KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rreth një e katërta e popullsisë në Shqipëri e ekspozuar ndaj rreziqeve klimatike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rreth një e katërta e popullsisë në Shqipëri e ekspozuar ndaj rreziqeve klimatike
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Rreth një e katërta e popullsisë në Shqipëri e ekspozuar ndaj rreziqeve klimatike

Përditësimi i fundit: 7 Tetor, 2026 10:03 am
40 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Rreth një e katërta e popullsisë në Shqipëri është njëkohësisht e ekspozuar ndaj rreziqeve klimatike dhe e cenueshme ndaj pasojave të tyre, sipas të dhënave në raportin e ri të Bankës Botërore. Shqipëria renditet e treta ndër 18 ekonomitë e paraqitura, pas Bosnjë-Hercegovinës dhe Moldavisë, ndërsa bujqësia vazhdon të përfaqësojë rreth 31% të punësimit.

Sipas Bankës Botërore, në Shqipëri ka një ekspozim të lartë të popullsisë ndaj këtyre rreziqeve, pasi pjesa më e madhe e vendeve të punës mbështetet ende te sektori bujqësor.

Treguesi klimatik nuk mat vetëm sa njerëz jetojnë në zona të ekspozuara ndaj rreziqeve. Ai përfshin edhe cenueshmërinë ndaj pasojave të tyre, ku hyn aftësia e kufizuar për t’i përballuar.  Shqipëria qëndron mbi Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi për këtë tregues. Bosnjë-Hercegovina ka nivelin më të lartë ndër ekonomitë e paraqitura, e ndjekur nga Moldavia dhe Shqipëria.

Nga të dhënat, pesha shqiptare është dukshëm më e lartë se ajo e Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Brenda grupit të ekonomive të paraqitura, Shqipëria qëndron pas Moldavisë, Taxhikistanit, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë.

Ky krahasim e lidh çështjen klimatike me të ardhurat dhe punësimin. Kur bujqësia mban një pjesë të madhe të vendeve të punës, goditjet mbi prodhimin mund të prekin drejtpërdrejt jetesën e shumë familjeve. Raporti thekson një lidhje mes varësisë më të lartë nga bujqësia dhe cenueshmërisë klimatike, por nuk llogarit një humbje ekonomike specifike për Shqipërinë.

Banka Botërore paralajmëron se thatësira në Evropë, ngjarjet më të shpeshta e më të rënda të motit dhe kostot e larta të plehrave kimike mund të dëmtojnë prodhimin bujqësor. Këtyre u shtohen ndërprerjet në tregtinë e drithërave dhe në transport, duke rritur rrezikun e presioneve të reja mbi çmimet ushqimore.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rriten dëmshpërblimet për aksidentet, 170 mijë lekë dëmi mesatar
Artikulli tjetër Hekurudhat do t’u jepen kompanive private, kontrata e parë për Tiranë-Aeroport-Durrës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.