian.

Kjo krizë e kapitalit njerëzor nuk është thjesht një statistikë akademike, por një pengesë e drejtpërdrejtë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe modernizimin e vendit. Sipas FM, rrënjët e këtij problemi nisin që në sistemin e arsimit parauniversitar, ku performanca e nxënësve shqiptarë mbetet thellësisht medikore.

Rezultatet e vlerësimit ndërkombëtar PISA në matematikë e rendisin Shqipërinë në fund të rajonit, gjë që dëshmon se të rinjtë nuk po pajisen me aftësitë bazë analitike për të ndjekur studime të larta shkencore.

Minim i së ardhmes

Ky hendek arsimor përkthehet në një numër tejet të kufizuar inxhinierësh, programuesish dhe shkencëtarësh që hyjnë çdo vit në tregun e punës.

Pasojat e këtij fenomeni për zhvillimin e Shqipërisë janë të shumëanshme dhe prekin shtyllat kryesore të ekonomisë. Së pari, vendi po përjeton një mospërputhje të thellë strukturore në tregun e punës (skill mismatch).

Ndërsa bota po shkon drejt automatizimit dhe ekonomisë digjitale, Shqipëria prodhon pak profesionistë që mund t’u përgjigjen këtyre kërkesave.

Kjo situatë ushqen shkallën e lartë të të rinjve, që nuk janë në punë, shkollë apo trajnim dhe rrit presionin për emigrim, pasi të rinjtë pa aftësi teknike e kanë të vështirë të integrohen në vende pune me paga të larta.

Së dyti, mungesa e specialistëve STEM po bllokon inovacionin dhe tërheqjen e investimeve të huaja cilësore. Aktivitetet e Kërkimit dhe Zhvillimit (R&D) në vend janë thuajse inekzistente në sektorin privat dhe mbeten të izoluara vetëm në institucionet publike.

Pa një forcë pune të kualifikuar në teknologji dhe inxhinieri, Shqipëria rrezikon të mbetet e bllokuar në një model ekonomik me produktivitet të ulët, i cili bazohet kryesisht te krahun e lirë të punës dhe shërbimet bazë, duke humbur mundësinë për të prodhuar mallra dhe shërbime me vlerë të shtuar të lartë.

Ky hendek i madh minon aftësinë e vendit për të përfituar plotësisht nga anëtarësimi në BE. Për të thyer këtë cikël negativ, FMN nënvizon se Shqipëria duhet të ndërmarrë reforma urgjente për modernizimin e kurrikulave arsimore, forcimin e arsimit profesional dhe krijimin e urave lidhëse mes universiteteve dhe sipërmarrjes private.

Vetëm duke investuar në formimin e gjeneratës së re në shkencë dhe teknologji, vendi mund të sigurojë një rritje ekonomike që garanton konvergjencën e shpejtë me standardet europiane.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm MTV VMA 2026/ Madonna triumfon me 7 çmime, Taylor Swift merr 3 trofe
Artikulli tjetër Si po bien shqiptarët në grepin e ‘mashtrimit kompjuterik’?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.