KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria shfrytëzon dobët ujin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria shfrytëzon dobët ujin
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Shqipëria shfrytëzon dobët ujin

Përditësimi i fundit: 8 Tetor, 2026 9:02 am
51 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria krijon vetëm rreth 26.3% të vlerës ekonomike që gjeneron mesatarisht Bashkimi Evropian nga çdo njësi uji të marrë, duke treguar se përdorimi ekonomik i burimeve ujore mbetet një nga dobësitë e tranzicionit të gjelbër të vendit.

Megjithëse rezultati është përmirësuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, hendeku me BE-në mbetet i madh, sipas Raportit të Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2026.

OECD e mat produktivitetin e ujit si vlerën e PBB-së që një ekonomi gjeneron për çdo metër kub ujë të ëmbël të marrë. Sa më i lartë ky tregues, aq më shumë aktivitet ekonomik prodhohet me të njëjtën sasi burimesh ujore.

Në Shqipëri, rezultati relativ ndaj BE-së është rritur nga vetëm 15.3% në periudhën 2014-2016, në 20% në 2017-2019, 25% në 2020-2022 dhe 26.3% në 2023-2024. Kjo përfaqëson një përmirësim prej 11 pikësh kundrejt fillimit të periudhës, por vendi vijon të krijojë afërsisht vetëm një të katërtën e vlerës ekonomike të BE-së për të njëjtën sasi uji të marrë.

Krahasimi me Ballkanin Perëndimor tregon se Shqipëria nuk është ndër ekonomitë më të dobëta të rajonit, por mbetet larg performancës më të mirë. Maqedonia e Veriut kryeson me 39.8% të nivelit të BE-së, e ndjekur nga Kosova me 27.8% dhe Shqipëria me 26.3%. Më poshtë renditen Mali i Zi me 20.9%, Serbia me 14.9% dhe Bosnjë-Hercegovina me 12.1%.

Për rajonin në tërësi, situata është edhe më e dobët. Ballkani Perëndimor gjeneroi mesatarisht 55.9 USD PBB për çdo metër kub ujë të marrë në 2023-2024, vetëm 23.6% të nivelit të BE-së. Produktiviteti i ujit rezulton kështu treguesi me performancën më të dobët në gjithë klasterin e gjelbër të raportit.

Megjithëse produktiviteti i ujit në rajon është rritur me 23.6% gjatë dekadës së fundit, përmirësimi ka qenë më i ngadaltë se në BE, ku rritja ka arritur 28.2%. Për pasojë, hendeku relativ jo vetëm që nuk është mbyllur, por performanca e Ballkanit Perëndimor ka zbritur nga 24.5% në 23.6% të nivelit evropian.

OECD e lidh këtë diferencë me disa probleme strukturore të rajonit: infrastrukturën e vjetruar dhe joefikase të ujit, bujqësinë e ujitur në shkallë të gjerë dhe përdorimin intensiv të ujit në prodhimin termik të energjisë. Të gjithë këta faktorë rrisin sasinë e ujit që nevojitet për të prodhuar të njëjtën vlerë ekonomike.

Për Shqipërinë, jo të gjitha këto shkaqe kanë të njëjtën peshë. Në veçanti, varësia nga prodhimi termik i energjisë është një karakteristikë më e rëndësishme për ekonomitë e tjera të rajonit, ndërsa në Shqipëri prodhimi elektrik mbështetet kryesisht te hidroenergjia.

Çështja merr rëndësi më të madhe në kushtet e ndryshimeve klimatike. OECD paralajmëron se rritja e temperaturave, thatësirat më të shpeshta dhe reduktimi i mbulesës së dëborës do të shtojnë presionin mbi burimet e ujit të ëmbël dhe mund ta kthejnë disponibilitetin e ujit në një kufizim gjithnjë e më të rëndësishëm për rritjen ekonomike të qëndrueshme.

Kjo krijon edhe kontrastin kryesor për Shqipërinë: vendi kryeson Ballkanin Perëndimor në vlerësimin e përgjithshëm të “gjelbërimit”, por te një burim bazë si uji arrin vetëm 26.3% të produktivitetit mesatar të BE-së.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Braçe-Sinaj parimorë, apo “pazar” për bashkitë Tiranë dhe Vlorë?
Artikulli tjetër Në 1 vit Rama i dha 32 milion euro Ron Yeffet-it! Ja si përdoren paratë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.