KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Klodiana Spahiu, i delegon Enea Hotit, kompetencat për tenderët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Klodiana Spahiu, i delegon Enea Hotit, kompetencat për tenderët
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Klodiana Spahiu, i delegon Enea Hotit, kompetencat për tenderët

Përditësimi i fundit: 5 Tetor, 2026 9:09 am
59 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

SPAK u ka futur panikun ministrave, të cilët, menjëherë pas nisjes së detyrave, delegojnë kompetencat ekonomiko- financiare te vartësit, për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale.

Këtë veprim ka bërë dhe Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, dy javë pas fillimit të detyrës, duke ia kaluar të gjitha kompetencat e saj Sekretarit të Përgjithshëm, Enea Hoti, me Urdhër Nr. 699, datë 24 shtator 2026, ku thuhet:

·  Delegimin e kompetencave për të gjitha procedurat e prokurimeve publike me fonde buxhetore e të huaja për Ministrinë e Shëndetësisë.

·  Delegimin e kompetencave për të gjitha procedurat e koncesioneve dhe PPP-ve, me fonde buxhetore për Ministrinë e Shëndetësisë.

  Delegimin e kompetencës për të firmosur aktet që rregullojnë marrëdhëniet e punës për punonjësit administrativë të ministrisë.

·  Delegimin e kompetencës për të firmosur urdhërat për dërgimin me shërbim brenda e jashtë vendit të punonjësve të institucioneve vartëse

Djallëzia e ministres Spahiu me delegimin e kompetencave dhe profili i Enea Hotit

1. Duke mos udhëruar e firmosur vetë aktet ekonomiko-financiare, ka shmangur përgjegjësinë e mundshme penale për pazaret që do të bëjë, duke ia ngarkuar sekretarit Enea Hoti.

2. Ajo i dha kompetencat, mbasi e di që Enea Hoti ka qenë sekser i suksesshëm dhe firmosës i guximshëm i pazareve të Engjëll Agaçit në Kryeministri e Bledar Çuçit në 3 ministri.

Enea Frederik Hoti depërtoi në zyrat e larta të pushtetit të PS-së, i ofruar nga Engjëll Agaçi, fillimisht si jurist në Kryeministri, ku Sekretari i gjithëpushtetshëm e përdori si “postier” për pazaret me kompanitë private.

Pastaj e çoi në Ministrinë për Çështjet Lokale, ku Bledar Çuçi e emëroi këshilltar për projektet e pushtetit lokal, dhe ku dha prova si falsifikator dhe zhvatës në bashkëpunim me kryetarët e bashkive.

Për këtë aftësi, Bledar Çuçi e mori Enea Hotin në Ministrinë e Bujqësisë, ku fillimisht e emëroi drejtor të tenderëve e më pas Sekretar të Përgjithshëm, në ujdi me Engjëll Agaçin.

Gjatë periudhës janar 2019 – dhjetor 2020, me Bledar Çuçin në Ministrinë e Bujqësisë, Enea Hoti firmosi vjedhjen e 32 milionë eurove të vaksinimeve, vaditjes, digave ujore dhe i janë gjetur firma në aferat e Frida Krifcës me 83 milionë euro që BE-ja dërgoi për fermerët.

Firmosi 660 ha toka me koncesion, 510 ha tokë në bregdetin Velipojë- Sarandë; vjedhjen e 13 milionë eurove karburante të fermerëve, duke ia shitur 166 skafeve private dhe dhuruar shoqatës “Albanian Sailing Club” të velierave, ku Bledar Çuçi është ortak me Roland Ziun.

Për këto shërbime, Çuçi e mori Enea Hotin me vete në Ministrinë e Brendshme, ku fillimisht e emëroi Drejtor për Qeverisjen Vendore dhe projektet financiare të bashkive; pastaj e emëroi Sekretar të Përgjithshëm të ministrisë, ku përveç emërimeve, shkarkimeve, tenderëve, postës sekrete me drejtësinë dhe agjencitë shqiptare e të SHBA-BE-së, Bledar Çuçi i delegoi dhe kompetencën e drejtimit të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, ku bëheshin 80% e tenderëve të Shqipërisë dhe u zbuluan rreth 180 milionë euro abuzime.

Pas ndërhyrjes së Bledar Çuçit te Edi Rama, “monstra” Enea Hoti i batërdisë me tenderët, pasuritë publike dhe shërbimet ndaj grupeve të krimit, është emëruar sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë.

Edhe ministrja Klodiana Spahiu, që ia di aftësitë e guximin për punë të zeza, vendosi ta përdorë për firmosje të tenderëve, koncesioneve, PPP-ve, emërime- shkarkimet, dietat etj.

 

Marrë nga Pamfleti.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Në prag të reshjeve të vjeshtës, Bashkia e Tiranës pastron Lanën
Artikulli tjetër Saranda, krime pa ndëshkim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.