Janë luajtur mbrëmë disa ndesghje në Nations League, me Francën që ka dhuruar spektakël ndaj Belgjikës dhe Italinë që ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme përballë Turqisë.
Belgjika e nisi më mirë dhe në minutën e 35-të gjeti golin e avantazhit. Dodi Lukebakio përfitoi nga asistimi i Romeo Lavias dhe dërgoi topin në rrjetë për 0-1.
Vetëm katër minuta më vonë erdhi përmbysja. Rayan Cherki shënoi golin e dytë për Francën, duke e çuar rezultatin në 2-1.
Belgjika u dorëzua plotësisht në minutat e fundit. Në minutën e 88-të, Michael Olise realizoi për 3-1, ndërsa në minutën e parë shtesë ishte sërish Olise që shënoi golin e katërt, pas asistimit të Doué.
Kështu, Franca merr një fitore të thellë 4-1 dhe konfirmon forcën e saj në grup, ndërsa Belgjika pëson një tjetër humbje të rëndë.
Fitore edhe për Italinë, e cila ka mposhtur Turqinë me rezultatin 3-1.
“Të Kaltërit” e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kaluan në avantazh në minutën e 26-të. Gianluca Scamacca përfitoi nga asistimi i tij dhe shënoi për 1-0.
Italia e ruajti avantazhin deri në pushim, ndërsa në pjesën e dytë Turqia reagoi dhe barazoi shifrat.
Në minutën e 61-të, Aral Şimşir shënoi për 1-1 dhe i dha shpresë skuadrës turke.
Megjithatë, barazimi zgjati vetëm katër minuta. Në minutën e 65-të, Riccardo Calafiori riktheu Italinë në avantazh, duke shënuar për 2-1 pas asistimit të Nicolò Barellas.
Italia nuk u mjaftua me kaq dhe në minutën e 87-të vulosi fitoren. Francesco Pio Esposito shënoi golin e tretë dhe fiksoi rezultatin përfundimtar në 3-1.
REZULTATET:
League A
Francë 4-1 Belgjikë
Itali 3-1 Turqi
League B
Irlandë e Veriut 0-0 Gjeorgji
Ukrainë 1-2 Hungari
Bosnje-Hercegovinë 1-0 Poloni
Rumani 0-1 Suedi
League C
Qipro 2-1 Letoni
Mali i Zi 0-0 Armeni
Marrë nga SuperSport.al