KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjyqi për krerët e UÇK-së/ Kos del kundër veprimeve nga Kuvendi i Kosovës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Gjyqi për krerët e UÇK-së/ Kos del kundër veprimeve nga Kuvendi i Kosovës
AktualeBotaFokusKomentKryesorePolitikeRajoni

Gjyqi për krerët e UÇK-së/ Kos del kundër veprimeve nga Kuvendi i Kosovës

Përditësimi i fundit: 12 Tetor, 2026 8:50 am
52 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës bien ndesh me detyrimet themelore të vendit ndaj BE-së dhe janë të papranueshme.

Duke folur para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg, më 12 tetor, Kos kritikoi ndryshimin e rregullave ligjore ndërkohë që proceset gjyqësore janë ende në zhvillim.

“Dua të jem e qartë se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Kosovë bien ndesh me detyrimet themelore të Kosovës ndaj BE-së. Kjo është e papranueshme”, tha Kos.

Sipas saj, ndryshimi i rregullave gjatë zhvillimit të një procesi gjyqësor bie ndesh me standardet ndërkombëtare të sundimit të ligjit.

“Mesazhi im është shumë i thjeshtë. Zgjerimi evropian po ecën përpara. Nëse vendet kandidate bëjnë hapa prapa, ato nuk janë në rrugën e duhur dhe nuk do të mund të bëhen anëtare të BE-së”, tha ajo.

Deklarata e Kosit vjen pasi Kuvendi i Kosovës miratoi, javën e kaluar, ndryshimet në ligjin që rregullon funksionimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, të njohura si Gjykata Speciale.

Ndryshimet u propozuan nga Partia Demokratike e Kosovës, vetëm pesë ditë pas aktgjykimit të 16 shtatorit, kur Dhomat e Specializuara dënuan ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-udhëheqësit e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin – me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte. Të katërt u deklaruan të pafajshëm gjatë gjithë procesit gjyqësor.

Ndryshimet ligjore synojnë të kufizojnë juridiksionin e Dhomave të Specializuara, duke ngushtuar periudhën kohore dhe kategoritë e veprave penale që ato mund të trajtojnë.

Ato parashohin, ndër të tjera, uljen e dënimit maksimal me burgim në 15 vjet, mundësinë e ankimimit në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë.

BE-ja kërkon respektimin e pavarësisë së Speciales

Deklarata e Kosit është paralajmërimi më i fundit nga BE-ja lidhur me ndryshimet ligjore.

Më 8 tetor, Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm deklaroi se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara janë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.

Në reagim, BE-ja theksoi se Dhomat e Specializuara janë institucion i pavarur gjyqësor, i themeluar përmes vendimeve të Kuvendit të Kosovës në vitet 2014 dhe 2015, dhe se mandati dhe pavarësia e tyre duhet të respektohen plotësisht.

BE-ja i bëri thirrje Kosovës të respektojë detyrimet ndërkombëtare, të garantojë pavarësinë e gjykatës, drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet, si dhe mbrojtjen dhe sigurinë e dëshmitarëve.

Shqetësime të ngjashme shprehu edhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, duke theksuar se pavarësia e Dhomave të Specializuara nuk mund të cenohet.

PDK-ja, nga ana tjetër, e kundërshtoi vlerësimin e BE-së.

Deputeti i kësaj partie, Përparim Gruda, tha se ndryshimet nuk shkelin asnjë detyrim ndërkombëtar të Kosovës.

Sipas PDK-së, synimi nuk është mbyllja e gjykatës, por kufizimi i mandatit të saj në përputhje me qëllimin për të cilin ishte themeluar.

Kryeministri Albin Kurti, ndërkohë, i kishte cilësuar ndryshimet si të ngutshme dhe jo mjaftueshëm të analizuara, megjithëse Lëvizja e tij Vetëvendosje i mbështeti ato gjatë shqyrtimit në Kuvend.

Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por funksionojnë në Hagë me gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë.

Ato u themeluan për të trajtuar pretendimet për krime të kryera gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.

Baza e themelimit të tyre lidhet edhe me marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës me BE-në, përfshirë shkëmbimin e letrave të vitit 2014, që parashihte konsultime për ndryshime ligjore që mund të preknin mandatin e gjykatës.

Një tjetër pengesë në marrëdhëniet Kosovë-BE

Kundërshtimi i BE-së ndaj ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale shton edhe një tjetër çështje mospajtimi në marrëdhëniet mes Brukselit dhe Prishtinës, në një kohë kur Kosova ende nuk e ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllok.

Kosova aplikoi për anëtarësim në dhjetor të vitit 2022, por mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor pa statusin e kandidatit.

Përparimi i saj drejt BE-së varet, ndër të tjera, nga reformat në sundimin e ligjit, funksionimi i institucioneve demokratike dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

Në raportin e fundit për zgjerimin, Komisioni Evropian theksoi se afrimi me BE-në kushtëzohet nga përparimi në demokraci, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave themelore.

Ai ritheksoi, gjithashtu, rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë për perspektivën evropiane të Kosovës.

Rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit e ndërlikon edhe fakti që pesë vende anëtare të BE-së – Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja – vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e saj.

 

Marrë nga Balkanweb.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin
Artikulli tjetër Pekini ndalon posedimin e dronëve nga 15 nëntori

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.