KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Investimet shqiptare jashtë vendit, në rënie për 6-mujorin e parë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Investimet shqiptare jashtë vendit, në rënie për 6-mujorin e parë
AnalizeEkonomi

Investimet shqiptare jashtë vendit, në rënie për 6-mujorin e parë

Përditësimi i fundit: 29 Shtator, 2026 7:55 am
48 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan rënie për të dytin tremujori radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e dytë të vitit investimet shqiptare jashtë vendit ranë në 80 milionë euro, 12% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Ndërsa të dhënat progresive për 6-mujorin 2026 tregojnë se vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit zbriti në 143 milionë euro, 18.3% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në pjesën më të madhe, investimet shqiptare janë kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit. Këto injektime kapitali përbënin më shumë se 42% e fluksit të ri të investimeve shqiptare jashtë vendit për 6-mujorin 2026.

Pjesa tjetër konsiston në fitime të riinvestuara të kompanive shqiptare në filialet e tyre të vendosura jashtë vendit ose huadhënie të aksionarëve shqiptarë për to.

Bilanci neto i investimeve të huaja direkte për 6-mujorin 2026 ishte negativ, për një vlerë të përgjithshme prej 1 miliard eurosh. Bilanci negativ në llogarinë e investimeve të huaja nënkupton se investimet e huaja direkte hyrëse në Shqipëri ngelen shumë më të larta krahasuar me investimet shqiptare jashtë vendit.

Ky bilanc negativ është zgjeruar me 71% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ka ndodhur sepse për këtë vit investimet e huaja në Shqipëri janë rritur me ritme të larta, sidomos në tremujorin e dytë, përkundrejt rënies së investimeve shqiptare jashtë vendit.

Të dhënat statistikore për investimet e sipërmarrjeve shqiptare jashtë vendit nuk janë të detajuara për shpërndarjen e tyre gjeografike apo sektoriale.

Megjithatë, është fakt i njohur se disa prej grupeve më të rëndësishme shqiptare të biznesit prej vitesh po e diversifikojnë praninë e tyre gjeografike, duke kryer investime të konsiderueshme jashtë vendit.

Deri para pak vitesh, investimet shkonin kryesisht në tregjet fqinje rajonale. Por, në vitet e fundit bizneset shqiptare që po investojnë shuma të konsiderueshme edhe në tregjet e Europës Perëndimore dhe SHBA.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) japin një informacion për investimet shqiptare në Kosovë, që vlerësohet të jetë shteti me përqendrimin më të madh të investimeve tona jashtë.

Shifrat e BQK-së tregojnë se deri në fund të marsit 2026, stoku i investimeve shqiptare në Kosovë kishte vlerën e 605 milionë eurove, në rritje vjetore me 23.5%. Me këtë shifër, Shqipëria është investitori i pestë më i madh në Kosovë. Investimet janë të përqendruara kryesisht në sektorin e pasurive të paluajtshmne, atë financiar dhe në industrinë nxjerrëse.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Fatura e prepotencës politike

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ushqimet mbajnë gjallë industrinë
Artikulli tjetër Tre dekada drejtues të SHIK-SHISH, meritat dhe akuzat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve
Fokus Koment Kryesore Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.