KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Universitetet kanë humbur rreth 26 mijë studentë në një dekadë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Universitetet kanë humbur rreth 26 mijë studentë në një dekadë
AktualeAnalizeKryesoreSociale

Universitetet kanë humbur rreth 26 mijë studentë në një dekadë

Përditësimi i fundit: 5 Tetor, 2026 10:15 am
80 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Këtë të hënë nis zyrtarisht viti i ri akademik 2026-2027 për studentët dhe pedagogët në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri. Por hapja e auditorëve vjen në një moment kur universitetet shqiptare po përballen prej vitesh me një problem gjithnjë e më të dukshëm: tkurrjen e numrit të studentëve.

Sipas kalendarit të përcaktuar nga Ministria e Arsimit, viti akademik 2026-2027 nis më 5 tetor 2026 dhe përfundon më 24 shtator 2027.

Ndërsa universitetet përgatiten për rikthimin e studentëve, statistikat e viteve të fundit tregojnë se auditorët janë dukshëm më pak të populluar se një dekadë më parë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin akademik 2025-2026 në institucionet e arsimit të lartë studionin rreth 115.7 mijë studentë. Dhjetë vjet më parë numri i tyre ishte rreth 141.4 mijë.

Kjo do të thotë se brenda një dekade universitetet shqiptare kanë humbur rreth 25.7 mijë studentë, ose afërsisht 18% të numrit të përgjithshëm.

Rënia nuk ka qenë e njëtrajtshme mes institucioneve publike dhe atyre private. Të dhënat statistikore tregojnë se goditjen më të fortë e kanë marrë universitetet publike, ndërsa në institucionet private të arsimit të lartë tkurrja ka qenë më e moderuar.

Fenomeni lidhet në një masë të konsiderueshme edhe me zhvillimet demografike të vendit. Rënia e lindshmërisë dhe zvogëlimi i grupmoshave që arrijnë moshën universitare po reduktojnë gradualisht bazën e kandidatëve potencialë për arsimin e lartë. Kësaj i shtohet emigracioni i të rinjve dhe zgjedhja e një pjese të maturantëve për të vazhduar studimet jashtë Shqipërisë.

Tkurrja e numrit të studentëve po krijon një sfidë veçanërisht të fortë për universitetet publike dhe programet që prej vitesh regjistrojnë interes të ulët. Me më pak maturantë që hyjnë çdo vit në sistem, konkurrenca mes universiteteve dhe programeve të studimit për të tërhequr studentë pritet të bëhet gjithnjë e më e fortë.

Viti i ri akademik nis kështu jo vetëm me sfidën tradicionale të cilësisë së mësimdhënies dhe përshtatjes së programeve me tregun e punës, por edhe me një realitet të ri demografik: Shqipëria ka gjithnjë e më pak të rinj për të mbushur auditorët e universiteteve.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ligji i ri, shteti do t’u japë PRONA falas OJF-ve që investojnë 5 mln euro
Artikulli tjetër Durrësi aplikon nga sot parkimin me pagesë, në rrugët kryesore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.