KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Evropa nën kthetrat e mafies
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Evropa nën kthetrat e mafies
AnalizeBotaFokusOpinionSocialeZhvillim

Evropa nën kthetrat e mafies

Përditësimi i fundit: 6 Tetor, 2026 9:47 am
58 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në Bashkimin Evropian veprojnë sot rreth 4 mijë organizata kriminale me tipare mafioze. Është një shifër alarmante, e cila bëhet edhe më shqetësuese për shkak se këto struktura shfrytëzojnë në favorin e tyre dallimet e thella mes legjislacioneve të shteteve anëtare. Studimi ynë mbi këtë fenomen tregon se Evropa mbetet ende tepër e cenueshme, ndërsa krimi transnacional lëviz me lehtësi nga tregjet ilegale drejt ekonomisë së ligjshme.

Shumë shtete anëtare, mes tyre Gjermania, Holanda, Belgjika dhe Suedia, vazhdojnë ta konsiderojnë mafien si një problem të kufizuar ose si një fenomen që nuk përbën kërcënim serioz, të lidhur kryesisht me Italinë ose, në rastin më të gjerë, me Evropën Lindore.

Ky këndvështrim i gabuar, e pengon kuptimin e natyrës së vërtetë të mafieve bashkëkohore. Sot, organizatat kriminale nuk kufizohen më te kontrolli i dhunshëm i territorit. Ato janë integruar në mënyrë të përsosur në ekonominë e ligjshme dhe në sistemin financiar, korruptojnë dhe riinvestojnë fitimet e paligjshme në pasuri të paluajtshme dhe kompani që në pamje të parë duken krejtësisht të ligjshme.

Në këtë mënyrë, mafiet jo vetëm shfrytëzojnë dobësitë e tregut, por shtrembërojnë konkurrencën e lirë, depërtojnë në kontratat dhe tenderët publikë dhe dëmtojnë besimin te institucionet evropiane.

Krimi i organizuar nuk është më thjesht një çështje e rendit publik apo e sigurisë. Ai është shndërruar në një kërcënim ekonomik dhe institucional që mund të depërtojë në zemër të tregut të përbashkët evropian.

Rreziku kryesor, qëndron te mungesa e një legjislacioni të unifikuar antimafia. Në vendet ku nuk ekziston një vepër penale specifike e krahasueshme me nenin 416-bis të Kodit Penal italian, autoritetet mund të ndjekin penalisht vetëm veprat individuale, si trafikimi i drogës, zhvatja apo pastrimi i parave, duke lënë në hije strukturën e organizuar që i bën të mundshme këto krime.

Pasojat praktike të kësaj mangësie janë serioze. Goditet vepra konkrete penale, por bëhet jashtëzakonisht e vështirë të rindërtohet e gjithë rrjeta kriminale dhe të përcaktohen përgjegjësitë e drejtuesve të saj.

Shpeshherë ndërhyrja ndodh vetëm pasi krimet bëhen të dukshme, ndërsa më pak vëmendje i kushtohet proceseve të akumulimit të pasurisë dhe blerjes së heshtur të kompanive në vështirësi financiare.

Legjislacionet jo mjaftueshëm transparente për shoqëritë tregtare, së bashku me dallimet mes juridiksioneve, u japin mundësi organizatave kriminale të transferojnë me lehtësi kapitalet e paligjshme nga një shtet në tjetrin dhe të fshehin përfituesit e tyre realë.

Në shumë juridiksione evropiane, mungesa e mjeteve hetimore të specializuara për gjurmimin e flukseve financiare u krijon mafieve mundësinë të lulëzojnë të pashqetësuara pas fasadës së bizneseve të ligjshme, nga restorantet te kompanitë e logjistikës.

Përballë kësaj situate, përgjigjja nuk mund të kufizohet vetëm në ashpërsimin e dënimeve. Nevojitet një strategji evropiane parandaluese dhe e koordinuar, e mbështetur në disa ndërhyrje që nuk mund të shtyhen më tej.

Së pari, në të gjitha shtetet anëtare duhet të vendoset një përkufizim i përbashkët ligjor që mundëson ndjekjen penale të organizatave të ndërtuara mbi metodën mafioze.

Së dyti, kompetencat e Prokurorisë Publike Evropiane (EPPO) duhet të zgjerohen edhe te veprat penale me karakter mafioz që kanë dimension transnacional ose që prekin interesat financiare të Bashkimit Evropian.

Në të gjithë BE-në duhet të harmonizohen edhe rregullat për konfiskimin e pasurive të paligjshme, duke përfshirë konfiskimin parandalues dhe konfiskimin e zgjeruar, në mënyrë që fitimet kriminale të mos shndërrohen në fuqi ekonomike.

Po aq i rëndësishëm është forcimi i ndjeshëm i mekanizmave për identifikimin e pronarëve dhe përfituesve realë të kompanive, si dhe mbikëqyrja e transaksioneve të dyshimta. Një tjetër hap i domosdoshëm, është përmirësimi i shkëmbimit në kohë të informacionit mes autoriteteve hetimore, gjyqësore dhe financiare.

Kjo duhet të shoqërohet me trajnime të specializuara për prokurorët, gjyqtarët dhe forcat e policisë, veçanërisht në analizimin e rrjeteve të kompanive dhe gjurmimin e lëvizjeve të kapitalit.

Pa këto reforma minimale strukturore, dallimet ligjore dhe administrative do të vazhdojnë të jenë një avantazh i madh për mafiet bashkëkohore. Organizatat kriminale mendojnë dhe veprojnë tashmë përtej kufijve kombëtarë, ndërsa institucionet shpesh vazhdojnë t’i përgjigjen krimit brenda kufijve të juridiksioneve të tyre.

Një veprim i bashkërenduar ligjor në nivel evropian, mbetet rruga për të mbrojtur tregun e ligjshëm dhe për të parandaluar që krimi i organizuar të vazhdojë të bëjë biznes duke kapërcyer pa pengesa kufijtë e Evropës.

 

Marreë nga Huffington Post

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjedhjet në Spanjë, në lojë edhe ekuilibrat e BE-së/ Çfarë rrezikon Sanchez?
Artikulli tjetër Arratiset koordinatori i mafies shqiptare në Ekuador

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.