Protesta para Kuvendit të Kosovës ka nisur, ku protestuesit po u bëjnë thirrje depuetetëve që të votojnë në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Organizatori Çlirim Haziri paralajmëroi se protestuesit nuk do të tërhiqen derisa të përfundojë votimi.
“Ose votojeni ligjin, ose dilni në zgjedhje me ‘vulën e turpit’. Derisa ligji të votohet, ne nuk e bëjmë asnjë hap prapa”, tha Haziri.
Ai iu drejtua drejtpërdrejt edhe deputetëve, duke u thënë se kush luan me themelet e kombit, nuk do të gjejë paqe.
“Kjo masë do t’ju ndjekë si hije, sepse kush luan me themelet e kombit, nuk do të gjejë paqe”, tha ai.
Marrë nga Dosja.al