Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk kanë marrë pjesë në votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, në lexim të parë.
Projektligji u votua në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe mori 91 vota për, duke kaluar kështu leximin e parë.
Para votimit, shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, bëri të ditur se deputetët e kësaj partie nuk do ta mbështesin nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Lushaku-Sadriu kishte deklaruar se LDK-ja nuk mund të bëhet pjesë e kësaj nisme, duke ngritur pikëpyetje edhe për efektin juridik të ndryshimeve të propozuara.
Marrë nga Botasot.info